Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Edi Reja komenton kuqezinjtë në “Gazzetta dello Sport”: Me Turqinë luajmë fatet e grupit H

Postuar: 26/06/2019 - 07:19

Shqipëria pozicionohet në vendin e katërt në grupin H, pas Francës, Turqisë dhe Islandës, ndërkohë që ka vetëm 6 pikë nga 9 pikë që kanë tre skuadrat e tjera rivale para saj. Por shpresat për një kualifikim nuk janë zbehur. Këtë e pranon edhe vetë trajneri Edi Reja. “Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja në një intervistë të dhënë për të përditshmen italiane, Gazetta Dello Sport, ka dhënë opinionin e tij rreth aventurës kuqezi, gjendjes së ekipit dhe shanseve që ka për t’u kualifikuar në Europian. Intervista e trajnerit nis me një analizë të shkurtër për dy sfidat e tij të para zyrtare në krye të stolit kuqezi. Sa i përket ndeshjes me Islandën reja është shprehur se “skuadra nuk e meritonte humbjen, pasi kundërshtari mundi të bënte vetëm një gjuajtje në portë, ndërsa ndaj Moldavisë, rigjetëm krenarinë dhe besimin tek vetja. Tifozët prej kohësh nuk e kishin parë ekipin të bënte një lojë të tillë”, tha Reja. Më tej Edi Reja është shprehur se ofertat ndaj tij në Itali nuk kanë munguar, madje, pas aventurës së tij tek Atalanta, i është propozuar stoli i Udinezes, Beneventos dhe Veronës, por dëshira e tij është që ta mbyllë karrierën ne nivel kombëtareje, teksa shtoi se “në momentin kur presidenti Duka më ka telefonuar e kam pranuar menjëherë ofertën”, u shpreh ndër të tjera Reja. Por sa janë shanset që kuqezinjtë të kualifikohen në Europian? Tekniku 73-vjeçar është shprehur se pas përfundimit të kualifikueseve ekzistojnë mundësitë që bashkëpunimi të vazhdojë. Sipas tij, “ndaj Turqisë do të luhet për gjithçka”, theksoi Reja. Reja zbuloi se ka patur edhe një telefonatë me kryeministrin, Edi Rama, me këtë të fundit që është përpjekur ta bindë që të drejtojë Shqipërinë. Për Tiranën, Reja shprehet se është një qytet i madh, i cili çdo ditë zhvillohet, ndërsa shqiptarët i cilëson si njerëz që e kanë pasion futbollin dhe i kujtojnë Napolin. Në fund Reja ka folur edhe për Berishën për të cilin është shprehur se këtë sezon ka bëre disa gabime, që e kanë penalizuar atë, por duke qenë se Strakosha është i dëmtuar dhe do të qëndrojë jashtë për një kohë të gjatë, do të jetë Berisha titullar. Nuk ka munguar në intervistën e Edi rejës për gazetën e njohur italiane edhe mendimi i tij për kampionatin shqiptar, por edhe impiantet moderne të krijuar së fundmi. “Kampionati i tyre (shqiptar) është i nivelit mesatar. Problemi është që lojtarët më të fortë luajnë jashtë. Nuk është e lehtë të bësh të bashkëjetojnë kultura dhe ide të ndryshme. Mes 25 lojtarëve që kam në grup, vetëm, 3 luajnë në vend. Megjithatë, impiantet janë mjaft moderne. Si qendra në Durrës ku stërvitet kombëtarja, si dhe stadiumi i ri që po lind në Tiranë. Një xhevahir, i ngjan Juventus Stadium”, shtoi më tej Reja. Në analizën e trajnerit nga ndeshjet eliminatore në grupin H, sidomos për dy ndeshjet e fundit, Reja tha se në Islandë ekipi luajti shumë mirë, edhe pse humbi me një rast të vetëm që patën islandezët. “Jemi mundur në Islandë pa e merituar, ata kanë bërë vetëm një gjuajtje në portë duke shfrytëzuar një mendjelehtësi në mbrojtje. Pastaj mundëm Moldavinë, më kanë thënë se prej kohësh nuk shihej ekipi të luante kaq mirë. Skuadra ka rigjetur përsëri dëshirën për të luftuar dhe njerëzit ishin të kënaqur”, nënvizoi trajneri veteran italian. Më pas një koment për shqiptarët dhe futbolldashësit shqiptarë. “Shqiptarëve u pëlqejnë trajnerët italianë, sepse e ndjejnë vetën afër nesh dhe kuptojnë gjuhën tonë (italishten). Sa më takon mua, njoh mjaft mirë gjuhën sllovene dhe atë kroate dhe mendoja se do të ishte e mjaftueshme. Por nuk kuptohet asgjë. Për fat thuajse të gjithë lojtarët flasin italisht dhe kur nevojitet, më ndihmojnë Bulku e Salihi, dy ish-futbollistë të kombëtares. Janë dy engjëjt e mi mbrojtës”, thekson më tej Reja. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2019 - 21:12

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij prej 3 vitesh Georgina Rodriguez mund të jenë martuar në fshehtësi në Marok, menjëherë pas ceremonisë “EMA” të MTV në Sevilje pak javë më parë.

Postuar: 20/11/2019 - 19:59

Derbi i Milanos në merkato për të marrë shërbimet e Granit Xhakës.Futbollisti me origjinë shqipta

Postuar: 20/11/2019 - 12:31

“Mirupafshim Edi Reja’, ky titull i të përditshmes italiane “La Gazzetta dello

Postuar: 20/11/2019 - 10:07

Ekipi i Premier League i ka befasuar të gjithë mbrëmjen e djeshme kur shkarkoi trajnerin Mauricio

Postuar: 20/11/2019 - 07:22

Ata të dy kanë hyrë në historinë e futbollit tashmë, por kanë një luftë të ashpër me njëri-tjetri

Postuar: 20/11/2019 - 07:21

Ndërsa eliminatoret u mbyllën dhe Shqipëria nuk ia doli të realizojë objektivin e saj për t&rsquo