Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"E ke idenë çfarë pyetje po bën?"/ Gazetari çmend Pep Guardiolën 'live' në koferencë (VIDEO)

Postuar: 19/05/2019 - 17:07

Pep Guardiola njihet nga të gjithë si një trajner i qetë dhe diplomat. Megjithatë, një pyetje e një gazetari gjatë koferencës së fundit për mediat e ka detyruar të dalë nga vetja teknikun e Manchester Cityt.
Gazetari i kujtoi Pepit një deklaratë të Roberto Mancinit e cila ngjalli jo pak polemika në Angli.
 
Italiani shprehej se në kohën kur drejtonte Manchester Cityn, është paguar edhe nga Abu Dhabi duke marrë kështu para të tjera veç atyre që kishte si pagë mujore.
 
Në lidhje me këtë çështje, gazetari anglez u interesua nëse edhe Guardiola merr paga të tilla. Pep ka reaguar duke e konsideruar këtë një akuzë absurde.
 
Gazetari e pyet:
 
Roberto Mancini pat zbuluar se merrte paga shtesë nga Abu Dhabi kur ishte trajner i Manchester Cityt. A keni marrë ndonjëherë paga të tilla shtesë nga Abu Dhabi që nga koha që drejtoni Cityn?
Guardiola ia kthen:
 
A e ke idenë çfarë pyetje po më bën? Sinqerisht, a mendon se e meritoj të përgjigjem në një pyetje të këtij lloji? Se çfarë ka ndodhur me Roberton unë nuk e di, ndërsa në ditën që fitoj tripletë, ju më pyesni diçka të tillë nëse përfitoj para nga situata të tjera? Po më akuzon?  Po më akuzon nëse kam përfituar nga situata të tjera? Kjo është mirë”.
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 07:32

Paris San Zhermen është një prej klubeve më të pasura në Europë.

Postuar: 20/06/2019 - 07:31

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv të Lozanës (CAS), nuk do të marrë një vendim përfundimtar për Skën

Postuar: 20/06/2019 - 07:29

Kukësi do të luajë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës me skuadrën hungareze të De

Postuar: 19/06/2019 - 07:29

Në Europë të korruptuarve u vihen prangat në duar.

Postuar: 19/06/2019 - 07:28

Tirana po shndërrohet në skuadra më e suksesshme në tregun e kësaj vere.

Postuar: 19/06/2019 - 07:26

Partizani dhe Kukësi do të kenë një short shumë të vështirë në Europë dhe do ta kenë tepër të vës

Postuar: 18/06/2019 - 16:44

Shorti i Europa Leagues u hodh në Nyon të Zvicrës sot prej orës 15:30.