BREAKING NEWS

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë Berishës’, Erion Braçe i jep përgjigjen e fortë djalit të Remzi Hoxhës

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë
x

Sport

Egoizëm dhe raste të shpërdoruara, zhgënjen Shqipëria përpallë Kazakistanit

Egoizëm dhe raste të shpërdoruara, zhgënjen Shqipëria

Kombëtarja shqiptare nuk shkon më shumë se një barazim pa gola në transfertën e largët të Kazakistanit.

Paraqitje e dobët, pa forcë dhe pa ide, pa mundur që të dominonte një kundërshtar dukshëm inferior në cilësi. Me një lojë të vakët, ku vetëm disa episode për shënim, nuk mund të mjaftonin që kuqezinjtë të ktheheshin te suksesi, pas humbjes zhgënjyese në shtëpi me Lituaninë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht rasteve sporadike nga të dyja ekipet, ndërsa pjesa e dytë e lojës foli më shumë për djemtë tanë që në minutat e fundit të ndeshjes humbën disa raste të pastra për gol, ku spikat ai i Seferit, i cili përplasi topin në trupin e portierit vendas ndërkohë që Broja priste me portën thuajse të boshatisur.

Kjo ishte ndeshja e tretë, e vlefshme për National League ku kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin 4 të Ligës C. Kombëtarja jonë numëron 4 pikë pas 3 ndeshjesh, duke qëndruar në vendin e dytë dhe duke pritur ndeshjen tjetër të grupit, Lituani-Bjellorusi që starton në 18:00.

Ndeshja e rradhës e Kombëtares shqiptare luhet pas tre ditësh, po në transfertë, ndaj Lituanisë, e cila na mori tre pikët në “Air Albania”.