Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Egli Kaja rrëfim emocionues për mediat britanike: Ika nga lufta por jo nga flamuri kuqezi, prandaj zgjodha Shqipërinë

Postuar: 17/11/2018 - 07:23

Kombëtarja do të luajë sot në mbrëmje me Skocinë, duelin e fundit në grupin e parë të Divizionit C të Ligës së Kombeve, teksa Panuçi u dha dje dorën e fundit përgatitjeve. Natyrisht, të grumbulluar për këtë duel dhe për miqësoren e 20 nëntorit kundër Uellsit janë ftuar edhe disa të rinj, midis tyre edhe mesfushori me tipare sulmuese Egli Kaja, i cili është pjesë e Livingstonit në Britaninë e Madhe. “ëëë.deadlineneës.co.uk” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Egli Kajës, 21-vjeçarit të Livingstonit në Skoci, që është thirrur “nën armë” nga Kristian Panuçi pikërisht për përballjen me skocezët në “Loro Boriçi”. Në një rrëfim të veçantë anësori kuqezi tregon peripecitë që ka kaluar familja e tij për t’i siguruar një të ardhme më të mirë në Britaninë e Madhe. Dhe ata ia kanë dalë me sukses, pasi futbollisti ua dedikon të gjithë suksesin e tij prindërve që ia dolën të siguronin një jetesë të mirë për fëmijët e tyre. Nga ana tjetër, edhe pse i largua nga Kosova vite më parë prej luftës, ai thotë se nuk është larguar nga flamuri dhe se pikërisht për lidhjet e tij me flamurin ka pranuar ftesën e Shqipërisë që të luajë me kuqezinjtë, si lidhjen e familjes me flamurin kombëtar shqiptar. “Unë isha fëmijë, kur jetonim në Kosovë, nuk e kisha të qartë se çfarë ndodhte në kohën e luftës. Duhet të ketë qenë një kohë shumë e vështirë. Prindërve iu desh shumë guxim dhe vendosmëri për të arritur në Britaninë e Madhe. Ata ishin të vendosur për të ndërtuar një jetë për mua dhe motrën time dhe çdo vendim që kanë marrë, ka qenë për ne. Bënë sakrifica të mëdha; braktisën familjet e veta, lanë punën dhe ndërmorën një rrezik të madh. Do t’u jem gjithmonë mirënjohës për gjithçka që më kanë dhënë”, u shpreh Kaja. Prindërit e futbollistit më të ri kuqezi u vendosën në Midëllsbrouh, para se të zhvendoseshin në Londër, kur Egli ishte 10 vjeç. Talenti i tij u zbulua me shpejtësi nga AFC Uimbëlldon. “Prindërit bënë gjithçka që mundën për të më ndihmuar, duke më ndjekur ngado në trajnim, në shi dhe në borë. Ka qenë një udhëtim i vështirë nga nga Kosova në Angli dhe, megjithëse ke ëndrrat e tua, kurrë nuk mendonim se mund të luaja futboll ndërkombëtar një ditë”, shtoi talenti kuqezi, i ftuar për herë të dytë nga tekniku italian Kristian Panuçi në gjirin e ekipit përfaqësues. Për Eglin është emocion i veçantë që do të ketë në tribunat e “Loro Boriçit” dhe “Elbasan Arenës” prindërit e tij, më dëshirën e madhe që ta shohin protagonist në fushë ndaj Skocisë dhe Uellsit. “Ata kanë angazhimet e tyre në punë, por unë u thashë: Do të paguaj për ju. Do të fluturojnë të premten drejt Shqipërisë dhe do të qëndrojnë deri të mërkurën, për të parë ndeshjet kundër Skocisë dhe Uellsit. Shpresoj ta bëj debutimin tim para tyre, duke marrë parasysh gjithçka që ata kanë bërë për mua. Unë e di se sa krenar do t’i bëja ata”, shtoi talenti kuqezi. Në fund Egli Kaja nuk duhet të shohë larg për të gjetur idhujt e tij. I ka pikërisht në radhët e kuqezinjve. “Është një eksperiencë e shkëlqyer për të punuar së bashku me djemtë kuqezinj, që luajnë për skuadrat e mëdha europiane, si Hysaj te Napoli dhe Taulant Xhaka te Bazeli. Do të ishte e çmendur të mos bisedoja me këta lojtarë, të mos mësoja prej tyre gjithçka mundem dhe të kuptoj prej tyre se çfarë duhet të bëj atje”, përfundoi Kaja, prurja më e re në përfaqësuese dhe njëherësh lojtar me origjinë kosovare që ka zgjedhur Shqipërinë. Së bashku me Ardian Ismajlin janë dy lojtarë që i kishte programuar t’i merrte Kosova, por ata zgjodhën në mënyrë të vullnetshme Shqipërinë, duke premtuar se do të luftojnë fort për suksesin e ngjyrave kuqezi. Edhe Kaja shpreson të luajë pak minuta të paktën në ndeshjen miqësore me Uellsin, sepse ai është i vetëdijshëm që ndaj Skocisë ka pak shanse përballë titullarëve dhe atyre me eksperiencë./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 17:09

Tomas Munir ka marrë vemendjen e të gjithëve me videon që ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale.Mbrojtësi i PSG-së shihet në video teksa bën një një festim që kurrsesi nuk duhet marrë shembull.

Postuar: 14/12/2018 - 07:14

Trajneri Arsen Venger, aktualisht i papunë, vijon të japë intervista në media të ndryshme, të bëj

Postuar: 14/12/2018 - 07:13

Thomas Strakosha është në qendër të kritikave nga një pjesë e analistëve dhe tifozëve ultras të L

Postuar: 14/12/2018 - 07:11

Sot do të përplasen dy kryesuesit e kampionatit, Partizani dhe Kukësi.

Postuar: 13/12/2018 - 23:45

Chelsea, Bate Borissov, Dynamo Kiev, Rennes, Genk, Malmo, Eintracht Frankfurt, Lazio, Villareal,

Postuar: 13/12/2018 - 20:51

Për herë të parë në historinë e futbollit, një Kampionat Europian dhe Kupë bote mund të mbahen në

Postuar: 13/12/2018 - 20:17

Ndeshja e sotme mes Lazios dhe Frankfurtit në Europa League është shoqëruar me trazira të mëdha p