
A do ketë pasoja për Ramën? Habit eksperti: Mund të ketë hetime nëse...

Rama korruptoi McGonigal-in? Gazetari amerikan zbulon se çfarë po bën FBI me këtë çështje

Skandali i McGonigal, gazetari Hoxha zbulon çfarë po ndodh me kryeministrin: Rama ka anuluar aktivitetet, që nga e mërkura...

A është Agron Neza agjent i FBI? Gazetari amerikan zbardh prapaskenat

Arrestimi i ish-agjentit/ Gazetari amerikan zbardh detaje të reja: E dashura e McGonigal i dërgoi e-mail FBI, kërkoi hetimin e tij

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së McGonigal dhe plas deklaratën e fortë: FBI ka përgjuar Ramën, ka në dorë biseda...

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen lëvizjet e Shkëlzen Berishës: Ja zyrat ku hyri për të...

E mbajtën “peng” brenda klubit, kroati akuzon Kukësin, kundërpërgjigjet klubi: Do e hedhim në gjyq për prishje imazhi

Shkruar nga Adriatik BALLA 5 Dhjetor 2022

Një ngjarje e rëndë duket të ketë ndodhur me një klub të Kategorisë Superiore, pikërisht me Kukësin, ku ka pretendime se futbollisti kroat Ante Zivkoviç është kërcënuar të “mbyllë gojën” dhe të mos kërkojë paga të prapambetura e për këtë dyshohet se ai është mbajtur nën frikën e dhunës për disa orë në ambientet e klubit. Ngjarja e rëndë është pasqyruar në mediat kroate, por ende nuk ka informacion nga pala jonë, pasi Kukësi e mohon në mënyrë kategorike këtë, duke thënë se do ta hedhë lojtarin në gjyq për prishje imazhi. Por deri sa të dalë e vërteta, duket se skandali mbart emocione dhe nëse vërtetohet ajo që ka deklaruar futbollisti kroat Ante Zivkoviç, atëherë është një ngjarje që meriton ndërhyrjen e prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Çfarë shkruajnë mediumet kroate?
Alarmin e kanë dhënë vetë mediat kroate. “Ish-futbollisti i Shibenikut, Dugopoljes dhe Umranijesporit, Ante Zivkoviç, i cili këtë verë ka nënshkruar kontratë me Kukësin, ka kaluar një dramë të vërtetë. Fatkeqësisht, siç ndodh shpesh te klubet e paqëndrueshme financiarisht, Zivkoviç nuk ka marrë disa pagesa dhe ka kërkuar një takim me drejtuesit e klubit për të rënë dakord për detyrimet e prapambetura. Mirëpo kur futbollisti 29-vjeçar shkoi në stadium, takimi u kthye në një tmerr të vërtetë. Zivkoviç u mbajt në stadium për disa orë me sharje dhe kërcënime.” Kështu shkruajnë mediet kroate, që i referohen qëndrimit zyrtar të Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë të Bosnjë-Hercegovinës për atë që i ka ndodhur futbollistit ditët e fundit në Shqipëri. “Ante (Zivkoviç), pasi u sulmua fizikisht, arriti të largohej pas disa orësh nga stadiumi dhe të shkonte në Kroaci. Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Bosnjës dhe Hercegovinës vendosi ta ndajë me publikun historinë e tij dhe tashmë ka nisur procedurat në FIFA, për të vërtetuar veprimet e paligjshme të klubit shqiptar. Për momentin, nuk ka asnjë qëndrim nga klubi i Kukësit për këto akuza.
Reagimi i klubit të Kukësit
Kukësi ka reaguar dje me një komunikatë për shtyp nga faqja e tij. “Futboll Klub Kukësi hedh poshtë të gjitha akuzat e publikuara ditën e sotme në media nga futbollisti Ante Zivkoviç për kërcënime dhe dhunë nga ana e klubit! Sulmuesit Zivkoviç i është komunikuar nga klubi se nuk bën pjesë në planet e klubit dhe është thirrur për të mbyllur bashkëpunimin në përputhje me kontratën. Në këtë mënyrë, klubi i ka paguar futbollistit shumën e parashikuar në kontratë për mbylljen e bashkëpunimet. Për shkak se klubi e ka larguar futbollistin si të padëshiruar, Zivkoviç ka hedhur akuza të pabaza ndaj Kukësit duke tentuar të dëmtojë imazhin. Për deklaratat e dhëna dhe akuzat e hedhura, klubi i Kukësit do t’u drejtohet instancave më të larta për prishje imazhi. Për këtë, FK Kukësi ju garanton se gjithçka ka ndodhur është e faktuar me pamje filmike dhe provat do të vihen në shërbim të instancave përgjegjëse. Klubi i Kukësit ka qenë ndër vite një klub korrekt me futbollistët dhe jo vetëm e kurrë nuk mund të lejojë që një futbollist i larguar, të tentojë të prishë imazhin e klubit”, shkruan Kukësi në faqen e vet zyrtare.
Më të lexuarat


Lajm i trishtë! Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta ish-presidenti i Federatës (Emri)

Redon Xhixha fiton “Topin e Artë” për vitin 2022, tek femrat e merr Megi Doçi

Rënia e nivelit të Superiores, Kosova 10 vende para Shqipërisë

Broja ndër 18 lojtarët më të shpejtë në botë, por këtë vit nuk i shërben Silvinjos

Portieri/ Diant Ramaj, shqiptari që doli zbulim i Eintraht Fraknkfurtit

Merkato/ Bersant Celina firmos për Stoke Sitin

Rrahmani: Napoli im super, tani i motivuar për të fituar titullin

Befasia/ Kampionati brazilian, numri një në ligat botërore

Merkato/ Valencia synon titullarin e Juventusit, Ruganin

Kejlor Navas nuk pranon stolin, do të largohet nga Paris San Zhermen
