BREAKING NEWS

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas vizitës së Blinken, më 16 mars krijohet ekipi ri që do të drejtojë fushatën elektorale

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e homodializës, ja kush është krahu i djathtë i Ilir Metës që është shpallur ‘non-grata’ dhe si deputetët e PL janë kapur ‘mat’ duke transportuar para të pista nga Tirana në Angli...

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e
x
BREAKING NEWS

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës së saj prej dy muajsh po zbërthehet nga “SPAK”, futen në “lojë” metodat e FBI, ja provat e pakundërshtueshme që “gozhdojnë” deputeten e PL, Ilir Metën e Petrit Vasilin, detajet nga kontratat dhe ra...

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon prokurorët specialë, ish-presidenti nuk pranon abuzimet për lobing dhe ja fut bashkëshortes

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon
x
BREAKING NEWS

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre alarmin, ja si korrupsioni po gërryen besimin e publikut tek institucionet, shpopullon vendin e po dëmton bizneset e ndershme, kërkohen arrestime “VIP”

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë Alastair King Smith paralajmëron se nuk ka bashkëpunim me “non-gratën” dhe u bën thirrje politikanëve që të punojnë për qytetarët, ja mesazhi për grupin e Bardhit dhe pse Parlamenti duhet t’i r...

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x

Sport

Egnatia nuk njeh humbje, thyen Laçin e rimerr kreun e Superiores

Egnatia  nuk njeh humbje, thyen Laçin e rimerr kreun e Superiores

Java e 14-të e Kategorisë Superiore u mbyll dje me rezultate surprizuese në disa takime, ndërkohë që Egnatia, me fitoren e saj në Kurbin ndaj Laçit, e ka rimarrë kreun e renditjes, duke dalë dy pikë mbi Partizanin. Ndërkohë, një tjetër fitore surprizë ishte ajo e Vllaznisë në Durrës ndaj Teutës, 1-0, që i ngjiti goxha shkodranët në klasifikim, por nga ana tjetër e zhytën Teutën në një krizë të thellë rezultatesh në fundtabelë. Ndeshja që pritej me emocion ishte dhe ajo mes Kukësit e Skënderbeut, mbyllur në barazim 2-2, ku një pikë duket se i la të kënaqur të gjitha palët.

Egnatia nuk ndalet as në Kurbin

Egnatia fitoi në transfertë ndaj Laçit me shifrat 0-2, teksa të dy golat e ndeshjes u shënuan në fraksionin e dytë të lojës. Ishte Edison Ndreca që zhbllokoi rezultatin në minutën e 48, ndërsa në të 79-tën, Isgandarli vendosi në kasafortë trepikëshin. Pas kësaj fitoreje, rrogozhinasit mbeten në krye të Superiores me 30 pikë ndërsa Laçi është në vendin e tetë me 16 pikë.

Josa gjen defektet e Laçit të tij

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, beson se skuadra e tij gaboi në këtë takim, madje trajneri foli edhe për pozicionet ku kishte çaluar grupi. “Për mendimin tim duhet të ishim më të saktë kur fitonim topin në mesfushë ose në krahët e sulmit. Ky ishte problemi kryesor që pati ekipi sot. Ne u munduam të shpreheshim kur të fitonim topin, por aty duhet të ishim më efikase. Duhet të merrni zonat e kundërshtarit kur i linte bosh pasi mbrojtësit e krahëve dilnin lart dhe ne nga krahët duhet të sulmonim. Pas golit i bëmë përpjekjet tona, por duhet të ishim më të qartë dhe të freskët kur dilnim përpara në 30 metrat e fundit të zonës së kundërshtarit. Golat në shtyllën e dytë erdhëm pasi kishim problemin e Ndrecës që ngrihet në pozicion dhe dihet loja e tij. Nuk u dublua mirë krahu, edhe spastrimi i zonës duhet të ishte më i mirë. Kundërshtari goditi në pozicion diagonal dhe për zotësinë e tij”, tha Josa. Ai dha edhe një mendim për mundësinë e blerjeve të reja në janar. “Ky është një problem që çdo ekip ka nevojë për lojtarë me eksperiencë dhe mentalitet tjetër në lojë. Në këto momente, lojtarët kryesor duhet të japin maksimumin në ekip. Nëse kemi mundësi të sjellim lojtarë të tjerë, ky është një problem që nuk më takon mua.

Kukësi frenon Skënderbeun

Padyshim që emocione pati dhe në duelin midis Kukësit dhe Skënderbeut, ndeshje ku të dy palët interesoheshin për të marrë maksimumin por në fund u kënaqën me një pikë. Në fakt, Skënderbeu shpërdoroi një avantazh të dyfishtë ndaj Kukësit. Në ndeshjen e luajtur në Arena e Demave, korçarët dy gola në pjesën e parë me anë të Ahanonu dhe Likës. Megjithatë, në fraksionin e dytë verilindorët e trajnerit Stavri Nica reaguan dhe gjetën barazimin me anë të Zogos dhe Matheus Mota. Pas këtij barazimi, Skënderbeu mban vendin e katërt me 18 pikë ndërsa Kukësit mbetet në vendin e nëntë me 15 pikë, pozicione që janë fort të luhatshme në këtë fazë të kampionatit.

 

Java 14

Të hënën

Erzeni-Tirana               1-0

Partizani-Dinamo        0-0

Të martën

Kukësi-Skënderbeu     2-2

Laçi-Egnatia                0-2

Teuta-Vllaznia                         0-1

Renditja

Nr.Ekipi         Pikë

1.Egnatia         30

2.Partizani       28

3.Tirana           21

4.Skënderbeu  18

5.Vllaznia        17

6.Dinamo        16

7.Erzeni           16

8.Laçi              16

9.Kukësi          15

10. Teuta         12