BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Sport

Efekte në treg, Uzuni më i shtrenjti në Hungari, Hysaj ideohet me Sarrin tek Lacio

Efekte në treg, Uzuni më i shtrenjti në Hungari, Hysaj ideohet me

Lojtarët e përfaqësueses mbyllën një sezon relativisht të mirë. Të paktë qenë ata që nuk patën një edicion brenda normalitetit dhe kanë dalë në treg për të kërkuar alternativë të re, por pjesa dërrmuese mbyllën një sezon pozitiv, duke lënë gjurmë me skuadrat e tyre respektive dhe natyrisht duke rritur kuotat në treg. Një nga elementët që spikati më shumë ëshytë sulmuesi i krahut, Myrto Uzuni, i cili u dallua si “yll” në kampionatin hungarez, duke fituar titullin kampion me Ferencvaroshin. Ofertat për të nuk kanë munguar dhe së fundmi Uzuni është vlerësuar si një prej lojtarëve më të shtrenjtë të kampionatit hungarez. Ndërkohë, Elseid Hysaj gjithnjë e më shumë po largohet nga Napoli e gjithmonë e më shumë po i afrohet kryeqytetit italian, Romës, por mbetet për t’u parë nëse përfundon tek Roma apo tek Lacio. Të tjerë elementë kuqezinj po rrisin kreditit e tyre në treg dhe ky është momenti për të bërë lëvizjen e duhur.

Uzuni, lojtari më i shtrenjtë i kampionatit hungarez

Sezoni fantastik që zhvilloi me Ferencvarosh duke ndihmuar skuadrën nga Budapesti të shpallej kampione e Hungarisë, ka ngritur në piedestal Myrto Uzunin. I transferuar një vit më parë nga Lokomotiva e Zagrebit te bardhejeshilët hungarezë për 1,8 milionë euro, Uzuni ka treguar aftësitë e tij në Hungari duke u përshtatur menjëherë dhe duke iu referuar një analize të transfermarkt ai aktualisht është futbollisti më i shtrenjtë në merkato që luan në kampionatin hungarez. Vlera e Uzunit është rritur në 3 milionë euro pavarësisht krizës financiare që ka shkaktuar pandemia COVID-19 dhe ai renditet i pari në këtë klasifikim special duke lënë pas tre shok skuadre, norvegjezin Nguen që e ka vlerën në treg 2,8 milionë euro, portierin e Ferencvarosh Dibusz me 2,5 milionë euro dhe mbrojtësin ukrainas Kharatin me 2,2 milionë euro. Gjatë kësaj vere në drejtim të Myrto Uzunit pritet të ketë shumë oferta me sulmuesin shqiptar që mund të transferohet në një kampionat akoma më të rëndësishëm se ai hungarez.

Hysaj projektohet me Sarrin tek Lacio

Ndërsa Uzuni është bërë “njësh” në Hungari, duket se një shqiptar tjetër pritet të marrë vëmndje maksimale në ditët në vijim në merkato, e këtë herë është fjala për kapitenin kuqezi Elseid Hysaj. Mediat italiane janë të sigurta: Maurizio Sarri është shumë pranë marrjes së drejtimit të Lacios. Tratativë në fazë shumë të avancuar, dhe gjithçka mund të vendoset në orët e ardhshme, megjithatë lajmi është edhe më i rëndësishëm për publikun shqiptar, pasi nëse merr drejtimin e Lacios, Sarri ka kërkesat e tij edhe në lidhje me projektin teknik, dhe emri i parë që dëshiron të marrë me vete në kryeqytet është ai i Elseid Hysajt. Përtej diskutimit mbi pagën, pasi kërkesa e Sarrit është për 4 milionë euro në sezon, trajneri ka patur një takim me drejtorin sportiv Igli Tare, që ka shërbyer pikërisht për të kuptuar se si do të jetë skuadra e re. Lacio nën shenjën e Sarrit do të ndryshojë elementë në organikën e saj, pasi duhet ti përshtatet edhe modulit teknik që kërkon Sarri. Pas 5 viteve në të cilët bardhekaltrit janë rreshtuar me 3-5-2, do të kalohet te 4-3-3 apo 4-3-1-2, modulet e preferuar të ish trajnerit të Napolit e Juventusit. Për të realizuar projektin e tij taktik, Sarri i ka shpjeguar Tares kërkesën për të bërë të paktën pesë përforcime, dy anësore, një mesfushor qendre, dhe një sulmues krahu që mund të bëjë edhe trekuartistin por edhe sulmuesin e qendrës. Emrat e parë që janë diskutuar janë pikërisht ata të Elseid Hysaj dhe Lykogianis. Futbollisti shkodran lirohet nga detyrimi kontraktual me Napolin dhe përfaqëson një objektiv të arritshëm. Hysaj ka marrë oferta edhe nga jashtë Italisë, por do të ishte i lumtur që të rikthehej të punonte me Sarrin, pikërisht trajnerin që i dha besim duke ndikuar në karrierën e tij që nga kohët kur e lancoi te Empoli për ta marrë më pas me vete te Napoli.