BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Sport

E konfirmon edhe presidenti Demi, Partizani ka çuar në prokurori gjyqtarin Kridens Meta

E konfirmon edhe presidenti Demi, Partizani ka çuar në prokurori

Pak javë më parë Partizani u eliminua nga Kupa e Shqipërisë në fazën çerekfinale të saj. Eliminimin ia solli Laçi, një tjetër skuadër që rivalizon për titullin këtë edicion. Duhet thënë se eliminimi erdhi në kohën shtesë dhe pas një ndeshjeje mjaft të diskutuar në aspektin e arbitrimit. Partizanit iu mohuan penallti, të paktën dy, por sipas disa ekspertëve të moviolës e që i mëshojnë drejtuesit e klubit të kuq, iu mohuan tre penallti sade që do ta ndryshonin rrjedhën e ndeshjes. E thënë ndryshe, gjyqtari Kridens Meta, është vënë në shënjestër që në krye të herës nga klubi i kuq si i përfshirë direkt në eliminimin e skuadrës së tyre me një arbitrim skandaloz e të njëanshëm. Flitej prej ditësh që Partizani e ka çuar gjyqtarin për hetim në Prokurori, por në një farë mase këtë e konfirmoi edhe zyrtarisht presidenti i skuadrës së Partizanit, Gazmend Demi, i cili, nga studio e emisionit “Skaner” në “MCV TV”, tregoi, hapat që ka ndërmarrë klubi për ta çuar çështjen në organet e drejtësisë, në mënyrë që klubi të mos penalizohet në të ardhmen nga vendime të tilla skandaloze. “Gabimet e gjyqtarëve nuk i kam vënë në peshore, unë mendoj se është garë normale, ndoshta edhe ne flasim më shumë se duhet. Por në rastin e Kupës që u fol nga të gjithë, u bë baltë. Por të jem korrekt gara nuk ka pasur të favorizuar apo të pafavorizuar. Mendoj se nga paaftësia është shumë e rrallë, por nga kampionati në kampionat është më e mirë. Të rinjtë po gjykojnë më mirë, gabimet i bëjnë gjyqtarët e vjetër, me dashje apo pa dashje nuk i gjykoj dot. Çdo njeri bën gabime njerëzore, por kur përsëritet një e dy… Edhe Gjici me të drejtë ndoshta ka shqetësime të tilla, edhe Teuta. Derisa të gjithë flasin, problematika ka. Nuk mund të them nëse gabimet janë me paramendim apo jo. Nuk kam komunikuar me Dukën, çfarë t’i kërkoj? Çfarë t’i them? Të gjithë në Kupë më thonin 1,2,3 penallti, se unë nuk i kuptoj dot menjëherë në fushë. Mbrapa kur e kam parë, kam folur pak për atë djalin, ai është një djalë i keq shumë, ai është një ordiner për mendimin tim. E kemi çuar në prokurori, tani të shohim çfarë do të bëjë prokuroria. Drejtori im është që nuk flet shumë. Ai ka ikur në prokurori. Ai nuk mund të diskutohet më. Paragjykimi është fjalë e madhe, unë për opinionin tim nuk kam parë ndonjë. Rasti jonë ishte rast që e thanë të gjithë specialistët, nuk mund ta bëjë tre herë gabim një specialist”, tha Demi.

Partizani me mua president në majat më të larta

Demi tregoi, gjithashtu, si po përjeton këtë fund të edicionit me ekipin e tij përsëri mes pretendentëve për titullin kampion. Ai shpjegoi se e shihte ekipin në garë deri në fund, në një kampionat të hapur. “Është një kampionat që si rrallëherë këto vitet e fundit janë disa skuadra në garë. Gara është e hapur dhe e bukur. Specialistët e dinë që kampionati në këto vite po ecën mirë e më mirë në krahasim me kampionatet e tjera në zonën e Ballkanit. Sa kam ardhur president i Partizanit, sido të ketë qenë ekipi, ka qenë gjithmonë për majat e larta. Edhe pse këtë vit patëm problemin që nuk bëmë merkato, por Partizani si klub e unë si president kemi dëshirë të jemi aty në radhët e para. Me disa dashamirës që kam biseduar, e vlerësojnë skuadrën e thonë që është një nga pretendentet. Vlerësimi i specialistëve është pozitiv, sidomos pas merkatos në janar. Edhe unë kam besim që do të luftojmë deri në fund. Faza e fundit është e rrezikshme, si në çdo fushë. Besimin e kam gjithmonë te skuadra, qetësinë e kam si tip. Siç e thatë, Partizani gjithmonë futet për titull, por me atë që ndodh në qershor… E ruajmë qetësinë. Që në fillim kemi thënë që duam kupat e Europës. Me një garë kaq të ngushtë, na del e drejta të shpresojmë. Nuk është vetëm në dorën tonë, varet nga shumë faktorë, nganjëherë edhe nga arbitrimet. Jo se ka pasur ndonjë gjë të madhe, të vogla. Por javët e fundit fillojnë palaçollëqe nga varianti shqiptar. Kush nuk ka forcë, të thotë më mirë të mos e mbajnë ndeshjen”, shtoi presidenti i skuadrës së kuqe.