BREAKING NEWS

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë me koronavirus në qytetin që deri tani ishte imun, infektohet një shitës në treg

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë
x

Sport

Edi Reja u kthehet kuqezinjve të rinj: Virusi më pengoi të plotësoja listën me 11 emrat e së ardhmes

Edi Reja u kthehet kuqezinjve të rinj: Virusi më pengoi të

Edi Reja ka një projekt afatgjatë në krye të përfaqësueses kuqezi, me synime të qarta për të kapur pjesëmarrjen ose në fazën finale të Botërorit 2022, ose në Euro-2024. Që të ndodhë kjo atij i duhet të zgjedhë një grup të rinjsh me perspektivë dhe që kanë premisa për të qenë të nivelit të lartë. Dhe Reja e pranon që ka një listë me më të mirët e moshës deri në 20 vjeç, teksa “mallkon” virusin që nuk e la të përmbushte planet për monitorimin e tyre, duke veçuar dy emra, Florian Kamberin dhe Sadik Kaçin. “Më vjen keq që nuk zhvilluam dot dy ndeshjet miqësore me Slloveninë dhe San Marinon. Kisha marrë 5-6 lojtarë të rinj, si Laçi, Mersinaj, Çekiçi, Kamberi dhe Broja. I kisha grumbulluar për t’i parë, prandaj dhe për këtë gjë më vjen keq që nuk munda. Nga ana tjetër, më mungon Shqipëria dhe doja të vija në Tiranë në këtë periudhë, aq më tepër që do të ndryshojmë edhe zyra dhe do të më duhej të sistemoja zyrën e re. Gjithashtu kishim edhe disa bisedime me trajnerët e ekipeve të moshave të kombëtareve dhe jo vetëm, sepse unë kam hartuar së bashku me stafin tim një projekt për të përmirësuar nivelin teknik. Së bashku me mua janë edhe ndihmësit e mi, që secili në sektorin e vet, nga mjekët tek videoanalistët, po përpiqemi të nxjerrim elementë të rinj. Gjithçka ishte programuar për këtë periudhë, por ndodhi kjo dhe u stopua”, tha Reja në një bisedë në “Top Channel”. Më pas ai komentoi futbollin shqiptar, duke shprehur habi se si nuk kanë nisur ekipet stërvitjen, duke e quajtur gjendjen në Shqipëri të favorshme për të rikthyer garën. “Mua më duket e çuditshme se si në Shqipëri nuk ka ende një sinjal se kur mund të rifillojnë stërvitjet dhe ndeshjet. Një vend me më pak njerëz të prekur dhe me më pak rrezik se Italia apo vendet e tjera në Europë, ende nuk kanë asnjë sinjal për futbollin. Mund të gjendet një zgjidhje si në disa shtete të tjera. Unë kam folur me disa nga lojtarët dhe ata kanë filluar stërvitjen në grupe. Kjo situatë më ka ndryshuar edhe mua shumë puna. Fakti që nuk luajnë skuadrat dhe nuk stërvitem, edhe unë s’kam ku të shkoj dhe të shoh. I kisha lënë shumë takime me lojtarë që do të shkoja t’i shihja si Kamberin apo Laçin, që nuk i kam ndjekur. Më mungon shumë kjo pjesë e punës time. Ka shumë të tjerë që i kam parë më parë, por tani nuk di se si janë”, nënvizoi ai më tej.

Reja dhuroi një pagë, komenton grupin kualifikues të Shqipërisë

Trajneri Edi Reja ka pranuar që të ndihmojë sa mundet në këtë situatë, duke iu bashkuar kreut të FSHF-së Armand Duka për uljen e pagës apo dhurimin e rrogës së një muaji, duke e quajtur një lëvizje me vend. “Për mua nuk është problem i madh pjesa ekonomike. Kam folur edhe me stafin tim. Nëse na duhej të hiqnim dorë nga ndonjë rrogë apo nga ndonjë pjesë e rrogës, ne ishim gati. Folëm edhe me presidentin, i cili na kërkoi nëse mund të kontribuonim dhe sigurisht i thashë që ne mund të heqim dorë dhe të kontribuojmë, pasi ka njerëz që edhe pse duken profesionist në pamje të parë, por kanë probleme shumë më të mëdha. Kanë probleme ndoshta edhe për t’u ushqyer. Nëse është një kërkesë për të ndihmuar në situata të tilla, ne jemi gjithmonë gati”, tha më pas Reja. Sa i takon objektivave të Shqipërisë në eliminatoret e ardhshme, tekniku nuk e fshehu dëshirën për realizimin e objektivit. “Objektivi ynë është që të fitojmë grupin në eliminatoret e ardhshme, me Bjellorusinë, Lituaninë apo Azerbajxhanin. Sigurisht edhe ato janë skuadra kompetitive, por ne nuk jemi më pak. Për atë pjesë të ndeshjeve që unë drejtova, kam parë një rritje të dukshme. Një gjë të tillë e treguam në Islandë apo në Turqi. E vetmja që na prishi disi ecurinë në eliminatoret e shkuar ishte Andorra, sepse, sa i përket Francës, të gjithë e dimë diferencën. Duam t’i afrohemi më shumë kampionatit shqiptar. Ka qenë një kërkesë e presidentit Duka që ne t’i japim një dorë futbollit në Shqipëri. Duam shumë që të ndihmojmë futbollin tuaj me të gjithë njohuritë tona për të arritur diçka pozitive”, thekson në fund trajneri Reja.