BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Sport

Edi Reja “skanon” kuqezinjtë: Bajramin e shoh tek Fiorentina, kurse Asllani ka nevojë të përmirësohet

Edi Reja “skanon” kuqezinjtë: Bajramin e shoh tek Fiorentina,

Trajneri Edi Reja, duke ndjekur kuqezinjtë e vegjël në Kover?iano në miqësoret me moshatarët italianë, dha edhe mendimin e tij për merkaton e kuqezinjve, ku Bajramin shpresonte ta shihte tek Fiorentina e për Asllanin tha se i duhej të rritej tek Interi. Në fillim ai e nisi komentin e tij për performancën e kuqezinjte U-19. “Jemi sjellë mirë në pjesën e parë, por më pas doli në pah cilësia dhe u mposhtëm. Gjithsesi, jam i kënaqur nga ajo që pashë, pasi skuadra e Cungut luajti vërtetë mirë. Në Shqipëri po punohet shumë mirë, pasi stafi është thuajse i gjithi italian dhe unë jam atje prej tre vitesh. Shpresojmë të gjejmë ndonjë element të rëndësishëm pasi duam pjesëmarrjen në Europian. Megjithatë duhet rriten prurjet nga kampionati shqiptar dhe jo vetëm të presim nga jashtë”, u shpreh trajneri kuqezi. Edi Reja ka komentuar edhe transferimin e Kristjan Asllanit te Interi, një mesfushor vetëm 20 vjeç, që në qershor bëri debutimin zyrtar me Kombëtaren Shqiptare dhe pritet të jetë një nga pikat më të forta në të ardhmen. “Asllani ka bërë gjëra të mëdha kur ka luajtur dhe unë i kam dhënë mundësinë të debutojë, ku ka shfaqur shumë personalitet. Ka nevojë për eksperiencë, në mënyrë që të shndërrohet i rëndësishëm, por ka treguar tashmë se ka shumë cilësi”, tha Reja. Një tjetër futbollist kuqezi, që mund të bëjë një hap të rëndësishëm është padyshim Nedim Bajrami, aktualisht pjesë e Empolit, por që mund të transferohet në klubin tjetër toskan, Fiorentina, për sezonin e ri. “Shpresoj që Bajrami të shkojë te Fiorentina, pasi është shumë i talentuar. Te Empoli ka treguar shumë kualitet, megjithatë unë e shoh mjaft mirë edhe te Fiorentina aktuale, pasi mund të luajë në mesfushë dhe në të gjithë rolet pas sulmuesit kryesor. Ka cilësi teknike, shpejtësi dhe goditje mjaft të mirë të portës”, tha trajneri i Shqipërisë.

Shqipëria U-19 s’ia doli me italianët

Kombëtarja kuqezi U-19 zhvilloi të mërkurën pasdite miqësoren me Italinë U-19, që u zhvillua në qendrën e Koverçanos. Përfaqësuesja kuqezi u mund me rezultatin 3-0 nga bashkëmoshatarët italianë, në një test mjaft të vlefshëm për stafin teknik të drejtuar nga trajneri Armando Cungu. Si? thamë, ndeshja u ndoq edhe nga trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, i cili ishte i pranishëm në tribunën e stadiumit për të monitoruar kuqezinjtë e vegjël. Shqipëria U-19 e nisi sfidën me këtë formacion: Simoni Simoni, Arlind Kurti, Daniel Hysaj, Romeo Abazaj, Bilario Azizi, Albion Kurbasha, Gjergji Kote, Kevin Shkurti, Renaldo Torraj, Rrok Toma, Alessio Vrioni. Nisja është pozitive për kuqezinjtë që tregohen të barabartë me italianët, madje në një moment rrezikojnë edhe me sulmuesin Rrok Toma, që i afrohet golit. Gjithsesi, italianët arrijnë të krijojnë superioritet me kalimin e minutave dhe arrijnë të kalojnë në avantazh dhe dyfishojnë para përfundimit të pjesës së parë, që u mbyll me shifrat 2-0 për vendasit. Golat u shënuan në minutat 35 dhe 38 nga Kumi dhe Igna?iti. Në pjesën e dytë trajneri Cungu bën gradualisht zëvendësime, duke hedhur në fushë edhe lojtarët që kishte në dispozicion. Në minutën e fundit Italia U-19 shënon edhe golin e tretë me anë të Raimondos. Dje ishte radha e U-18 kuqezi përballë moshatarëve italianë.