BREAKING NEWS

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/ Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Prokuroria e Tiranës vihet menjëherë në lëvizje, zbardhet SMS-ja e rëndë

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/
x

Sport

E bujshme! ‘Tronditet’ Barcelona, arrestohet ish-presidenti Bartomeu, ja çfarë e ‘fundosi’

E bujshme! ‘Tronditet’ Barcelona, arrestohet ish-presidenti

Klubi katalanjas është tronditur sërish paraditen e sotme, kur ish-presidenti Josep Maria Bartomeu është arrestuar në vazhdën e hetimeve të skandalit që tashmë njihet me emrin “Barca Gate”.

Gjithçka u zbulua një vit më parë nga mediat spanjolle, që me fakte treguan se në listëpagesat e klubit “Blaugrana” ishte edhe një kompani e specializuar në rrjetet sociale.

Ajo paguhej nga klubi për të diskretituar në rrjet lojtarët e rëndësishëm të skuadrës si Messi, Xavi apo Pique, që ishin kundër linjës së drejtuesëve.

Hetimet nisën menjëherë, ndërsa kur ka kaluar thuajse një vit, policia spanjolle zhvilloi mëngjesin e së hënës kontrolle në selinë e klubit të Barcelonës, ndërsa më pas në pranga është vënë ish-presidenti Bartomeu.

Hetimi është drejt fundit, pasi policia ka sekuestruar prova të rëndësishme dhe sipas mediave spanjolle pritet të ketë të tjera arrestime.