BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Sport

“E kishim gabim”, “mea culpa” e NFL-së në SHBA për protestën e lojtarëve kundër dhunës raciale

“E kishim gabim”, “mea culpa” e NFL-së në SHBA

Kthesa e Ligës Kombëtare të Futbollit Amerikan. Ndërsa SHBA-ja dhe bota janë përfshirë nga protestat, NFL-ja bëri të ditur se lojtarët duhet të lejohen të protestojnë gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar.

“E kishim gabim që nuk i dëgjuam më herët lojtarët e NFL-së dhe t’i inkurajonim të flisnin dhe të protestonin paqësisht”, -tha komisioneri i NFL-së, Roger Goodell.

NFL-ja më parë ka ndëshkuar lojtarët që janë gjunjëzuar gjatë himnit kombëtar, një praktikë e nisur me Colin Kaepernick, në vitin 2016.

Deklarata vjen ndërkohë që SHBA-ja është pushtuar nga protestat pas vdekjes së afro-amerikanit 46-vjeçar George Floyd, në Mineapolis, pasi një polic i bardhë i mbajti për mbi 8 minuta gjurin në fyt, derisa nuk arriti më të merrte frymë.