BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Sport

E bujshme! Sulmuesi shqiptar pranë transferimit te Milani

E bujshme! Sulmuesi shqiptar pranë transferimit te Milani

Milot Rashica pritet të largohet nga Werder Bremeni dhe të gjejë një destinacion të ri. Shqiptari i Kosovës pëlqehet nga shumë ekipe të njohura në Gjermani, Angli e Itali.

Teksa sezonit aktual po i vjen fundi, kanë nisur të rriten spekulimet për të ardhmen e yllit kosovar.

Sipas mediave italiane, garës për transferimin e 23 vjeçarit i është shtuar së fundmi edhe Milani.

Kuqezinjtë janë gati të shpenzojnë 16 milionë euro për yllin shqiptar, në rast se Werder bie nga kategoria, në të kundërt vlera e Rashicës do të jetë 30 milionë euro.

Kuqezinjtë duan një futbollist të shpejtë në krah dhe duket se Milot Rashica është i preferuari i drejtuesve.