BREAKING NEWS

'Fake News'-i për konteinerët nga Italia në Shqipëri, anti-mafia italiane zbulon skandalin e rëndë: Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit të Ilir Metës

'Fake News'-i për konteinerët nga Italia në
x

Sport

E trishtë, kampionatet europiane të futbollit mund të anulohen, Spanja cakton afatin e fundit

E trishtë, kampionatet europiane të futbollit mund të anulohen,

Koronavirusi po ndryshon jetët tona, po e bën me distancimin social, por edhe me ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve shoqërore, përfshi edhe ato sportive. Duke qenë se shumica e aktiviteteve janë ndërprerë, organizmat që drejtojnë sportin në shumë vende europiane, dhe jo vetëm, janë vënë para dilemës nëse këto aktivitete sezonale duhet të vijojnë me kthimin e normalitetit, apo do të ketë seleksionim për aktivitetet më të rëndësishme e të tjerat do të hiqen nga kalendari vjetor i veprimtarive sportive.

Kjo dilemë është dhe në Shqipëri, sidomos me Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila është jo vetëm më e madhja, por ka afro 80% të aktiviteteve sportive në rang vendi. Në Europë gjendja paraqitet akoma më e rëndë. Përveç shtyrjes së Europianit dhe të Lojërave Olimpike, duket se në dyshim janë vënë edhe Champions dhe Europa League e madje mund të mos mbyllen as ligat kombëtare të disa vendeve.

Kështu, nga Spanja vjen një lajm i fortë. Federate e këtij vendi ka lënë 27 qershorin si afatin e fundit për luajtjen e ndeshjeve të mbetura nga edicioni, në të kundërt,m kampionati anulohet përfundimisht, për të bërë projekte për sezonin e ardhshëm. Referuar mediave spanjolle, La Liga ka afat deri më 27 qershor, që të nisë me ndeshjet e kampionatit çdo tri ditë, në të kundërt anulohet përfundimisht dhe nuk dihet nëse do të jepet ndonjë trofe nëse gara nuk mbyllet rregullisht. Për momentin, Barcelona mban kryesimin pas 27 javëve garë të luajtura deri tani, dy pikë më shumë se rivali i vjetër, Reali i Madridit.

E njëjta situatë duket se do të prekë edhe Italinë, e cila ka qenë në qendër të pandemisë së koronavirusit, si dhe top-ligat e tjera europiane si Premier League angleze, Bundesliga gjermane, Ligue 1 e Francës apo dhe Jupiler League e Holandës, etj. Në këto rrethana, futbolli europian gjendet në kolaps të plotë, pa asnjë strategji se si do të dilet nga kjo situatë e pazakontë që ka shkaktuar virusi vdekjeprurës kinez me emrin, tashmë të përditësuar, Covid19.