BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Sport

Ecuria e kuqezinjve në Europë, spikasin Gjimshiti, Manaj e Uzuni

Ecuria e kuqezinjve në Europë, spikasin Gjimshiti, Manaj e Uzuni

Lojtarët e përfaqësueses kuqezi patën një javë të mirë me ekipet e tyre në kampionatet e ndryshme europiane, duke spikatur për cilësinë e tyre në lojë dhe kontributin në skuadrat respektive. Padyshim, që një pjesë lanë gjurmë me golat dhe asistet e tyre, por një pjesë edhe me kontributin personal në shërbim të skuadrave të tyre, sidomos i spikatur roli i Berat Gjimshitit në duelin e Europa League kundër Liverpulit, ku ai me Atalantën e tij korrën një fitore të madhe e të pabesueshme 3-0 brenda në stadiumin “Anfield” nnë Liverpul. Siç thamë, ishte një tjetër javë me paraqitje pozitive për legjionarët kuqezi që aktivizohen me klubet e tyre në kampionatet jashtë vendit. Kur mbetet dhe pak kohë nga fundi i sezonit në Europë dhe më pas starti i Kmapionatit Europian, për trajnerin Silvinjo ka rëndësi që lojtarët të jenë sa më në formë dhe kualitetet e rëndësishëm të kenë minutazhin e duhur në këmbët e tyre, për të qenë në lartësinë që kërkon aktiviteti. Shqipëria është në short me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, tre rivalë shumë të vështirë.

Gjimshiti performancë të pavdërueshme në Europa League

Në Europa League, Berat Gjimshiti zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në fitoren historike 0-3 të Atalantës ndaj Liverpulit. Kapiteni i kombëtares shqiptare dha një kontribut të jashtëzakonshëm në prapavijë. Duke u vlerësuar si më i miri në mbrojtje me notën 7.5. 31-vjeçari ishte i pakalueshëm, ndërkohë që skuadra italiane është vetëm një hap larg gjysmëfinaleve të Europa League. Myrto Uzuni u rikthye te goli në kampionatin spanjoll. Sulmuesi i Kombëtares shndërroi në gol një penallti që zhbllokoi takimin Granada-Alavesh (2-0). Për beratasin ishte goli i dhjetë sezonal në La Liga.

Muçolli performancë me gol, Manaj me asist

Një paraqitje fantastike zhvilloi edhe Arbnor Muçolli, i cili i dha fitoren skuadrës së tij Goteborg në transfertë ndaj Kalmarit. Lojtari i kombëtares shqiptare realizoi golin e vetëm të takimit në nisje të pjesës së dytë, goli i parë për të në sezonin e ri në kampionatin suedez. Në Turqi, Rei Manaj vijon formën e tij shumë mirë edhe pse këtë radhë nuk gjeti rrugën e rrjetës, por asistoi për shokun e skuadrës. Sulmuesi kuqezi, në minutën e 52-të dha një asist vendimtar për shokun e tij Menig, me këtë të fundit që shënoi golin e vetëm të takimit. Lushnjari u vlerësua me notën 8 nga sajti i specializuar për statistika Sofascore. Rrugën e rrjetës këtë javë e gjeti edhe Armando Sadiku, i cili shënoi për Mohun Bagan në suksesin 0-4 ndaj Bengaluru. 32-vjeçari realizoi golin e fundit të takimit, duke vulosur një fitore shumë të rëndësishme për ekipin e tij.

Titullarë shumica e kuqezinjve

Titullarë me skuadrat e tyre në ligat e ndryshme europiane u aktivizuan fundjavën e shkuar edhe Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Enea Mihaj, Jon Mersinaj, Naser Aliji, Ylber Ramadani, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Ernest Muçi dhe Mirlind Daku. Ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Armando Broja, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Arbnor Muja dhe Arbër Hoxha.