BREAKING NEWS

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt SHBA dhe jep lajmin e madh për qytetarët

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt
x

Sport

E trishtë! Ekzekutohet me kallashnikov sportisti, u konfliktua për tokën

E trishtë! Ekzekutohet me kallashnikov sportisti, u konfliktua për

Mediat e huaja raportojnë se ylli i Arteve Marciale miks, Shamil Abdulmuslimov është qëlluar për vdekje nga dy persona të armatosur. 

Ngjarja e rëndë është regjistruar në qytetin Khasavyurt në Dagestan. Shkak duket se është bërë një debat për çështje pronësie. 25-vjeçari Abdulmuslimov, i cili kishte një rekord prej 11 fitoresh dhe 4 humbjesh u vra me armë zjarri tip kallashnikov nga 2 persona.

Në videon e publikuar në mediat ruse shihet momenti i plotë nga sherri në lokal mes palëve. Nga të shëënat Abdulmuslimov mori plagët e rënda duke humbur dhe jetën.  Mediat lokale i identifikuan vrasësit si Murgamudin Muradisov dhe i biri i tij të cilët u përfshinë në një përplasje të ashpër me ish-luftëtarin në një restorant.

Muradisov ishte kapur më pas në kamera që ishte kthyer i armatosur me një pushkë automatike  Saiga-12, seri e Kallashnikov. Pasi parkon makinën e tij Murgamudin shihet që hyn i tërbuar në restorantin ku qëndron Abdulmuslimov dhe hap zjarr pa paralajmerim ndaj ish-sportistit, ndërsa më tej vazhdon duke e goditur me qytën e armës shoqërues të tij. Plagë që i shkaktuar edhe vdekjen në vend.