Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Elbasani sot kuqezi, Shqipëria në kërkim të ëndrrës evropiane, por duhet të mposhtë Portugalinë

Elbasani sot kuqezi, Shqipëria në kërkim të ëndrrës evropiane, por duhet të mposhtë Portugalinë

Postuar: 07/09/2015 - 10:58

Elbasani sot do të jetë kuqezi, pasi do të hapë dyert për të pritur shqiptarët nga të gjitha trojet. Ata kanë ardhur nga shtete të ndryshme jo vetëm nga qytetet e Shqipërisë, për të mbështetur Kombëtaren Kuqezi në kërkim të një suksesi historik kundër Portugalisë. Rreth 12.500 është numri i tifozëve që do ta ndjekin nga afër kombëtaren në “Elbasan Arena”.
 
Një vit më parë, një gol i Bekim Balajt shënonte fitoren më të madhe të futbollit shqiptar. Kombëtarja mundte falë atij finalizimi të përsosur Portugalinë dhe niste rrugëtimin e saj drejt Francës. Pavarësisht 3 pikëve në Aveiro, pak kush besonte se një vit më pas, përfaqësuesja do të kishte siguruar minimalisht një vend për në Play-Off dhe do të ishte pretendente për vendin e dytë. Më 7 shtator 2015, Shqipëria do të gjejë sërish përballë Portugalinë, për të vazhduar atë “ëndërr” që nisi në Aveiro. Në “Elbasan Arena” kuqezinjtë pas pesë ndeshjes pa humbje në grup, dhe me 11 pikë kërkojnë sërish ndaj Portugalisë një tjetër rezultat që do të afronte më pranë Francën.
 
Këtë herë portugezët do të kenë dhe Cristiano Ronaldon, që në Aveiro nuk ishte, por përballë një përfaqësuese që ka treguar se forcën e ka te grupi, një individ i vetëm, qoftë ky dhe lojtari më i mirë i Botës nuk mund të bëjë shumë. Shqipëria e di mirë se për të përsëritur një tjetër 7 shtator të lavdishëm duhet të bëjë ndeshjen perfekte, por ndeshja perfekte nuk i nevojitet vetëm Shqipërisë por dhe Portugalisë, që tashmë i sheh kuqezinjtë si një rival direkt drejt Europianit. Kombëtarja është e vetmja që i ka shkaktuar një humbje Portugalisë dhe në “Elbasan Arena” dhe  këtë herë ndryshe nga Aveiro, Shqipëria do të ketë dhe një mur të tërë kuqezi, që do të ngrihet në mbështetje të saj. Në “Elbasan Arena”, do të zbresin në fushë 11 futbollistë, por me miliona zemra shqiptare do të jenë aty me ta, për të kurorzuar një tjetër 7 shtator të lavdishëm, i cili mund të jetë ai i një finishi historik për Kombëtaren Shqiptare, atë drejt Europianit.
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:09

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli për çështjen e rinovimit të kontratës e cila i skadon në nëntor. A

Postuar: 13/10/2019 - 22:21

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka vendosur që të lërë gjithçka të hapur deri në di

Postuar: 13/10/2019 - 21:16

Pikërisht në momentet që ai arrin formën optimale, vjen një dëmtim që e mban jashtë fusheve për s

Postuar: 13/10/2019 - 07:59

Zikaltrit kanë bërë një garë perfekte në këtë pjesë të parë të sezonit, por nuk ia do

Postuar: 13/10/2019 - 07:57

Shqipëria e humbi “trenin” e saj që të çon në Europë, konkretisht në fazën finale të

Postuar: 13/10/2019 - 07:55

Një nga emrat më të shquar të futbollit tonë, Sokol Kushta, vjen këtë fundjavë në gazetën “

Postuar: 12/10/2019 - 23:15

Fiorentina po befason në këtë fillim sezoni, pasi përveç lojës së bukur, ka arritur të gjejë edhe