Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Edi Reja grumbullon Kombëtaren me surpriza nga Superiorja, Strakosha i vetmi që humb duelet me Islandën dhe Moldavinë

Postuar: 22/05/2019 - 07:17

Nuk kanë munguar surprizat në emrat e parë të publikuar në shtyp për ftesat që ka bërë trajneri Edi Reja për lojtarët që duhet të grumbullohen në ekipin përfaqësues. Kjo pasi në listë janë përfshirë lojtarë që luajnë me fanellën e Partizanit dhe trajneri i ka grumbulluar më parë se të tjerët në gjirin e përfaqësueses, duke i parë nga afër në stërvitjen që ka nisur tashmë në ambientet e resortit Tropikal” në Durrës. Trashi, Telushi dhe Alban Hoxha janë futbollistët e kuq që kanë marrë vëmendjen e trajnerit veteran italian, por nuk përjashtohet mundësia të ketë ndonjë surprizë tjetër të orës së fundit. Është hera e parë ndër vite që një trajner i huaj i Kombëtares kuqezi i kushton rëndësi lojtarëve të kampionatit shqiptar, ndërkohë që paraardhësi i Edi Rejës, Kristian Panuçi, asnjëherë nuk preferoi të thërrasë në Kombëtaren kuqezi ndonjë lojtar të Kategorisë Superiore. Por, ndërsa ka lajme të mira për një vëmendje të shtuar të trajnerit Reja për lojtarët e kampionatit shqiptar, një titullar është dëmtuar dhe do të mungojë në duelet e radhës së përfaqësueses ndaj Islandës dhe Moldavisë. Bëhet fjalë për Thomas Strakoshën që llogaritet si lojtar me të ardhme në përfaqësuese dhe shtyllë e prapavijës. Kështu, mësohet se Thomas Strakosha humbet dy ndeshjet e Kombëtares me Islandën dhe Moldavinë. Këtë herë nuk bëhet fjalë për një vendim të trajnerit, sikurse ndodhi me Panuçin për sfidat me Turqinë dhe Andorrën, por për shkak të një dëmtimi që nuk e lejon “gardianin” e Lacios që të jetë i gatshëm për të dhënë kontribut për kuqezinjtë. 24-vjeçari nuk u grumbullua nga Simone Inzagi për ndeshjen e së hënës, Lacio-Bolonja, pikërisht për shkak të këtij dëmtimi që e mundon prej kohësh. Strakosha ndien shqetësime fizike prej disa javësh, çka ka ndikuar në vendimet e Inzagit për ta kursyer në takime të veçanta të Lacios, duke aktivizuar portierin e dytë, Proto, ndërsa në finalen e Kupës së Italisë, Strakosha bëri një sakrificë të jashtëzakonshme, duke zbritur në fushë me ndihmë e injeksioneve. Ai bëri disa pritje vendimtare në finale e Atalantën, duke dhënë kontribut të çmuar në fitimin e trofeut. Pikërisht aktivizimi në ndeshjen e fundit të Kupës së Italisë duket se e ka përkeqësuar gjendjen e tij, aq sa të jetë e pamundur prania e tij me kuqezinjtë në dy ndeshjet e qershorit, në kuadër të eliminatoreve të “Euro 2020”. Edi Reja, për shkak të pamundësisë për të patur në dispozicion Strakoshën, ka ftuar portierin e Laçit, Gentian Selmani. Kategoria Superiore ka hyrë në dy javët e fundit, ku skuadrat po përpiqen të përmbushin objektivat e tyre. Dhe përveç Partizanit që ka siguruar titullin kampion, e Luftëtarit që shpëtoi, të gjitha skuadrat e tjera kanë ende objektiva deri në fund dhe po përpiqen të arrijnë maksimumin e tyre. Këtë javë, një nga ndeshjet më interesante është ajo që luhet në Tiranë mes Partizanit të sapo shpallur kampion dhe Kukësit, rivalit për titull. Verilindorët tashmë rrezikojnë seriozisht vendin e dytë dhe një humbje përballë Partizanit do të ndërlikonte jo pak rrugën e tyre. Këtë radhë, duket se fati është në krahun e verilindorëve duke qenë se Partizani mund të paraqitet i cunguar në atë takim. 4 futbollistë nga të kuqtë, janë grumbulluar nga trajneri i Kombëtares, Edi Reja dhe do të jenë pjesë e këtij grumbullimi deri në fundjavë. Të shtunën, ata kryejnë stërvitjen e fundit dhe me shumë gjasa do të rikthehen të dielën në skuadër, por trajneri Gega nuk do t’i ketë në dispozicion për të provuar skema me grupin e plotë dhe me shumë gjasa, mund të bashkohen me grupin vetëm pak orë para ndeshjes. Megjithatë, te Partizani janë të qetë duke qenë se nuk rrezikohet asgjë.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 17:56

Sot në orën 16:55 Interi e pret në “San Siro” Slavia Pragan në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të fazës së grupeve të Champions Leagues.

Postuar: 17/09/2019 - 17:40

Me sulmin ndaj Nejmarit që dështoi këtë verë, Real Madrid ka ndryshuar objektiv, por jo qytet dhe

Postuar: 17/09/2019 - 17:01

Stërvitja e fundit e Juventusit para nisjes në Spanjë ka kaluar me të qeshura të mëdha.

Postuar: 17/09/2019 - 16:28

Cristiano Ronaldo nuk ka më dyshime, do të shkoj në altar me Georgina Rodriguez, partneren e tij

Postuar: 17/09/2019 - 15:32

Gazeta franceze “L’Equipe” shkruan se incidenti me himnin kombëtar të Shqipëris

Postuar: 17/09/2019 - 13:53

Champions League kthehet sonte në mbrëmje për fazën e parë të ndeshjeve në grupe.

Postuar: 17/09/2019 - 07:23

Mançester Siti nuk e ka vrullin e një sezoni më parë, as sharmin e performancës së vjetshme, ku n