BREAKING NEWS

Lëkundjet me magnitutë 6.8 shkundin gjithë vendin/ Tjetër tërmet i fortë godet Turqinë, shënohen 4 viktima

Lëkundjet me magnitutë 6.8 shkundin gjithë vendin/ Tjetër
x

Sport

E bujshme! Mbrojtësi i talentuar shqiptar transferohet tek klubi i madh italian

E bujshme! Mbrojtësi i talentuar shqiptar transferohet tek klubi i madh

Ish-futbollisti i Kombëtares, aktualisht drejtor sportiv tek Lacio, Igli Tare, vijon të tregojë mbështjetjen e tij për futbollistët shqiptarë që luajnë në Itali.

Lëvizja më e fundit e Tares është zyrtarizimi i transferimit të Angelo Ndreçkës tek klubi bardhekaltër.

Ndreçka luajti sezonin e shkuar për moshat e Chievos.

Sezoni ishte mjaft produktiv për mbrojtësin 17-vjeçar, të cilit falë paraqitjeve të mira, iu dha mundësia për të kaluar tek skuadra A e Chievos.

Ai u grumbullua në 7 ndeshje në ekipin A, ndërsa në njërën prej tyre luajti si titullar.

17-vjeçari shihet si një talent mjaft premtues për të ardhmen, gjë të cilën e vërteton më së miri transferimi i tij në ekipin e të rinjve të Lacios.