BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Sport

Egnatia fiton Kupën e Shqipërisë për herë të parë, Tirana ndihet sërish e vjedhur

Egnatia fiton Kupën e Shqipërisë për herë të

Egnatia hyn në historinë e futbollit shqiptar. Klubi rrogozhinas fitoi dje për herë të parë në historinë e tij trofeun e Kupës së Shqipërisë. Ndodhi përballë Tiranës në finalen e madhe të luajtur në stadiumin e Elbasanit. Fitoi Egnatia 1-0, pas 120 minutash lojë sfilitëse por pa ndonjë nivel cilësor e me shumë polemika dhe me mjaft episode të diskutueshme. Thënë ndryshe, Egnatia rezulton “hirushja” e këtij sezoni, pasi siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës nga kampionati e tani mbyll sezonin me trofe. Kurse Tirana del duarbosh nga ky edicion, ku humbi në minutat e fundit të sezonit si titullin e kampionit, ashtu dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë. Ngushëllimi i vetëm për bardheblutë është vendi i dytë në kampionat, pozicion që i mundëson të marrë pjesë në Conference League.

Ndeshja

Në stadiumin “Elbasan Arena”, të dyja skuaderat zbritën në fushë me dëshirë për ta bërë të vetën kupën, por përplasja mes tyre nuk shkoi dhe aq mirë, pasi pati episode që ndikuan shumë në rrjedhën e lojës dhe në rezultat. Duhet thënë se Tirana mbeti shumë shpejt me 10 lojtarë në fushë dhe kjo kushtëzoi performancën e saj si pasojë e rëndesës fizike. Berisha doli me karton të kuq në minutën e 25-të, një vendim i gjyqtarit Enea Jorgji që nuk u prit mirë nga bardheblutë. Deri në atë moment Berisha ishte nga më aktivët në fushë për Tiranën. Por loja vijoi dhe të dyja skuadrat krijuan raste. Megjithatë, pasi mbeti me një lojtar më pak Tiranës iu frenua disi vrulli dhe skuadra nisi të luajë e kujdesshme në të dy fazat e lojës. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0. Po kështu vijoi loja dhe rezultati edhe në pjesën e dyytë, kur falë epërsisë së numrave Egnatia nisi të “pickonte” më shumë portën kundërshtare. Por asnjëra nga skuadrat nuk ia doli të finalizonte aksionet e saj, kjo dhe për faktin se grupeve respektive u mungonin lojtarët goleadorë. Në minutën e 78-të Kasa shënon për Egnatian, por pas konsultimit me VAR, rezulton se ishte gol i parregullt, pasi lojtari ishte në pozicion jashtë loje. Si përfundim, koha rregullt 90-minutëshe përfundon në barazim 0-0.

Shtesa i buzëqesh Egnatias

Për të përcaktuar fituesin duhej luajtur shtesa 30-minutëshe, e cila prodhoi emocione, edhe pse niveli i lojës në tërësi ra shumë. Në minutën e 113-të vjen dhe rasti që vendos fatet e takimit. Gjyqtari Enea Jorgji bën shenjë nga pika e bardhë pas një ndërhyrje të Hilës kundër Paulauskas në zonë. Pra ka penallti për Egnatian dhe protesta nga ana e bardhebluve. Xhekson gjuan penalltinë, pret Lika por pastaj futbollisti i rrogozhinasve shtyn sferën në rrjetë. Në minutat e fundit Egnatia vonon lojën dhe krijon përplasje, ndaj Xhekson mori kartonin e dytë të verdhë dhe doli me të kuqe. Por për Tiranën nuk ka kohë, pasi Egnatia fiton 1-0 pas 120 minutash lojë në “Elbasan Arena” dhe fiton për herë të parë Kupën e Shqipërisë. Tirana del e dështuar nga ky sezon, edhe pse një javë më parë ajo ishte në garë për të dy trofetë, si për titullin kampion dhe për Kupën e Shqipërisë, madje e kuotuar si favorite. Por titullin ia “rrëmbeu” Partizani në dy xhirot e fundit të garës, kurse trofeun e Kupës ia mori Egnatia e Rrogozhinës.