Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E nis me batuta dhe dron/ Trajneri i ri i kombëtares bën ndryshime drastike në ekip

Postuar: 21/05/2019 - 17:59

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj Islandës dhe Moldavisë të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020.Pasditen e sotme, trajneri Edi Reja ka zhvilluar stërvitjen e parë me një pjesë të vogël futbollistësh, pasi grupi i plotë i futbollistëve do të stërvitet në Frankfurt të Gjermanisë pas disa ditësh.

Mësohet se trajneri italian e ka nisur stërvitjen me një fjalim prej 5 minutash me futbollistët.Atmosfera është më ndryshe nga ajo që kemi parë me trajnerin Panuçi. Mediat kanë qënë më të lirshme për të parë më nga afër stërvitjen.

Një risi e përdorur në grumbullimin e parë ishte edhe rregjistrimi i stërvitjes me dron.Në këtë mënyrë Reja kërkon të ketë të filmuar gjithçka ndodh në stërvitje, për ta pasur më të lehtë me skemat dhe mënyrën sesi ai kërkon që të paraqiten kuqezinjtë në fushë.

“Merrni kohë, vetëm bëjini sa më mirë ushtrimet”, ishin fjalët që dëgjoheshin nga tekniku i kuqezinjve, teksa lojtarët po stërviteshin normalisht.

Gjatë stërvitjes, Reja është afruar edhe për t’u takuar dhe bërë batuta me gazetarët, që në të kaluarën kur skuadra drejtohej nga Panuçi, ishin mësuar me një ambient më të ftohtë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 07:29

Në Europë të korruptuarve u vihen prangat në duar.

Postuar: 19/06/2019 - 07:28

Tirana po shndërrohet në skuadra më e suksesshme në tregun e kësaj vere.

Postuar: 19/06/2019 - 07:26

Partizani dhe Kukësi do të kenë një short shumë të vështirë në Europë dhe do ta kenë tepër të vës

Postuar: 18/06/2019 - 16:44

Shorti i Europa Leagues u hodh në Nyon të Zvicrës sot prej orës 15:30.

Postuar: 18/06/2019 - 07:29

Françesko Toti tërhiqet nga Roma pas 30 vjetësh në shtëpi.

Postuar: 18/06/2019 - 07:27

Kombëtarja fitoi ndeshjen ndaj Moldavisë në kuadër të grupit H pë3r kualifikueset e Kampionatit E