BREAKING NEWS

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa është numri i të infektuarve në 24 orë

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa
x

Sport

E pakënaqur me trajtimin në Kosovë, klubi i Prishtinës kërkon t’i bashkohet Superiores së Shqipërisë

E pakënaqur me trajtimin në Kosovë, klubi i Prishtinës

Pas ngjarjeve të pazakonta që ndodhën të mërkurën në kampionatin kosovar, ku pas përplasjeve në fushë midis lojtarëve dhe stafeve të Prishtinës dhe Gjilanit, ndërhynë me forcë trupat policore dhe zbrazën fushën, kanë reaguar dje krerët e klubit të Prishtinës, që të indinjuar nga goditja e pjesëtarëve të stafit të tyre, kërkojnë që në vazhdim klubi i tyre të tërhiqet nga kampionati kosovar dhe t’i bashkohet Kategorisë Superiore të Shqipërisë. Në fakt, nuk është hera e parë që klubi bardheblu i Prishtinës kërkon të luajë në kampionatin shqiptar, pasi edhe në të shkuarën, zyrtarët më të lartë të këtij klubi kanë bërë thirrje për gjetjen e një formule që do tu mundësonte të luanin në kampionatin e Shqipërisë. Dhe këtë herë nismës së tyre i janë bashkuar edhe tifozët dhe segmente të caktuara të futbollit kosovar.

Qëndrimi i Prishtinës

Prishtina mund të shkojë edhe në një vendim ekstrem mbi atë që i ndodhi në ndeshjen e djeshme të kampionatit ndaj Gjilanit. Kryeqytetasit u mposhtën me rezultatin 1-2, por nuk ishin aspak dakord me vendimet që u morën nga gjyqtarët brenda 90 minutave. Kështu, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, stafi dhe lojtarë të Prishtinës kontestuan vendimet, mirëpo u përballjen me ndërhyrjen e policisë e cila nuk nguroi të spërkaste me sprajt lotsjellës. Si pasojë e kësaj, disa futbollistë u lënduan, ndërsa trajneri Armend Dallku përfundoi në qendrën shëndetësore për të marrë ndihmë. Në këtë formë, klubi ka çuar në mendje edhe tërheqjen nga gara, një ide që përkrahet edhe nga Labinot Ibrahimi. Ish-futbollisti i Partizanit është shprehur së fundmi se për të do ishte dakord nëse do tërhiqeshin nga gara, të cilën mund ta vazhdonin në Shqipëri. “Nuk mund të flas nëse Prishtina do të largohet apo jo. Por rikthimi në Shqipëri dhe të përfaqësojmë aty Prishtinën, do të ishte një ide shumë e bukur për futbollin shqiptar. Gjendja ime shëndetësore është tani e mirë, stabël, por në ato momente isha në gjendje shumë të keqe. Nuk mund të shikoja dhe t’i hapja sytë nga sprajti që përdori Policia e Kosovës, që u sollën në mënyrën më të keqe. Në vend që të na mbrojnë, ata na sulmojnë ne. Në fund e ndeshjes, kur mbaroj gjithçka, ne lojtarët me stafin teknik shkuam për t’i kërkuar llogari arbitrit kryesor Kreshnik Vula se përse e bëri gjithë këtë pisllëk, vetëm e vetëm që të largohet Prishtina nga gara”, u shpreh Ibrahimi. Sektori i Garave thirrje për vetëpërmbajtje Gjilani mundi 2-1 Prishtinën. Trajneri i Prishtinës Armend Dallku dhe stafi i tij nuk u përmbajtën dhe u futën në fushë pas përfundimit të ndeshjes për t’i kërkuar llogari gjyqtarëve, me ankesa të ashpra dhe zëshme për shkak se bardhekaltrit e luajtën tërë pjesën e dytë me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të portierit Visar Bekaj. Policia reagoi dhe e largoi Dallkun me stafin e tij duke përdorur sprajt lotsjellës ndaj tyre. Dallku përfundoi në qendrën spitalore për të kërkuar ndihmë mjekësore. Incidente pati edhe jashtë stadiumit, mes një zyrtari të Prishtinës dhe një të Dritës, me këtë të parin që u arrestua dhe u lirua. Për më tepër, Drita e akuzoi Prishtinën se e ka dëmtuar rëndë zhveshtoren e stadiumit. Në një reagim për media, Komisioni i Garave u ka bërë thirrje klubeve të vetëpërmbahen dhe mos ta prishin, siç e ka quajtur, kampionatin më interesant në futbollin kosovar që prej përfundimit të luftës. “Komisioni i Garave vlerëson se ky kampionat është njëri nga më interesantët që nga paslufta, ku si gara për titull ashtu edhe ajo për mbijetesë është masive dhe e paqartë. Një gjë e tillë pa dyshim ka ndikuar edhe në rritjen e rivalitetit dhe të cilësisë së futbollit, por natyrshëm e ka rritur edhe presionin tek klubet dhe tek zyrtarët e ndeshjeve”, thuhet në reagimin e Komisionit të Garave.