BREAKING NEWS

Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit për datën 6 korrik 2022

Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit
x
BREAKING NEWS

Priten valë arrestimesh? Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron politikanët: Ja lista e ministrave që përfundojnë në burg

Priten valë arrestimesh? Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe
x
BREAKING NEWS

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje të reja: Ja ku qëndron problemi! Kikia: Totalisht e pafalshme për drejtësinë, skema më e madhe pas firmave piramidale

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje
x
BREAKING NEWS

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe nxjerr aferën me firmën e Edi Ramës: Arben Ahmetaj...

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe
x
BREAKING NEWS

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”, Kryehetuesi i komunizmit zbulon pse kërkohej arrestimi i gjyshit të Edi Ramës

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”,
x
BREAKING NEWS

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe gjëra të tjera që nuk i kam publikuar ende, institucionet nuk më kthejnë përgjigje edhe pse...

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe
x
BREAKING NEWS

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i bën thirrje qeverisë: Kjo vjen si rrjedhojë e...

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i
x
BREAKING NEWS

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja e Ilir Metës

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja
x

Sport

Elez Gjoza: Europiani i 100-të i shtangës ngjarje e madhe për Tiranën, edhe kongresi botëror bëhet në kryeqytetin tonë

Elez Gjoza: Europiani i 100-të i shtangës ngjarje e madhe për

Peshëngritja do të ketë në fund të këtij muaji një eveniment të rëndësishëm sportiv, pasi pret në Tiranë Kampionatin Europian të shtangës për të rritur, një ngjarje e madhe sportive për vendin tonë. Në kuadër të Tiranës si kryeqytet europian i rinisë ky aktivitet merr akoma më shumë vlerë dhe bëhet fill pas finales së madhe të Conference League me 25 maj. Në mbrëmjen e 27 majit bëhet hapja në prani të personaliteteve shtetërore dhe atyre europiane të shtangës, kurse garat nisin më 28 maj. Ky aktivitet zgjat deri më 5 qershor dhe do të shërbejë si një imazh i shkëlqyer i Shqipërisë në botë. Për këtë kanë marrë masat dhe janë duke u dhënë dorën përfundimtare përgatitjeve zyrtarët e FSHP-së, të cilët kanë mbështetjen e KOKSH-it, MARS-t, Kryebashkiakut të Tiranës Veliaj si dhe kryeministrit Edi Rama. I intervistuar nga gazeta “SOT”, kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, kujtoi që ky nuk do të jetë aktiviteti i vetëm për këtë vit, pasi në fund të qershorit do të mblidhet në Tiranë kongresi zgjedhor i Federatës Botërore, e në vjeshtë do të zhvillohet Europiani i të rinjve U-20 si dhe U-23. Më poshtë ai jep disa detaje rreth organizimit të Europianit dhe ambicies së Shqipërisë për vend të parë tek meshkujt.

- Para tre muajsh ju deklaruat për gazetën tonë se do të bëni një Europian të madh. Mbeten dhe pak ditë nga starti i kij aktiviteti, si paraqitet situata?

Kampionati Europian i të rriturve në peshëngritje do të zhvillohet pas pak ditësh në Shqipëri (27maj-5 qershor), por ky nuk është aktiviteti i vetëm që do të zhvillohet në Shqipëri në kuadër të peshëngritjes. Një muaj më pas, e konkretisht më 24-27 qershor, Tirana do të presë Kongresin e Federatës Botërore, pasi do të zhvillohen zgjedhjet për organet drejtuese të kësaj federate. Më tej, në muajin tetor, po në Tiranë do të zhvillohet Kampionati Europian i të rinjve, pra mosha U-20 dhe U-23, që kompleton kështu disa aktivitete të mëdha të peshëngritjes europiane e më gjerë që zhvillohen në vendin tonë. Kjo dëshmon se Shqipëria ka kushte për të pritur eveninte të mëdha, e njëherësh ajo është një vend i besueshëm për peshëngritjen botërore.

- Kjo e zgjedhjeve të Federatës Botërore ngjan diçka e re. Kush janë kandidaturat për president?

Nuk dua të ezaurohem në këtë çështje, por mund të them se janë katër kandidatë për president, midis të cilëve sekretari aktual i federatës, irakeni Muhamet Zolut, i cili shihet si favorit për të fituar. Sfidantët e tij janë të fortë gjithashtu dhe emra të spikatur.

- Si kanë ecur përgatitjet për Europianin? Në çfarë faze jeni aktualisht?

Jemi në fundin e përgatitjeve. Kam kënaqësinë të them se kemi bashkëpunuar në mënyrë të frytshme me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe kreun e këtij institucioni, zotin Fidel Ylli, i cili e ka kthyer KOKSH në shtëpi të federatave dhe me zotin Ylli në drejtim KOKSH ka ndryshuar për mirë dhe është mjaft funksional. Kemi gjithashtu ndihmesën e Bashkisë së Tiranës dhe posaçërisht kreut të saj Erjon Veliaj, i cili ka bërë një punë të madhe me arredimin e korpusit olimpik. Ministria e Sportit ka dhënë ndihmesë në bazë materiale, pasi ka marrëveshjen me një nga firmat e mëdha të bazës materiale të shtangës sikurse është “Eleiko”, pa harruar sigurisht vëmendjen e qeverisë e kryeministrit Rama për evenimente të tilla madhore.

- Sa sportistë kanë konfirmuar pjesëmarrjen?

Janë rreth 550 sportistë që do të zbarkojnë në Shqipëri në kuadër të këtij kampionati. Por në total do të jenë afro 700 persona, pasi 150 janë stafe shoqëruese si trajnerë, gjyqtarë, delegatë e zyrtarë federatash anëtare të federatës europiane.

- Si do të mund t’i akomodoni këta, kur Tirana është e zënë si pasojë e finales së Conference League në futboll?

Pyetja e shqetësimi juaj janë me vend, por ne i kemi marrë masat për të gjithë të papriturat. Sportistët do të akomodohen në hotel “FAFA” pranë malit të Robit. Atje edhe do të stërviten deri në ditën e garave, pasi ambienti ka 1 mijë metër katrorë në dispozicion të sportistëve që do të përfaqësohen në Europian. Kuptohet, garat e aktivitetit do të zhvillohen në kompleksin olimpik në Tiranë, tek salla “Feti Borova”. Kemi folur me kompanitë e ndryshme për transportin dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë si duhet për këtë ngjarje të madhe të peshëngritjes europiane. Ju kujtoj se ky aktivitet do të jetë Europiani i 100-të në historinë e aktiviteteve në rang kontinental, pra është aktivitet jubilar dhe për ne kjo ka shumë rëndësi dhe i rëndësishëm është edhe për vetë federatën europiane dhe atë botërore. Kjo do ta fusë vendin tonë dhe shtangën tonë në historinë e evenimenteve të mëdha dhe jubilare të peshëngritjes në Europë.

- Kur do të startojë aktiviteti?

Kampionati Europian i Peshëngritjes do të hapet zyrtarisht më 27 maj, në orën 17:00, me praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të shtetit, por edhe të federatës europiane. Do të shtrohet një darkë dhe do të ketë një organizim festiv, të cilin e kemi përcaktuar që më parë.

- Folëm për të tjerët por nuk kemi folur për ekipin tonë kombëtar. Çfarë synon Shqipëria në këtë Europian?

Shqipëria do të përfaqësohet me të gjitha kategoritë tek meshkujt dhe ambiciet tona janë që të fitojmë 9 medalje në këtë aktivitet.

- Më falni për ndërhyrjen, po me çfarë sportistësh do të fitoni 9 medalje në një Europian? Kjo është më shumë sesa eufori....

Më vjen keq për paragjykimin, por Shqipëria është një fuqi serioze në peshëngritje, për shkak të sportistëve të saj cilësorë. Kemi tre sportistë që synojnë medalje dhe sikurse e dini në shtangë ka tri stile e sportistët tanë do të tentojnë medalje të trefishtë në peshat e tyre. Kemi Briken Caljen dhe Erkand Qerimajn që garojnë në të njëjtën peshë dhe secili pretendon nga 3 medalje, si dhe Evangjeli Velin që synon tri medalje në kategorinë e saj. Por ambicia jonë është edhe në rang ekipor tek meshkujt, ku synojmë një pozicion nga vendi i parë në vendin e tretë, pra në zonën e podiumit. Dhe jemi entuziastë për këtë, pasi kemi sportistë të kalibrit të lartë. Në këtë kuadër, dua të them se si ekip kombëtar do të shfrytëzojmë avantazhin që na jep fusha, pra roli i organizatorit. Nga ana tjetër, në këtë rast nuk na kufizojnë shpenzimet, pasi nuk kemi realisht shpenzime dhe për këtë arsye do të marrim pjesë me ekip të plotë. Jua thashë, objektivat i kemi me tre sportistë, por njëherësh si ekip duam një nga tri vendet e para.

- Në aktivitete të tilla bëhen edhe vlerësime, jo vetëm të figurave të peshëngritjes nga vendi ynë, por edhe nga Europa. Keni planifikuar ndonjë episod të tillë në program?

Janë programuar disa lëvizje të tilla, sigurisht, madje po e zbuloj një, pasi do ta vlerësojmë kryebashkiakun Veliaj për kontributin që ka dhënë në këtë drejtim, një punë kolosale dhe inkurajuese e tij. Është vetë struktura drejtuese e federatës europiane që e ka programuar këtë dhe s’kam si të mos ndihem mirë pasi na është gjendur pranë në organizimin e një aktiviteti të tillë të madh për sportin tonë.

- Kontrollet antidoping janë të domosdoshme. Sa i plotësoni ju standardet që kërkohen për veprimtari të tilla në nivel kontinental?

Kontrollet antidoping i mbulon ministria e linjës, pra ajo e Sportit. Ne i kemi bërë kontrollet tona dhe duhet të gjithë ta dimë se federata botërore dhe ajo europiane e kanë pikë të dobët këtë çështje, pra lufta ndaj dopingut është prioritet i madh. Madje Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka propozuar një sërë nismash në këtë drejtim dhe pati madje dhe propozime që shtanga të përjashtohej nga Lojërat Olimpike si sport me shumë raste dopingu. Por ngjarjet e fundit sportive si Olimpiada e Tokios, Botërori i fundvitit të kaluar etj, nuk prodhuan raste të reja, kështu që peshëngritja do të jetë në Olimpiadën e Parisit në vitin 2024. Për të pasur një sport të pastër dhe larg ndikimit të dopingut janë bërë seminare të shumta nga federata europiane, por edhe nga federata jonë, në mënyrë që sportistët dhe aktorët e këtij sporti të ndërgjegjësohen për rolin negativ që ka përdorimi i substancave të palejuara në një sport të shëndetshëm dhe në rivalitetin e ndershëm në gara.

- Si Federatë Shqiptare e Peshëngritjes, çfarë prisni nga Europiani?

Ky është Europiani i 100-të Europian, e theksova dhe më lart që ky është një aktivitet jubilar, historik për shtangën europiane e domosdo dhe për shtangën tonë. Mbi gjithçka është imazh i mirë për vendin. Nga ana tjetër, ne si ekip kombëtar kemi synimet tona, për të treguar se kemi potenciale në këtë sport dhe do t’i tregojmë këto potenciale. Më 30 qershor, shtanga europiane do të flasë shqip, jam i sigurt për këtë, pasi bëjnë garën e tyre dy shtangistët tanë të shkëlqyer, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj. Do t’i tregojmë Europës se dimë të organizojmë aktivitete të mëdha, por edhe dimë të fitojmë gara të mëdha.