Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Eduardo, “spiuni” i portugezëve: Ndeshja nuk do luhet në Tiranë, në kushtet skandaloze që gjetëm në 2009

  Eduardo, “spiuni” i portugezëve: Ndeshja nuk do luhet në Tiranë, në kushtet skandaloze që gjetëm në 2009

Postuar: 07/09/2015 - 15:55

Portieri i Dinamos së Zagrebit, Eduardo, i cili muajin e shkuar luajti ndaj Skënderbeut, ka luajtur rolin e “spiunit” në mediat portugeze, duke i qetësuar bashkëkombasit e tij për kushtet që do të gjenin në “Elbasan Arena”.
 
Ish-gardiani i Portugalisë do të shprehej: “Nuk do të luhet në Tiranë, në ato kushte skandaloze që gjetëm në vitin 2009. Gjëja më e keqe është udhëtimi deri në Elbasan, pasi rruga është dredha-dredha. Megjithatë, zgjat rreth një orë, në vartësi të trafikut, që në Shqipëri është i rënduar. Stadiumi i Elbasanit është i bukur, i vogël dhe modern. Ka një tapet të shkëlqyer, i cili nuk do ta pengojë skuadrën të shfaqë cilësitë që ka. Mjedisi në Elbasan është entuziast, por nuk ka asgjë që mund t’i frikësojë lojtarët tanë. Portugalia duhet të luajë për të fituar”.
 
Pavarësisht fjalë të portierit Eduardo të Dinamos së Zagrebit, muaj më pare, ka qenë vetë trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ai që ka inspektuar kushte dhe mjediset e stadiumi “Elbasan Arena”, nga të cilat ka mbetur shumë i kënaqur.
 
Tekniku portugez ka preferuar ta akomodojë skuadrën e tij në hotel “Sharaton” në Tiranë, pasi rruga është mjaft e shkurtër, por edhe për faktin, se në Elbasan të dy ekipet kombëtare mund të përfundonin në të njëjtin hotel, në “Univers”, që është selia e përhershme e kuqezinjve.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 20:14

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një njoftim për të gjithë publikun sportiv, duke lajmëruar për emrin e ri të stadiumit kombëtar dhe ndarjen e tribunave.

Postuar: 15/11/2019 - 19:55

Ish-kampion i Skënderbeut të Korçës në mundje, Artur Kreka ka ndërruar jetë ditën në moshën 58-vj

Postuar: 15/11/2019 - 18:02

Të dielën, më 17 nëntor, do të mbahet ceremonia e përurimit të stadiumit të ri Arena Kombëtare, k

Postuar: 15/11/2019 - 17:21

Franca dhe Turqia janë dy kombëtaret që kanë prerë tashmë biletën për në Euro 2020 nga grupi H ku

Postuar: 15/11/2019 - 15:37

“Air Albania Stadium” do të inagurohet të dielën kundër Francës.

Postuar: 15/11/2019 - 09:16

Stadiumi i ri Kombëtar duket se është gati për ndeshjen me Francën, pasi tashmë i është vendosur

Postuar: 15/11/2019 - 07:21

Vite më parë ai ishte një nga sulmuesit më të shpejtë e më të mirë në qarkullim.