BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Sport

Ekuban motivon Partizanin: Çuna, fitoni titullin edhe për mua

Ekuban motivon Partizanin: Çuna, fitoni titullin edhe për mua

Partizani është skuadër e qëndrueshme dhe është pranë suksesit të rëndësishëm për të fituar sërish titullin kampion. Por fillimisht duhet të kalojë Skënderbeun para se të mbërrijë në finalen e madhe të “Final Four”. Dueli do të luhet sot në mbrëmje dhe pritet me interes, teksa trajneri Shehi u shfaq entuziast dhe me besim se të kuqtë do ia dalin të shkojnë në finale. Ndërkohë, tifozët e Partizanit e mbajnë mend mirë Caleb Ekuban, një ndër të huajt më cilësorë dhe më të fortë që ka zbarkuar në Superiore. Ishte sezoni 2016/2017 kur sulmuesi ganez shpallej golashënuesi i dytë më i mirë në Superiore me 17 gola. (Pejiç, 28). Edicion ku Kukësi fitonte titullin e parë në histori dhe Tirana dëshpëronte popullin bardheblu duke rënë në Kategorinë e Parë. 30-vjeçari aktualisht është pjesë e Xhenoas në Serie A. Me ekipin më të vjetër italian ka shënuar deri tani 4 gola në kampionat (+2 asistime). Ekuban ka kujtuar Partizanin dhe tifozerinë e kuqe përpara nisjes së “Final 4”, format nga i cili do të zgjidhet edhe skuadra kampione në Shqipëri. “Demat” sfidojnë Skënderbeun në “Air Albania” të premten (20:00). Duel ku mjafton edhe barazimi për t’u ndeshur më pas në finale me fituesin e Egnatia-Vllaznia.

Mesazhi në video i Ekuban

Në videon e postuar në faqen e “Ultras Guerrils”, grupimi i mirënjohur ultras që mbështet skuadrën e kuqe, Ekuban deklaron se djemtë duhet ta fitojnë titullin edhe për të, që nuk e pati këtë mundësi. “Përshëndetje, o çuna. Jam Ekuban. Mendoj se disa prej jush më mbani ende mend. Kam qenë pjesë e klubit tuaj vite më parë. Kam dëgjuar dhe kam parë që jeni në gjysmëfinale. Një gjë që nuk arrita t’ia sillja klubit ishte fitimi i një trofeu. Shpresoj ta realizoni këtë mision. Bëjeni për mua që nuk ia dola. Bëjeni për tifozët e pabesueshëm. Forca Guerrils. Dhe për një popull që është i kuqi i partizanëve. Hajde çuna”, shkruan Ekuban.

Trajneri Shehi i ka të qarta objektivat

Trajneri Orges Shehi i ka të qarta objektivat e tij dhe ai është optimist se Partizani del fitues ndaj Skënderbeut. “Kur futesh në ndeshje të tillë, e shoh si ndeshje Kupe, me formatin e viteve më përpara, kur ke marrë rezultat të mirë në ndeshjen e parë në fushën e ekipit kundërshtar dhe kur kthehesh në shtëpinë tënde ke dy rezultate. Mendoj se nuk është se na favorizon shumë, por duhet ta kemi si pikë orientimi për të mos e humbur përqendrimin, që të mos e mendojmë në asnjë sekondë që kemi dy rezultate dhe kjo na ul pastaj dozën e përqendrimit, vlerësimit dhe motivimit se në futboll gjithçka ndodh dhe nuk ia lëmë asnjëherë asaj që edhe me barazim kalojmë. Se për çfarë luan Skënderbeu, nuk më takon mua të flas, të ketë objektivat e veta dhe bëjë çfarë të dojë. Objektivi ynë i vetëm është që me 26 maj të shkojmë në finale”, tha Shehi. Trajneri foli dhe për mbështetjen nga tifozeria. “Tifozët janë lojtari ynë i 12, gjej rastin t’i falënderoj se edhe kur nuk kemi qenë ku duhet, ata kanë qenë gjithmonë në nivelin e tyre, gjithmonë prezent. Kam besim që nesër do të jenë në kuadër të mbështetjes së skuadrës, nuk e di çfarë efekti do të ketë te Skënderbeu, por te ne do të ketë efekt të madh”, theksoi ai.