BREAKING NEWS

MSH: Ndërrojnë jetë 2 pacientë në spitalin Infektiv nga koronavirusi

MSH: Ndërrojnë jetë 2 pacientë në spitalin Infektiv
x

Sport

E bujshme, sulmuesi Rei Manaj grumbullohet me Barcelonën, vjen shansi të luajë me Lionel Mesin

E bujshme, sulmuesi Rei Manaj grumbullohet me Barcelonën, vjen shansi

Për Rei Manajn po fryjnë erëra të mira. Kjo pasi ai për herë të parë siguron një ftesë nga trajneri Kuike Setien t’iu bashkohet 18-shes së skuadrës së Barcelonës për ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll, atë ndaj Getafes. Dhe Manaj që e kishte pritur këtë ditë do të ketë me shumë gjasë mundësinë të marrë disa minuta në La Liga dhe mund të luajë minutat e para krah Lonel Mesit, “mbretit” të futbollit botëror. Në fakt, Manaj u transferua te Barcelona B për të luajtur në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll, por sulmuesi i Kombëtares mund të debutojë nesër pasdite në La Liga, me fanellën e skuadrës së parë në “Camp Nou”. Mungesat e rëndësishme në repartin e avancuar kanë detyruar teknikun Kuike Setien që të grumbullojë sulmuesin lushnjar për sfidën që Barcelona do të zhvillojë nesër në orën 16:00 përballë skuadrës së Granadës. Manaj ishte stërvitur disa herë me skuadrën e parë dhe nesër do të jetë në dispozicion të trajnerit, ndonëse vështirë se do ta nisë takimin që nga minuta e parë, ndërsa ka zgjedhur që mbi shpinë të mbajë fanellën me numrin 41. Aktualisht Barcelona ka në dispozicion vetëm Mesin, Griezman dhe Ansu Fati në dispozicion në sulm, pas dëmtimeve të Luis Suarez dhe Osmane Dembele, ndaj Manaj do të ketë mundësitë e tij të tregojë veten në skuadrën e parë katalanase.

Trajneri Setien: Manaj qendërsulmues me ide të qarta

Përfshirja e sulmuesit kuqezi në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e radhës së ekipit katalanas nuk ka kaluar pa u komentuar në shtypin sportiv spanjoll, të cilët i referohen faktit se përveç Mesit e Griezmanit lojtarët e tjerë të sulmit janë të dëmtuar dhe me probleme dhe në mungesë të Suarezit, Manaj shihet si më i miri nga qendërsulmuesit. Sipas medieve spanjolle, Rei Manaj është në listën e 18 lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj madrilenëve të Getafes dhe do të jetë një opsion më shumë trajnerin Setien. Manaj është i vetmi sulmues qendre te Barcelona dhe kjo shihet si arsyeja kryesore pse trajneri ka vendosur ta afrojë në gjirin e ekipit të parë. Vetë trajneri në konferencën për shtyp tregon arsyen grumbullimit të sulmuesit të kombëtares sonë. “Manaj është një futbollist me karakteristika shumë të qarta. Në një moment të caktuar mund të na ndihmojë, ndaj e kemi grumbulluar. Para mundësisë që mund të ndodhë ndonjë gjë, do të kemi një alternativë më shumë në atë pozicion. Prandaj është përfshirë, siç u grumbullua Abel Ruiz, apo lojtarë të tjerë”, u shpreh Setien.

Kombëtarja, një mundësi për Manajn

Kombëtarja e Edi Rejës do të ketë dy duele miqësore në muajin mars, që do t’i vlejnë trajnerit për sfidat re ardhshme eliminatore në kuadër të Botërorit Katar-2022. Duhet thënë se tekniku veteran italian e ka arritur marrëveshjen e rinovimit me presidentin e FSHF-së Armand Duka dhe prej disa javësh ka nisur vrojtimin e elementëve të rinj që do t’i duhen projektit të tij për vazhdimësinë. Bëhet fjalë për të rinj të moshës nga 18 deri në 23 vjeç, ku ai shpreson të seleksionojë më të mirët që luajnë me klubet elitare në Europë dhe pas katër vjetësh, kur të luhet Europiani i vitit 2024, të ketë mundësuar kualifikimin e Shqipërisë për herë të dytë në një eveniment të madh. Në fakt do të tentohet kualifikimi që në Botëror, por objektivi është shumë i vështirë për shkak të formulës së garës (pasi kualifikohet vetëm një skuadër) dhe rivalitetit shumë të madh në zonën europiane. Në këtë kuadër, Manaj është në grupin e atyre futbollistëve që i bën punë trajnerit Reja, nisur nga mosha e re dhe forca e madhe fizike, por edhe teknika e lartë dhe i sprovuar në disa ekipe. Jo vetëm kaq, por eksperienca me Barcelonën, qoftë duke u stërvitur me Mesin dhe yjet e tjerë blaugrana, mund të jenë një mundësi për Manajn të shprehet edhe në ekipin kombëtar.