BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD,
x
BREAKING NEWS

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i lartë i SHBA zbarkon në Tiranë më 20 qershor, Joe Biden zgjat “emergjencë kombëtare” për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri, zbardhet dokumenti që fundos familjen “Berisha”, sekuestrim pasurie për...

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i
x
BREAKING NEWS

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që do të fundosë Ilir Metën në SPAK, Kreshnik Spahiu zbulon detaje nga përgjimi që nëse merret seriozisht nga autoritetet mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në politikë

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që
x
BREAKING NEWS

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimit, Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike, qeveria asnjë kontroll

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti
x
BREAKING NEWS

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri, ja detajet e forta që zbardhi media greke për bashkëpunëtoren e Ramës, nga “festa” me 50 milionë eurot që i ka borxh kompanisë “Acto...

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në
x
BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x

Sport

Egnatia fiton titullin e parë në historinë e futbollit shqiptar, thyen Partizanin në duelin vendimtar të “Final Four”

Egnatia fiton titullin e parë në historinë e futbollit shqiptar,

Futbolli shqiptar ka një kampione të re, një skuadër që e fiton për herë të parë titullin në elitë dhe ajo është Egnatia e Rrogozhinës. Mbrëmë në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, në Tiranë, Egnatia luajti finalen e madhe të formatit më të ri të Superiores, “Final Four”, ndaj Partizanit, duke fituar 1-0 dhe duke merituar titullin kampion. Ky sukses e fut Egnatian e Rrogozhinës në librin e artë të fituesve të titullit elitar në futbollin shqiptar dhe padyshim që ky është sukses i madh, një sukses që Egnatia e ka merituar plotësisht, një trofe që në fund lojtarët ia dedikuan sulmuesit të ndjerë Duamena, që siç dihet vdiq muaj më parë nga një arrest kardiak në fushën e lojës. Ky është një sukses i dyfishtë i Egnatias, pasi pak ditë më parë fitoi edhe Kupën e Shqipërisë përballë Kukësit.

Ndeshja

Ndeshja e mbrëmshme rezultoi shumë e luftuar me të dyja skuadrat, që tentuan vazhdimisht të gjenin rrugën drejt rrjetës. Në minutën e 22-të Bintsouka pati mundësinë për të zhbllokuar ndeshjen dhe për të kaluar Partizanin në avantazh duke gjetur rrugën drejt rrjetës, por arbitri Anthoni Tejlor sinjalizoi që nuk kishte gol për shkak të prekjes së topit me dorë nga Sembene. Atë që nuk e bënë kryeqytetasit e realizuan më së miri rrogozhinasit, me Ibrahimoglu që shënoi pas asistit të dhuruar nga Spahiu në minutën e 35-të, duke zhbllokuar ndeshjen dhe duke i dhënë avantazhin, por njëkohësisht edhe fitoren skuadrës së Egnatias. Fraksioni i dytë ishte disi më i vakët sa u përket rasteve, duke bërë që në fund ndeshja të mbyllej me rezultatin 0-1. Egnatia diktoi ritmin gjatë gjithë sezonit, duke kryesuar renditjen me 63 pikë dhe në fund e finalizon duke triumfuar në “Final Four” dhe duke fituar titullin e parë kampion të Shqipërisë në histori. Kështu Egnatia do të përfaqësojë Shqipërinë në Champions League, teksa Partizani i vendit të dytë do të shkojë në Conference League.

Trajneri/ Tetova: S’mund të jesh më i lumtur se kaq

Trajneri Edlir Tetova i Egnatias deklaroi pas fitores 0-1 ndaj Partizanit në ndeshjen e titullit se nuk mund të jetë më i lumtur se kaq. “Të dyja trofetë me thënë atë që është më kanë gëzuar shumë, por kur mundëm Tiranën vitin e shkuar në finale e Kupës deklarova se këtë sezon do të ishim më mirë dhe gjatë ecurisë kur bëmë mirë thamë pse mos t’i tentonim të dyja trofetë. Në pjesën e parë e markuam mirë Mba-në dhe aty erdhi dhe goli. Unë e pata deklaruar që është një ndeshje episodesh dhe ne e kishim mundësinë për fitore. Ka qenë një konstatim i mirë, fituam duelet në mesfushë, e menaxhuam mire ndeshjen, por edhe Partizani kishte momentet e veta. Fitoren ja dedikoj familjes time dhe Edmond Zallës, kam mirënjohje pafund për atë njeri”, tha ai.

Shehi: Duhej të kishim shënuar

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, u shpreh se janë të mërzitur dhe se nëse do të kishin shënuar historia do të ishte ndryshe. “Mërzitja është prezente, po të kishim shënuar në fillim do të ishte histori tjetër. Rastet i kishim dhe po të kishim shënuar gjithçka do kishte shkuar ndryshe. Episodet i vendosin ndeshje të tilla, kështu ndodhi edhe sot, një episod na ndëshkoi”, tha Shehi.