
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

E bujshme në Gjermani, Granit Xhaka pranë firmës me Bajernin e Mynihut

Shkruar nga Adriatik BALLA 3 Qershor 2023

Zvicra ka në gjirin e saj një kontigjent mjaft cilësor lojtarësh shqiptarë, një pjesë e të cilëve kanë arritur majat me përfaqësuesen helvete, duke shkuar në Europianë e Botërorë dhe padyshim dyshja më e spikatur është Shaqiri e Xhaka. Ky i fundit do të largohet nga Arsenali dhe në adresë të tij kanë mbërritur mjaft oferta, por dje surpriza ishte se mes klubeve që e kërkojnë është dhe Bajerni i Mynihut, klubi legjendë bavareze që kërkon cilësi për sezonin e ri dhe sheh Xhakën si një prej lojtarëve më të mirë në pozicionin e vet. Pra, edhe pse dukej punë e kryer transferimi i Granit Xhakës te Bajer Leverkuseni gjatë kësaj vere, duket se gjërat kanë ndryshuar në momentet e fundit. Është skuadra e Bajern Munihut që thuhet se ka parakaluar Leverkusenin në garë për Xhakën. Madje, portali “4-4-2” ka shkruar të premten se Bajerni tashmë i ka bërë ofertë konkrete Arsenalit për mesfushorin. Mësohet se bavarezët janë pajtuar të paguajnë 15 milionë euro, sa po kërkon Arsenali për kartonin e Xhakës, ndërsa edhe mesfushorit i kanë bërë ofertë. Atij i është ofruar kontratë trevjeçare me opsionin e vazhdimit për vitin e katërt, duke bërë që gjërat të ndryshojnë tërësisht në lidhje me transferimin e Xhakës. Më herët ishte raportuar se Xhaka kishte arritur marrëveshje personale me Leverkusenin, ekip që i kishte ofruar kontratë pesëvjeçare, por kërkesa e Arsenalit prej 15 milionë eurosh për ta lënë të lirë është vlerësuar e lartë nga ekipi i Bundesligës. Në rast se Bajerni finalizon marrëveshjen me Xhakën, atëherë ai do të jetë zvicerani i pestë që do të bëjë karrierë për ekipin bavarez pas Ciriaco Sforcës, Alain Shuterit, Xherdan Shaqirit e Jan Somerit. Kjo nuk është herë e parë që emri i Xhakës lidhet ngushtë me një kalim eventual te Bajerni, pasi vite më parë ishte ish-selektori i Zvicrës dhe ish-trajneri i Bajernit, Otmar Hitzfeld, që kishte propozuar 30-vjeçarin te skuadra bavareze si opsion të mirë për mesfushën. “Bajerni gjithmonë e ka monitoruar Xhakën. Ai gjithmonë është temë diskutimi në top ekipet e madhe të Evropës”, kishte thënë ndër të tjera Hitzfeld.
Bajerni ka nevojë për cilësi
Xhaka javën e shkuar ka paralajmëruar largimin nga Arsenali, ekip për të cilin luajti prej vitit 2016. Këtë edicion, Xhaka ishte ndër më të dalluarit në ekipin londinez dhe pati ndoshta paraqitjet më të mira në karrierën e tij. Në 47 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Xhaka kontribuoi me 9 gola dhe 7 asistime, ndërsa Arsenali përfundoi nënkampion i Premier League dhe siguroi kthimin në Ligën e Kampionëve pas një periudhe të gjatë. Xhaka u pati transferuar tek Arsenali para shtatë vjetësh nga skuadra e Borusia Munshengladbahut për 45 milionë euro, ndërsa kontrata aktuale i skadon vitin e ardhshëm. Në fakt, situatën e Xhakës po e monitoron edhe ekipi tjetër nga Bundesliga, Borusia Dortmundi edhe pse ende nuk e ka bërë ndonjë lëvizje konkrete në lidhje me këtë çështje. Xhaka është kapiten i Përfaqësueses së Zvicrës dhe deri më tani ka regjistruar 113 paraqitje, ku ka realizuar 13 gola. Bajerni së fundmi ka vendosur rekord të ri në Bundesligë, me 11 tituj të fituar radhazi. Xhaka si lojtar është zhvilluar te Bazeli, ekip prej të cilit u largua në vitin 2012 për ta vazhduar ngritjen në karrierë.
Më të lexuarat


I zuri vendin Armand Duka në UEFA, FIFA merr vendimin ndaj Rubiales

100-vjetori i Lituanisë në FIFA bën bashkë Armand Dukën dhe Gianni Infantino-n

Zhgënjejnë djemtë e PSG-së, gjigandët francezë befasohen nga vendi i parafundit

Situata te Roma, flet Jose Mourinho: S’jam unë përgjegjësi, ndaj Frosinones nuk ka justifikime

Sfida mes Napolit dhe Lecce-s, ja skuadra që triumfoi

Nuk është futbolli/ Zbuloni çfarë e lidh Neymar dhe Pique

UEFA zbardh raportin/ Superiorja luajti 100’, ja sa milionë euro përfituan klubet

Sheiku Al Khelaifi: Mbape e do me zemër klubin e PSG, do të mbetet gjatë këtu

Bën 100 fitore me Atalantën, klubi italian i jep përshëndetje të zjarrtë Berat Gjimshitit

Silvinjo “fërkon” duart, dëmtimi i Uzunit s’është serioz, do të jetë ndaj Çekisë
