BREAKING NEWS

‘Zgjedhorja’ në ngërç, ambasadorja Yuri Kim, ultimatum palëve politike: Vendosët një afat, është koha për...

‘Zgjedhorja’ në ngërç, ambasadorja Yuri Kim,
x

Sport

E bujshme/ Lista e futbollistëve më të pasur për vitin 2020, një sulltan ka më shumë se Mesi, Ronaldo dhe Nejmar së bashku

E bujshme/ Lista e futbollistëve më të pasur për vitin 2020,

Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi janë jo vetëm dy futbollistët më të mirë në botë, por edhe dy prej më të pasurve. Fitimet e tyre nuk vijnë vetëm nga pagat e larta që kanë me klubet ku aktivizohen, por edhe nga reklamat, shpërblimet, çmimet dhe nga burime të tjera të ndryshme.

Mesi dhe Ronaldo mund të jenë lojtarët më të pasur të futbollit në botë, por çuditërisht, në vend të parë qëndron një lojtar krejt i panjohur. Kështu, sipas një studimi të bërë së fundmi, në listën e lojtarëve të futbollit më të pasur në botë, një emër anonim është në krye dhe bëhet fjalë për një supermiliarder, bir i familjes mbretërore të Sulltanatit të Bruneit, më saktë nip i Sulltanit Hasanah Bolkiah.

Ky futbollist është Faik Xhefri Bolkiah, nip i Sulltanit të Bruneit (djali i vëllait të sulltanit të madh të këtij vendi të vogël por shumë të pasur, por i lindur në kaliforni të SHBA-së). Futbollist, me rol mesfushori, por rezervë tek klubi i Premier League, Leicester Sitit, Faiku ka lindur më 9 maj 1998, pra ende nuk ka mbushur 22 vjec. Ai aktivizohet me ekipin e të rinjve dhe të moshës nën 23 vjeç, por deri tani nuk ka bërë debutim në Premier League. Duket që është një futbollist që luan “për qejf”, por edhe pse i tillë ai është pjesë e skuadrës kombëtare të Bruneit. Ai është 1.75 m dhe ka luajtur pak minuta me ekipin e të rinjve në Europa League. Nënshkroi kontratë me klubin e njohur anglez më 1 korrik 2017.

E pabesueshme, por nipi i Sulltanit të Bruneit është futbollisti më i pasur në botë. Ai ka një pasuri prej 22 miliardë dollarë, më shumëse 50 futbollistët më të paguar në botë të marrë së bashku. Me një pasuri të tillë, vështirë se ndonjë klub do ta refuzonte si pjesë të tij. Për këtë nipi i Sulltanit të Bruneit mund të jetë ndoshta dhe një financues i brendshëm i klubeve ku luan, por kjo nuk është vërtetuar.

Top-5 futbollistët që kryesojnë listën e lojtarëve më të pasur të futbollit, përbëhen nga Devid Bekham, i cili, edhe pse është tërhequr nga futbollit, vijon të përfitojë prej reklamave të shumta dhe burimeve të ndryshme që vijnë nga kompanitë e mëdha.

Në fakt, në vend të dytë renditet Kristiano Ronaldo, me 450 mln euro, kurse Bekham renditet i treti, po me 450 mln euro pasuri.

I katërti renditet Lionel Mesi, pasuria e të cilit llogaritet gjithashtu në 400 mln euro. Kurse braziliani Nejmar, në vend të pestë ka një pasuri prej 350 mln euro. Duhet thënë, në fund, që kjo pasuri është neto, pa përfshirë burimet e tjera të njohura e të panjohura, apo prona të paluajtshme, që mund të kenë futbollistët, si dhe hequr tatimet e taksat e ndryshme.