
Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Egnatia fitoren “in-extremis” ndaj Skënderbeut, “paqe” në Fier mes Apolonisë dhe Kukësit

Shkruar nga Adriatik BALLA 19 Janar 2023

Kupa e Shqipërisë mbylli dje ndeshjet e para të raundit të 1/8 e finales, ku ra në sy dominimi dhe suksesi në tërësi i skuadrave të Superiore krahasuar me ata të Kategorisë së Parë. në fakt pritej një gjë e tillë, por jo në këto nivele dhe me këto diferenca që shfaqen si në lojë dhe në rezultate. E vetmja surprizë ishte barazimi i Apolonisë kundër Kukësit, por në tërësi ekipet e tjera siguruan fitoret e para dhe praktikisht hedhjen e një hapi kualifikues në këtë raund me rezultatet e ndeshjeve të para të tyre. Fitoret më bindëse u regjistruan të martën nga Partizani, Tirana dhe Vllaznia, por dje e bukur ishte dhe fitorja e Egnatias kundër Skënderbeut, në Korçë, një fitore që erdhi në minutën e 95-të.
S’ka gola në Fier, Apolonia barazon me Kukësin
Kukësi ka një stadium të ri tashmë, por kuksianët nuk kanë një skuadër të fortë sikurse kishin vite më parë. Edicionin e fundit pesha e Kukësit në kampionat ka rënë. Kjo vërtetohet dhe nga rezultatet në Kupë. Kështu, Apolonia dhe Kukësi janë ndarë në paqe në stadiumin në “Loni Papuçiu”, në një barazim pa gola. Pavarësisht disa rasteve nga të dyja ekipet, asnjëra prej tyre nuk arriti të shkundë rrjetën e kundërshtarit. Gjatë sfidës shumë futbollistë janë ndëshkuar më kartonë të verdhë për shkak të ndërhyrjeve të shkaktuara. Tashmë ekipet do përballen në ndeshjen e kthimit më 2 shkurt.
Egnatia fiton me Skënderbeun në minutën e 95-të
Egnatia ka fituar me një gol në minutat shtesë ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut. Skuadra e Duros mundi 1-0 korçarët në transfertë falë blerjes së re, Paulauskas, i cili debutoi me një gol të bukur. Ndeshja ishte shumë e ekuilibruar, por me rrogozhinasit që ishin më ngulmues në kërkim të golit, duke gjetur gjithmonë Ruçin të gatshëm për të ndalur goditjet në katërkëndorin e tij. Por pikërisht në fundin e sfidës, as ai nuk mundi të bënte asgjë ndaj goditjes së sulmuesit të afruar pak ditë më parë te Egnatia, i cili lëshoi një diagonale të pakapshme që i dha ekipit të tij fitoren 1-0 në sfidën e parë mes dy skuadrave në Kupë.
“Paqe” edhe mes Erzenit dhe Teutës
Në qarkun e Durrësit këtë sezon dueli më interesant është derbi mes Teutës dhe Erzenit të Shijakut. Duhet thënë se Erzeni, i ngjitur pas 20 vjetësh në elitë, po befason me performanca cilësore në kampionat, por duket se skuadra rrogozhinase po ecën mirë edhe në Kupën e Shqipërisë dhe këtë e dëshmoi barazimi i djeshëm në 1/8 e finales. Kështu, Erzeni dhe Teuta janë ndarë në një barazim 1-1 në duelin e tyre të parë në Kupën e Shqipërisë duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit. Ndeshja kishte protagonist kryesor sulmuesin Kapllani, i cili shënoi në të dy portat. Ish-futbollist i skuadrës durrsake, i cili u afrua pak ditë më parë te shijakasit, i dha avantazhin fillimisht ekipit të tij me një supergol. Por pak minuta më vonë, një devijim i tij ishte ai që solli barazimin duke vulosur këtë ndeshje e lënë gjithçka të hapur për atë të kthimit.
Faza 1/8, takimet e para
Të martën
Bylis – Vllaznia 0-2
Dinamo – Kastrioti 1-3
Korabi – Partizani 1-3
Lushnja – Tirana 0-3
Tomori – Laçi 1-3
Të mërkurën
Skënderbeu – Egnatia 0-1
Erzeni – Teuta 1-1
Apolonia – Kukësi 0-0
Më të lexuarat


E trishtë, humbje e madhe për futbollin/ Nxirret i vdekur nga rrënojat e një ndërtese portieri në Turqi

E trishtë/ Futbollisti i njohur nën rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë, ka luajtur mbi 100 ndeshje të rëndësishme (EMRI)

Sahit Prizreni: Bursa i takon Zelimkhan Abakarov, KOKSH nuk ka mbajtur qëndrim për atë që ndodhi me atletikën

Ethemi merr “superxhiro” në Turqi, tjetër gol për Instanbulsporin

Laçi me probleme para Partizanit, Tirana ndien peshën e largimeve në janar

Uzuni tjetër gol për Granadën, Muriqi mposht Real Madridin

Ajaksi i papërmbajtur me trajner Hritingën, mposht edhe Kamburin

Surpriza/ LeBron Xhejms pranë rekordit historik të pikëve në NBA

Derbi vetëm për prestigj, Interi shumë i fortë për Milanin, Lautaro i jep “aspirinë” skuadrës së tij, Milani zbret drejt “humnerës”

Muriqi "shkund" rrjetën, Mallorca i jep goditjen e rëndë Realit në garën për titull
