BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes
x
BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x

Sport

E thonë shifrat, Bellingam është lojtari më i keqtrajtuar në La Liga

E thonë shifrat, Bellingam është lojtari më i keqtrajtuar

Xhud Bellingam nuk luajti asnjë minutë kundër Las Palmasit në suksesin 2-0 të Realit. Por kjo nuk e pengon mesfushorin anglez që të kryesojë një renditje të veçantë mes pesë ligave më të rëndësishme në Europë.

Ai kryeson jo vetëm listën e golashënuesve në Spanjë – e ndan atë me Moratën dhe Levandovskin – por kryeson dhe listën e lojtarëve që kanë pësuar më shumë ndërhyrje të gabuara në Europë në këto javët e para të sezonit të ri.

Hapi i tij i mrekullueshëm, aftësia e tij për të thyer linjat kundërshtare dhe aftësia e tij për të vënë në lëvizje lojën e skuadrës së Ançelotit kanë bërë që, ndër të tjera, britaniku të jetë objektivi kryesor i rivalëve kur përballen me Realin e Madridit.

Në shtatë ndeshjet që ka luajtur deri më tani në ndeshjet zyrtare, Bellingam ka pësuar 24 faulle, që do të thotë mesatarisht 3.4 faulle për ndeshje. Podiumi i futbollistëve që marrin më shumë shkelma nga ligat kryesore europiane plotësohet nga Lukas Okampos i Seviljes dhe Matia Zakanji i Lacios me 22 faulle.

SHIFRA TË PAZAKONTA  Nëse zbërthejmë të dhënat për faullet e fituara nga Bellingami në çdo ndeshje, rezulton se jo të gjithë rivalët i kanë ofruar një trajtim të njëjtë mesfushorit 20-vjeçar. Më “shembullorët” kanë qenë ata të Bilbaos, skuadër ndaj së cilës Bellingam ka fituar 6 goditje dënimi. Pastaj vjen Almeria, me 5 faulle të shkaktuara ndaj anglezit.

Po kështu, statistikat na tregojnë se mesatarja aktuale e lojtarit anglez është mbi atë që ka marrë sezonin e kaluar dhe vitin e kaluar. Në sezonin aktual, mesatarja është 3.4 hyrje për ndeshje, krahasuar me 2.2 sezonin e kaluar te Borusia e Dortmundit dhe 2.5 në 365 ditët e fundit (mbi 96% e mesfushorëve).