Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E pabesueshme/ Portugalia mposht Shqipërinë në sekondat e fundit, përfundon ndeshja 1-0

E pabesueshme/ Portugalia mposht Shqipërinë në sekondat e fundit, përfundon ndeshja 1-0

Postuar: 07/09/2015 - 20:51

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Portugali me rezultatin 0-1 për kundërshtarin. Portugezët kanë shënuar golin e fitores në minutën e fundit shtesë.
 
Goli për portugezët është shënuar nga futbollisti Miguel Veloso në minutën e 92.
 
Vijon "lufta" në "Elbasan Arena", Cikalleshi dridh portën portugeze, kundërshtarët përmbysin rezultatin
 
Portugalia ka shënuar golin e parë në portën shqiptare. Shqipëria i është afruar golit të parë në ndeshjen kundër Portugalisë në "Elbasan Arena".
 
Ka qenë lojtari Sokol Cikalleshi, i cili ka dërguar një goditje të fortë në portën kundërshtare, ku pas një devijimi topi ka përfunduar në shtyllën e Patricios.
 
Kjo ka qenë mundësia më e mirë për kombëtaren shqiptare, që të shënonte në sfidën kundër portugezëve.
 
Përfundon pa gola pjesa e parë Shqipëri-Portugali, Ronaldo shfaqet i rrezikshëm
 
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Portugali në stadiumin "Elbasan Arena". 45 minutat e lojës janë mbyllur pa gola, në barazimin 0-0.
 
Ndërkohë, Kombëtarja jonë ka rrezikuar disa herë, ku portugezi Ronaldo është shfaqur i rrezikshëm. Ndërsa, pritet pjesa e dytë për të vendosur për fatin e lojtarëve tanë. 
 
Nis përballja Shqipëri-Portugali, kuqezinjtë "luftojnë" për ëndrrën evropiane
 
Ka startuar në "Elbasan Arena" sfida mes Shqipërisë dhe Portugalisë.
 
Djemtë e Kombëtares do vazhdojnë kërkimin e ëndrrës për kualifikimin në "Euro 2016".
 
Pas këndimit të himneve kombëtare, topi i parë është gjuajtur nga përfaqësuesja jonë.
 
Ndërkohë, në stadium është krijuar një atmosferë elektrizuese veshur kuq e zi.  
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 23:23

Gazetari sportiv, Dritan Shakohoxha u shpreh për Pressing në T7 se Kosovën nuk e pengon asgjë që të ketë fanella me ngjyra kombëtare, kuq e zi.

Postuar: 18/11/2019 - 17:25

Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Top Talk” ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafiz

Postuar: 18/11/2019 - 09:04

Tribuna VIP në ndeshjen Shqipëri-Francë, ishte e mbushur me personazhe të sportit, medias, politi

Postuar: 18/11/2019 - 07:31

Ndeshja e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Francës ishte një zhgënjim për tifozët kuq e zi, pasi humb

Postuar: 18/11/2019 - 07:09

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, foli për “Rtsh” pas humbjes në ndeshjen me Francën

Postuar: 17/11/2019 - 23:25

Sot në “Air Albania Stadium” u luajt ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, e vlefshme p

Postuar: 17/11/2019 - 23:11

Federata Shqiptare e Futbollit inauguroi stadiumin e ri të Kombëtares së Shqipërisë ndërsa të pra