BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Sport

Egbo: Jam krenaria e Afrikës, trajneri i vetëm që fitoi titull në Europë

Egbo: Jam krenaria e Afrikës, trajneri i vetëm që fitoi titull

Tirana siguroi matematikisht titullin ditën e dielë, pas ndeshjeve të javës së 34-t, pasi Vllaznia mundi Kukësin në Shkodër (1-0), duke e nxjerrë skuadrën verilindore nga gara për titull dhe duke ndihmuar indirekt bardheblutë ta sigurojnë trofeun. Festa ishte e madhe dhe e merituar, pasi këtë sezon Tirana ishte skuadra më e mirë, më e kompletuar, me statistikat më të mira, grupi më bindës i sezonit dhe padyshim një klub që investoi të rikthente titullin tek ngjyrat bardheblu pas 11 vjetësh dhe në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të klubit (1920). Një nga të merituarit është padyshim edhe trajneri Emanuel Egbo, i cili ia doli me sukses të përballonte presionin e sezonit dhe ta drejtonte ekipin si duhet në rrugëtimin drejt titullit, teksa thyen edhe një rekord në rang europian, pasi bëhet trajneri i vetëm afrikan në Europë që fiton titullin kampion. “Është një ndjesi e veçantë, ende nuk e kam kuptuar. Jam trajneri i parë afrikan që ka fituar kampionat në Evropë. Dje e kam marrë vesh këtë sepse nuk jam njeri i statistikave. Kjo arritje është shumë e madhe për mua dhe për të gjithë kontinentin tim. Është ndjesi tepër e veçantë”, u shpreh Egbo. Më pas ai komenton tipin e tij, lidhjen fetare dhe besimin mbi përballimin e sfidave. “Nuk jam tip që festoj, festoj në shtëpi me ata që më kanë mbështetur. Falënderoj Zotin që ka parë mundin tonë e na ka shpërblyer me këtë titull kampion sot. Kur e mora ekipin, e kam thënë që nuk do e mbaja më shumë. Në momentin e parë nuk e pranova ofertën. E kam marrë me insistimin e atyre q ëmë kanë mbështetur me lutje dhe me këshillën e Zotit. E di që shumë njerëz në Shqipëri nuk do e pranojnë këtë që them unë. Ma kanë ofruar ekipin edhe para se të vinte Mema por kam thënë që nuk jam në gjendje të marr ekipin, edhe nga gjendja shëndetësore. Por me lutje e kam marrë drejtimin. Unë flas me Zotin, është ai që te jep gjërat e mendimet, zgjuarsinë për të administruar e drejtuar ekipin. Ai nuk zbret në tokë, por më përdor mua, çdo njeri në klub, për të arritur këtë titull”, nënvizon në një dalje tjetër Egbo.

Përballimi i sfidave dhe lëvizjet në skuadër

Trajneri Emanuel Egbo është i sinqertë në deklarimet e tij dhe kjo i ka dhënë shumë pikë staturës së tij si trajner por edhe imazhit në publik. Ai vazhdimisht falënderon zotin, por mbi gjithçka, ka rëndësi që ai e siguroi titullin me Tiranën. Për këtë ai bën dhe një rezyme të lëvizjeve që në fillim shiheshin me skepticizëm. “Tirana në fillim të çdo sezoni bën ekip për të fituar kampionatin, Kam 6-7 vite këtu që ndërtohet ekip për të fituar. Unë e kam thënë se kam ardhur në drejtim me hirin e Zotit, se ai ma ka dhënë mundësinë që të drejtoj këtë ekip. Unë kam vendosur lojtarë që nuk kanë luajtur shumë, i kam vendosur në pozicione, ua kam dhënë atyre që kanë merituar. Deri më sot të gjtihë lojtarët që kanë qenë në fushë e kanë merituar. Nuk kam pranuar intriga e gjëra të tilla. Ka pasur edhe gjëra që kanë ndodhur, kanë qenë lojtarë që kanë luajtur jashtë pozicioneve apo kanë qenë në pankinë. Vangjeli ka luajtur një ndeshje ne qendër, derbin që humbëm, e nuk ka luajtur më. Por kur erdha e vendosa unë përsëri aty. Një orë para ndeshjes derbi, donin që të ndryshoja, ishin lojtarë që më kërkonin të ndryshoja. Meqë kishte humbur ndeshjen e parë që kishte luajtur aty, dukej sikur gabonte. Por prapë me Partizanin e kam futur, që nga ajo ndeshje Vangjeli është bërë lojtar i qendrës, ka dhënë shumë për ekipin deri më sot, janë gjëra që kemi bërë mirë se janë lojtarë me eksperiencë. Kur mora ekipin ishte për tre ndeshje, ky ishte akordi. Nuk pranova në fillim, i thashë në fillim po mbaj tre ndeshje. Unë mbarova punë me tre ndeshjet u thashë pastaj. Më thanë që të merrja ekipin dhe Zoti më ka treguar që do të çojë këtë klub sa më lart, do të bëjë gjëra të mëdha e pranova. Ta mbarojë tani se nuk e di e do të vendos se çfarë do të bëj. E kam thënë që në fund do të bëjmë llogaritë, në fund do të vendose Zoti nëse Egbo do të rrijë apo jo. Atë që Zoti ka filluar me mua e kemi çuar deri në fund, është gjithmonë kënaqësi. Unë kam kryer punën dhe të shohim se çfarë do të vendosë Zoti për punën time”, nënvizoi më tej Egbo.