BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Sport

Egbo zbulon prapaskenat e titullit: Në Shqipëri autoritetet dhe trajnerët e vjetër nuk e dëshironin suksesin tim

Egbo zbulon prapaskenat e titullit: Në Shqipëri autoritetet dhe

Fama e trajnerit bardheblu Emanuel Egbo, si fitues titulli në Shqipëri ka mbërritur deri në atdheun e tij, në Nigeri. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë ku është “rrëfyer” dhe ka treguar gjithë “diskriminimet” që i janë bërë në Shqipëri. “Është 100-vjetori i klubit dhe një i huaj shkon e fitonin titullin. Kjo është e paimagjinueshme. Kjo është një arsye pse në Shqipëri nuk mund ta pranojnë. Nuk mund të pranojnë që një njeri i zi, një i huaj, shkon dhe fiton kampionatin. Ata provuan gjithçka që të siguroheshin të mos ndodhte. Këtu ka shumë njerëz të mirë, njerëz që më mbështesin, trajnerë të rinj shqiptarë që më dërgojnë mesazhe. Ata më motivojnë dhe më mbështesin, edhe pse nuk e bëjnë publikisht për shkak se nuk duan të futen në telashe me autoritetet dhe trajnerët e tjerë që janë më të mëdhenj se ata. Njerëzit e mirë të ndihmojnë, të këqijtë të japin përvojë për të shtyrë më tej dhe për të arritur qëllimet dhe objektivat. Kritikat shërbejnë si inkurajim për mua dhe për të më treguar se kam diçka për të cilën ata janë xhelozë dhe duhet të vazhdoj të bëj më të mirën për të përsëritur vetveten. Lojtarët ishin plotësisht të rënë nga ana morale dhe ju nuk mund ta imagjinoni punën që kemi bërë me ta. Kam luajtur për këtë ekip dhe në tre vite kemi fituar Kupën, kampionatin dhe Superkupën. Ne kemi nevojë ta rikthejmë këtë mentalitet. Duhet t’i frikësosh kundërshtarët kur futesh në lojë duhet të qëndrosh si mbret në fushë. Çdo skuadër dhe duhet të ketë mentalitet fitues dhe kjo është kultura e një klubi si Tirana. Ky është një klub që luan vetëm për fitore, nuk shkojnë kurrë për barazim, nëse barazojnë e konsiderojnë humbje”, deklaroi Egbo.

Mbrojtësi/ Gentian Muça projekton të ardhmen pas futbollit, do parlamentin

Gentian Muça është padyshim një nga lojtarët me formimin më të plotësuar intelektual në vendin tonë dhe këtë anë pozitive, ai vendos ta përdorë për të nisur një tjetër karrierë pas futbollit. Siç mëson “Abc News” kapiteni i kampionëve të vendit ka hedhur kandidaturën e tij për deputet i Partisë Demokratike në zonën ku jeton, saktësisht njësia 8. Mësohet se Muça është propozuar nga anëtarësia e kësaj njësie të Partisë Demokratike, si kandidat në nivel qendror dhe lokal. Ai pritet të jetë në garë me anëtarë të tjerë të kësaj partie për të fituar në fund një vend në fletën e votimit të zgjedhjeve të ardhshme. Nuk mungon as fotoja pas konfirmimit, ku shfaqet Muça, bashke me anëtarët e tjerë, të cilët mbajnë shallin e Tiranës në duar. Muça tashmë ka mbushur 33 vjeç dhe dalëngadalë po i afrohet lënies së futbollit, që mesa duket nuk do e shoqërojë pas tërheqjes. Politika e intrigon mbrojtësin dhe ka vendosur të provojë të bëjë karrierë në këtë fushë të rëndësishme të jetës sonë dhe të japë kontributin e tij, duke shfrytëzuar edhe reputacionin pozitiv që gëzon në opinionin sportiv dhe jo vetëm.

Tirana falënderon tifo-grupet simotra nga rajoni

Këtë fundjavë, Tirana siguroi matematikisht titullin kampion teksa do të ngrejë lart trofeun për herë të 25 në histori. Bardheblutë ia dolën që në vitin e 100-vjetorit ta bëjnë edhe më special festën, ndërsa për këtë arritje nuk munguan edhe mesazhet uruese. Urime që erdhën nga klubi i Prishtinës dhe Shkupit, të cilët njihen për marrëdhëniet e mira mes tyre, gjithashtu edhe raportet mes tifozëve janë tejet miqësore. Ndërkohë, nga klubet e Kategorisë Superiore, Tirana mori një urim domethënës nga ana e Kukësit. Verilindorët ishin rivalët kryesorë të kryeqytetasve për titullin kampion. Një garë që zgjati deri në javët e fundit. Megjithatë, klubi i Kukësit ishte “fair-play” dhe uroi kundërshtarët e fushës me anë të një mesazhi në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale. Ditën e sotme, edhe klubi i Tiranës nëpërmjet faqes zyrtare zgjodhi t’i falënderojë klubet përkatëse për urimet e tyre.