BREAKING NEWS

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja: Fitorja e saj do të alarmojë pjesën më të madhe të Europës

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja:
x
BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë: Ja ç'po ndodh në Shqipëri

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e
x
BREAKING NEWS

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe shqiptarët, zbulohet plani i ri i emigracionit

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe
x
BREAKING NEWS

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike
x
BREAKING NEWS

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non grata’: Ja çfarë i thashë ambasadores

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non
x
BREAKING NEWS

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë shumë të hapur për...

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë
x
BREAKING NEWS

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet dëshmia tronditëse e ‘gangsteres’ nga Bilishti, Deizi Arapi: Shteti të më mbrojë, do më gjejnë në ndonjë kanal, ja me kë kam pasur konflikte

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë të riun, dyshimet e para

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë
x

Sport

Eglantina Kalemi: Suksesi i Enkileda Carjes në Europian, dëshmi se me punë e djersë mund të arrish majat

Eglantina Kalemi: Suksesi i Enkileda Carjes në Europian, dëshmi se me

Peshëngritja shqiptare vijon të regjistrojë rezultate të shkëlqyera në rang ndërkomëtar e për këtë dëshmi është dhe suksesi i fundit që arriti një vajzë 15-vje?are, Enkileda Carja, në peshën trupore 55 kg në Kampionatin Europian të kësaj moshe që po zhvillohet në Poloni. Ajo fitoi tri medalje bronzi, duke u dëshmuar si një sportiste e perspektivës dhe që mund të sigurojë vazhdimësinë e shtangës tonë edhe në gjininë e femrave. Për të analizuar këtë susjkes dhe jehonën e rezultatit, por dhe pritshmëritë e sportistes në planin afatgjatë, si dhe arritje e probleme të peshëngritjes, gazeta “SOT” intervistoi trajneren e sportistes Carja, Eglantina Kalemin, e cila bëhet kështu trajnerja e parë femër në peshëngritje që shënon sukses brenda e jashtë vendit. Për Kalemin, sportiste e madhe nuk  bëhesh me 1 vit punë por për disa vite, një punë me sakrifica ekstreme dhe natyrisht me individë që kanë talent për këtë sport.

- A është rezultati i sportistes i njëjtë me atë qëështë shfaqur në stërvitje?

-Enkileda Carja në këtë aktivitet arriti të ngrejë69 kg në stilin e shkëputjes dhe 83 kg në shtytje me një total 152 kg ku vendosi dhe tre rekorde kombëtare për U-15 dhe U-17 në peshën trupore deri në 55 kg.Rezultati më i mirë në palestër i sportistes është 75 kg me 85 me një total 160 kg.Debutimi i parë në arenën ndërkombëtare dhe emocionet e para janë të mirëkuptueshme.

Eglantina Kalemi: Suksesi i Enkileda Carjes në Europian, dëshmi se me

- Një mendim teknik për garën e sportistes, pra efikasitetin e provave, si qëndron e vërteta?

- Sportistja merrte pjesë për herë të parë në një aktivitet ndërkombëtar konkurrenca ishte e madhe, si pasojë pati dhe shumë emocione që dashje pa dashje bënë që disa probleme teknike të na penalizonin gjatë garimit në të dy stilet.Mbasi të pushojmë për disa ditë do të ulemi me sportisten dhe do analizojmëgarën e zhvilluar në Poloni dhe do nxjerrim konkluzionet tona për të përmirësuar si anën teknike dhe atë fizike për të bërë më mirë në të ardhmen në aktivitetet e tjera.

- Si e ka pritur vetë sportistja këtë sukses?A ishte ajo e bindur se do ta kapte podiumin në këtë Europian?

- Enkileda është pjesë e peshëngritjes prej 5 vitesh, që në moshën 9-vjeçare dhe është mundi dhe djersa e këtyre viteve që në ishim të bindura që të dyja që do të paraqiteshim shumë mirë në këtëdebutim të parë të Enkiledës në arenën ndërkombëtare dhe Enkileda do të hipte në podium.

- Sportistja ka një nivel të mirë për moshën, pra premtuese, por cili aktivitet tjetër ndërkombëtar besoni se mund të vërë në provëaftësinë e saj?

- E drejtë, sportistja qysh në ditën e parë që ka ardhur në palestër është trajtuar nga ana ime si një vajzë, një sportiste e nivelit të lartë, nisur nga të gjithë komponentët kyç të saj për këtë sport,arritjet graduale si në performancë dhe në fizik.Aktivitete të rëndësishme për sportisten janë Botërori U-17 që zhvillohet në prill 2023 në Shqipëri dhe Europiani U-15 më 2023 qëakoma nuk është vendosur shteti organizator.Sportistja do tëmarrë pjesë dhe në aktivitete të tjera ndërkombëtare si Europiani U-20 dhe U-23 që zhvillohet në tetor në Shqipëri apo dhe “Open Bosnia” në nëntor si dhe të tjerë aktivitete për 2023. Por  thjesht do tëmarrë pjesë pa ndonjë pretendim kjo dhe për shkak të diferencës së madhe në moshë dhe rezultatit.

- Kujt ia dedikoni këtë sukses?

- Suksesin në radhë të parë ja dedikoj 100% punës time si trajnere me sportisten.Ja dedikoj Enkiledës që si një vajzë shembullore që stërvitet rregullisht dhe gjithashtu familjes time që më mbështesin dhe kanë pranuar që 3-4 orë unë t’i dedikohem seancave stërvitore dhe të jem larg tyre.Nuk dua të lë pa përmendur dhe Bashkinë Elbasan dhe Klubin Sportiv Elbasan që japin kontributin e tyre për të na mbështetur.

- Sa i përket peshës trupore, ju si trajnere ku mendoni se do ta poziciononi në të ardhmen?

- Enkileda është në fazën e zhvillimit dhe ?do 3 muaj ne bëjmë matje antropometrike dhe shikoj ndryshim në lartësinë e shtatit dhe si pasojë do tëkemi dhe ndryshim të peshës trupore. Kjo ishte gara e fundit që ajo garon në 55kg peshë trupore. Nëgarat e tjera për këtë vit, përfshi dhe Europianin U-20 dhe “Open Bosnja”  do të pozicionohet në peshën trupore 59 kg e në të ardhmen 64kg.

- Cilat janë avantazhet e sportistes tuaj, pra kush janë armët e forta të saj në këtë sport?

- Enkileda ka marrë një edukatë të çeliktë pune. Arma e saj më e fortëështë kjo: “është shumë punëtore”, po punove arrihet ?do gjë. Ajo deri këtu ka ardhur falë punës rigoroze.

- A keni sportiste të tjerë të rinj që mund të arrijnë në nivele të larta ndërkombëtare?

-Unë vajzat i rekrutoj nga shkollat 9-vje?are dhe të mesme dhe palestra nuk rri asnjëherë bosh pavarësisht se viijnë provojnëpër muaj apo dhe vite dhe më pas largohen për arsye të ndryshme, por një nga elementet që po punoj paralelisht me Enkileden është Kamela Koçi, një vajzë 17-vje?are me perspektivë, aktualisht Kampione e Shqipërisë.

- Pas këtij suksesi, çfarë do tu kërkoni institucioneve në aspektin mbështetës?

- Aktualisht ne mbështetemi vetëm nga Bashkia Elbasan. Pas këtij Evropiani shpresoj që dhe institucione të tjera apo dhe sponsorë të kthejnë vëmendjen dhe nga sportistet e reja, sepse një sportist i nivelit ndërkombëtar nuk bëhesh për 1 vit por duhen vite mundim dhe djersë për të arritur nivele të larta dhe çdo talent nëShqipëri duhet mbeshtetur në kohë që të motivohet akoma më tepër.Mos harroni që shumica e talenteve vijnë nga familjet e varfra dhe financat janë jetike për ushqimin dhe zhvillimin e një talenti. Enkileda 14-vjeçare i ka duart me kallo është shembulli më i mirë i sakrificës që bën një talent dhe mesazhi që përcjell tek të gjithë moshatarët e saj është një vajzë dhe nxënëse model dhe një sportiste shumë e mirë.

- Së fundmi, a përfiton në bazë të VKM- se sportistja ndonjë vlerë monetare për këtë sukses? A është menduar për ta motivuar atë në këtë drejtim?

- Për sa i përket VKM 2021, sportistja, falë ndryshimeve të fundit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit do të përfitojë shpërblim për të tre medaljet që ka fituar dhe përllogaritja do t’i bëhet sipas tabelës 1 dhe pikës 6 të VKM.

Eglantina Kalemi: Suksesi i Enkileda Carjes në Europian, dëshmi se me