BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Sport

Egnatia mposht Partizanin dhe shkëputet me 6 pikë në krye, Dinamo rikthehet në top-4

Egnatia mposht Partizanin dhe shkëputet me 6 pikë në krye, Dinamo

Java e 31-të e kampionatit në Kategorinë Superiore u mbyll me surpriza jo të pakta, pasi Egnatia, kryesuese e garës, jo vetëm e mundi Partizanin rival, por tani e thelloi diferencën me ndjekësit, duke u shfaqur si pretendente absolute dhe e vetme e titullit. Natyrisht, pritet të luhet edhe “Final Four”, por ecuria e Egnatias dhe shkëputja e saj në kryesim kur kanë mbetur dhe 5 xhiro deri në fund tregojnë dominimin e skuadrës rrogozhinase. Dje mposhti Partizanin, por në tërësi i ka mundur edhe rivalët e tjerë, ndaj shihet si favorite për titullin. Por befasuese ishte dhe fitorja 2-0 e Dinamos kundër Erzenit, një fitore që e riktheu ekipin dinamovitë në top-4 të renditjes dhe padyshim e fut atë në garë për një shans për titullin. Nga ana tjetër, duhet thënë se skuadra si Vllaznia, Partizani dhe Tirana, pothuajse tre emrat më të mëdhenj të futbollit tonë, vijojnë të zhgënjejnë këtë sezon dhe rrezikojnë të mbeten pas asgjë, pra pa trofe.

Fitorja e bën Egnatian favorite

Egnatia rikthehet te fitorja në Superiore. Kryesuesit e kampionati reaguan pas humbjes me Erzenin, duke mposhtur 2-1 Partizanin. Kostarikani Jurguens Montenegro ishte heroi i skuadrës nga Rrogozhina me dy golat e shënuar në pjesën e parë. Vendasit realizuan edhe të tretin në fraksionin e dytë me anë të brazilianit Fernando, por VAR-i e anuloi. “Demat” shkurtuan rezultatin dhjetë minuta përpara fundit falë golit të Xhuliano Skukës, por sfida nuk prodhoi më gola dhe u mbyll me fitoren e vendasve. Egnatia kryeson me 57 pikë, 6 më tepër se Vllaznisë ndjekëse. Skuadra e Orges Shehit renditet e treta me 48 pikë.

Dinamo e papërmbajtshme, futet në top-4

Dinamo dje bëri një ndeshje racionale dhe një fitore të merituar përballë Erzenit, duke marrë një trepikësh me mjaft vlera për rrugëtimin sezonal, pasi suksesi e futi në top-4 të renditjes dhe kur kanë mbetur edhe pesë xhiro nga fundi, blutë dinamovitë mund të futen në luftë për titull në “play-off”, pavarësisht se kjo është diçka teorike sepse në praktikë Egnatia dhe Vllaznia duken skuadra më të kompletuara se “nëndetësja”. Kështu, ditën e djeshme, Dinamo mundi pastër dhe bindshëm Erzenin me rezultatin 2-0, duke marrë një trepikësh me mjaft vlerë për xhirot e mbetura të kampionatit. Në fakt, Blutë ishin kaluar nga Tirana një ditë më parë, por sot kanë dhënë përgjigjen e tyre në një ndeshje që e interpretuan mjaft mirë duke mos i lejuar shijakasve të rrezikonin portën e Salit, ndërsa goditën me rastin e parë që iu shfaq me Denison. Më pas, ata administruan mirë lojën dhe priten momentin në pjesën e dytë për të mbyllur ndeshjen falë golit të Kaçorrit, i cili shfrytëzoi një gabim të prapavijës mike në momentin e tyre më të mirë. Kështu, Dinamo kthehet në vendin e katërt, ndërsa Erzeni është i parafundit dhe sheh t’i largohen skuadrat që ka më lart në renditjen e kampionatit. Java e 32-të e Superiores do të luhet në fundjavë dhe me siguri që do të ketë përplasje që kanë ndikim për objektivat e klubeve, ku spikat derbi Partizani-Dinamo.