BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Sport

Edhe 12 xhiro para “Final Four”, në Superiore nisin të bëjnë llogaritë

Edhe 12 xhiro para “Final Four”, në Superiore nisin të

Kategoria Superiore këtë sezon po dominohet nga Egnatia me 48 pikë, e cila është 8 pikë para nga ndjekësit më të afërt, respektivisht Partizani e Vllaznia që kanë nga 40 pikë. Me renditjen aktuale, në fazën “final Four” duket se përveç këtyre skuadrave, një vend do të ndahet në rivalitetin mes Dinamos dhe Tiranës, që kanë respektivisht 35 dhe 34 pikë. Siç shihet, gara ka nisur të bëjë diferencime me kalimin e javëve dhe klubet kanë nisur të bëjnë llogaritë e tyre. Objektivi i skuadrave të mira është të futen në top-4 të renditjes për të qenë brenda objektivit titull, por jo të gjithë do ta realizojnë. Ndaj rivaliteti mund të rrisë cilësinë e performanës së skuadrave në javët e mbetura. Deri në fund mbeten dhe 12 xhiro, pra para se të luhet “Final Four”, ndaj dhe rivaliteti për një vend në katërshe do të jetë shumë i madh. Mbetet të shihet se si do të paraqiten skuadrat në javët në vijim, por xhiroja e radhës do të jetë goxha interesante dhe me ndikim të rëndësishëm për vazhdimësinë. Tirana do të përballet me Laçin, ku skuadra kurbinase ka qenë vitet e fundit një “mace e zezë: për rivalët në kampionat, kurse Dinamo do të ketë një klasike me Vllazninë. Gjithçka duket e hapur, por rezultatet e kësaj jave do të tregojnë shumë për vazhdimësinë.

Kalendari

Pas takimeve të para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë që u zhvilluan në mesjavë, të dielën dhe të hënën do të luhet java e 25-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Dy takimet e para të javës do të zhvillohen në orën 13:30. Egnatia do të përballet me Teutën, ndërsa Kukësi me Erzenin. Kryesuesit e Superiores do të kërkojnë të rikthehen te triumfi në kampionat. Dhe në stadiumin “Arena Egnatia” do të synojnë vetëm fitoren. Ndërsa Teuta vjen në këtë ndeshje pas triumfit me Kukësin në kampionat dhe synimi i vetëm mbetet vazhdimësia e rezultateve pozitive. Një takim mjaft interesant është edhe Kukësi-Erzeni. Dy skuadrat që ndodhen në vendet e fundit të renditjes. Pas një ecurie negative, Erzeni u rikthye te fitorja në Kupën e Shqipërisë dhe tani do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe në kampionat. Nga ana tjetër, Kukësi nuk ndodhet në një moment të mirë dhe në shtëpi ka si objektiv vetëm fitoren.

Skënderbeu-Partizani, kryedueli i javës 25

Në orën 17:00 të së dielës, Skënderbeu do të përballet me Partizanin. Korçarët kanë fituar në ndeshjen e parë në shtëpi këtë sezon me të kuqtë dhe synojnë të triumfojnë sërish. Edhe Partizani kërkon fitoren e radhës pas triumfit në derbin e kryeqytetit.

Dinamo-Vllaznia, një duel klasik

Të hënën në orën 17:00 do të zhvillohen dy takimet e fundit të kësaj jave. Tirana do të përballet me Laçin në stadiumin “Elbasan Arena”. Bardheblutë do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në kampionat, megjithatë nuk do të jetë e lehtë pasi Laçi po kalon një moment të mirë në Superiore. Dhe bardhezinjtë do të tentojnë surprizën ndaj Tiranës. Ndeshja tjetër është Dinamo Siti-Vllaznia. Ky takim do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”, aty ku do të vihen përballë dy skuadrat më në formë të momentit në kampionat.

 

Java 25

Të dielën, 25 shkurt

Egnatia-Teuta              13:30

Kukësi-Erzeni             13:30

Skënderbeu-Partizani  17:00

Të hënën, 26 shkurt

Dinamo-Vllaznia         17:00

Tirana-Laçi                  17:00

 

Renditja

Nr.Ekipi         Pikë

1.Egnatia         48

2.Partizani       40

3.Vllaznia        40

4.Dinamo        35

5.Tirana           34

6.Skënderbeu  31

7.Laçi              29

8.Teuta            24

9.Erzeni           23

10.Kukësi        19