
“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit: Janë bërë tentativa që...

“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ja pse nuk u zbatua menjëherë urdhri i SPAK

Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet autori

Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK (Detajet)

“Është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë”/ Avokati zbulon ku ndodhej Vangjush Dako në momentin që doli urdhër-arresti

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një situatë e tillë i intereson kryeministrit apo po detyrohet...

“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati i tij: Ja për çfarë akuzohet

Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër të SPAK: Masa e sigurimit me burg nuk është e duhura, ja çfarë rrezikon ish-kryebashkiaku

Elez Gjoza: Kush hedh akuza ka synim të njollosë peshëngritjen, kualifikimi ynë në Olimpiadë as nuk diskutohet

Shkruar nga Adriatik BALLA 22 Maj 2023
Peshëngritja është sporti më i trofeshëm në Shqipëri, sidomos sa i takon medaljeve që ka sjellë në Shqipëri nga aktivitetet europiane dhe botërore. Shtanga ka pasur e ka talente, madje dhe sportistë elitarë që po shkruajnë histori në aktivitetet e mëdha, por problemi si në çdo sport mbetet vazhdimësia, pasi ka tkurrje të të rinjve pjesëmarrës në shumë sporte në Shqipëri. Por ka një lajm të mirë, që shumë të rinj e të reja nga vendet e ndryshme të botës duan të luajnë për Shqipërinë, pasi ajo ka sot një ligj shpërblimi për medalistët, diçka që josh sportistët kualitativë të vendeve që nuk ofrojnë shumë në këtë drejtim. Po sa e aftë është peshëngritja shqiptare të mundësojë kualifikimin në Olimpiadën e Parisit vitin e ardhshëm? Kësaj pyetje e shumë të tjerave u jep shpjegim presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, i cili në këtë intervistë të dhënë për gazetën “SOT”, thotë se më e pakta dy shtangistë shqiptarë do të jenë në Olimpiadë. Madje Gjoza, ndryshe nga shumë të tjerë që e shohin si dështim Europianin e Armenisë, thotë se është shtruar rruga që sportistët të gjejnë kualifikimin nga garat e tjera të mëdha. Në këtë intervistë, Gjoza “kopjoi” një frazë të Edi Ramës, që u përdor në fushatën e socialistëve në zgjedhjet e 14 majit, e konkretisht “vetëm përpara, kurrë më mbrapa”.
- Europiani që u zhvillua pak javë më parë në Armeni, nxori zbuluar dobësinë e ekipit tonë kombëtar, ku përveçse nuk u sigurua asnjë medalje, sportistët treguan dobësi teknike në realizimin e provave. Çfarë po ndodh me peshëngritjen shqiptare? Si shpjegohet kjo rënie dramatike e shtangës?
- Më vjen keq, por më duhet t’ju kundërshtoj, pasi këtu nuk ka asgjë dramatike, përkundrazi, kishte pjesëmarrje të përfaqësueses tonë të shtangës në Europian, një pjesëmarrje e domosdoshme për sportistët, pasi në të kundërt u digjej shansi të luanin në garat me vlerë kualifikuese. Siç e dini edhe ju, Shqipëria ka shtangistë cilësorë dhe shkon në aktivitetet e mëdha, në Europianë apo Botërorë, për medalje. 3 vendet e para në garat përkatëse shkojnë në Olimpiadë, ndaj rrezikuam shumë për shumë. Godelli e nisi garën me peshë shumë të madhe, pasi ishte një shans. Duke parë vlerën e Europianit ne shkuam të përfaqësohemi, po të ishte një Europian i zakonshëm natyrisht që do të shkonim ndryshe. A ishte kjo performanca jonë më e mirë? Absolutisht jo, kjo nuk ishte më e mira e mundshme. Por vlerat e shtangës tonë janë e do ta tregojnë veten në momentin dhe vendin e duhur.
- Këtu nuk flitet vetëm si ekip, ka dhe detaje nga emrat, nuk pamë asnjërin të shkëlqente...
- Edhe një herë, ishte një Europian ku ne kishim të domosdoshme pjesëmarrjen, sepse, nëse ne nuk shkonim, atëherë humbisnim shansin të futeshim në garat e mëdha të ardhshme. Krenar Shoraj është një kandidat për të siguruar një biletë për në Olimpiadë, por që ta sigurojë këtë duhej të merrte pjesë në Europian. Ai nuk ishte në formën e tij më të mirë, por ne e futëm në garë që t’i japim shansin për Olimpiadën e ardhshme. Kjo pasi ai tani ka mundësinë të marrë pjesë në Botëror. E thënë me fjalë të tjera, ne nuk fituam medalje, por fituam të drejtën e mundësisë për të shkuar në Olimpiadë. A ishte nevojshme gara? Po patjetër po, edhe për peshën, pasi pesha 81 kg nuk është peshë olimpike. Ne na interesonte që të kishim pjesëmarrje në këtë peshë për të ruajtur shansin që në Olimpiadë të çojmë sportistë (të kësaj kategorie) në një peshë tjetër. Është detyrë e federatës, nëpërmjet stafeve teknike e drejtuese që të udhëzojë dhe hartojë strategjitë e saj për të realizuar objektivat afatmesme dhe afatgjata për të siguruar pjesëmarrjen në Olimpiadë.
- A kemi shanse në Botëror?
- Shanse kemi, siç thashë e siguruam rrugën për të marrë pjesë pasi e kryem detyrimin në Europian. Në Botëror sportistët marrin pjesë në 81 kg dhe arrijnë të kualifikohen në Olimpiadë për peshën 73 kg. Botërori ka vlerë pikësh për kualifikim dhe botërori i këtij viti do të zhvillohet në Arabinë Saudite.
- Mos vallë është shansi i fundit?
- Ka dhe shanse të tjera për të siguruar pikë për të shkuar në Olimpiadë dhe ne do t’i shfrytëzojmë këto raste. Pas Europianit që mbyllëm në radhë kemi Grand Prix, me vlerë kualifikuese në Olimpiadë. Bëhet fjalë për dy aktivitete, ai i Katarit, si dhe kupë në Havana të Kubës. Aktiviteti i fundit me vlerë kualifikuese do të jetë Kampionati Europian (i vitit 2024), i cili do të zhvillohet në Antalia të Turqisë në mars të vitit të ardhshëm. Rregulloret janë të qarta, sportistët që zënë tre vendet e para në peshat e tyre shkojnë në Olimpiadë.
- Meqë jemi tek shtanga jonë, kush sportist sipas jush mund të arrijë të kualifikohet në Lojërat Olimpike?
- Briken Calja është i garantuar, por unë shoh edhe Qerimajn të sigurt. Pra, më e pakta dy sportistë i kemi në Olimpiadë. Shoraj mori pjesë dhe tani e ka rrugën e hapur, madje unë e shoh me shumë shanse. Këtë sportist ne e operuam dhe ai ka rehabilitim shumë të mirë. Së shpejti do të bëjmë edhe garë kontrolli për të parë gjendjen e secilit. Kam shpresë për Shorajn. Kurse për vajzat nuk besoj se ia dalin, janë ende larg me rezultate për të qenë në Olimpiadë. Kemi vajza cilësore, me rezultate premtuese, por janë moshë e vogël dhe do t’u duhet ende kohë të arrijnë në rezultate krahasuese në rang europian. Për këtë gjini kërkohet ende kohë për të korrur frytet në garat e mëdha.
- Kthehemi tek Godelli, ai ka shfaqur probleme me realizimin e garave, por është sportist me të dhëna të larta. Duket se ka ngërç psikologjik në gara. A ka shanse?
- Godelli ishte në formë këtë herë në Europian, por e shoh larg objektivave. E them këtë pasi pesha 81 kg nuk ekziston në Olimpiadë dhe atij i duhet të garojë në garat e radhës në 89 kg. Nuk them se nuk ka shanse fare, ka shanse teorike, por kur rritet pesha trupore rezultati bëhet më i vështirë.
- A është e vërtetë që një sportiste e huaj do të garojë për peshëngritjen shqiptare?
- Në aktivitetin që do të kemi në Havana të Kubës, siç thashë një kupë e tipit Grand Prix me vlerë kualifikimi, do të marrë pjesë edhe një sportiste kolumbiane, e cila ka shprehur dëshirën që të garojë për Shqipërinë. Lidhjen me ne e ka mundësuar federata kolumbiane, por mësojmë se është vetë sportistja që ka shprehur dëshirë të garojë për Shqipërinë.
- Si ka mundësi?
- Patjetër që kjo e ka një shpjegim. Jo vetëm ajo, por shumë sportistë nga vende të ndryshme kanë shprehur dëshirë të garojnë për Shqipërinë. Kjo ka ndodhur për shkak të ligjit për shpërblimin që ka miratuar qeveria jonë, e cila u jep prioritet sportistëve elitarë duke i shpërblyer për medaljet. Duke qenë se ligji që kemi ne është nga më vlerësueset në botë, sportistë nga vende të ndryshme që nuk përfitojnë të ardhura në këtë formë, shohin një mundësi, ndaj i bëjnë kërkesë Shqipërisë, nëpërmjet federatave të sportit, që të garojnë për flamurin shqiptar. Edhe shtangistja kolumbiane e ka shprehur këtë dëshirë. Ne na ka kontaktuar federata homologe kolumbiane dhe ne do ta shohim e do ta testojmë sportisten në Kubë. Aktualisht ajo ka rezultate që janë me pretendime për medalje olimpike.
- Pak javë më parë ju keni pasur një përplasje me pjesëtarë të komunitetit të shtangës. A mund t’i kthehemi pak kësaj çështjeje?
- Nuk kam ndërmend t’i kthehem më kësaj çështjeje. Shqipërisë nuk i mungojnë talentet dhe fatmirësisht peshëngritja jonë ka vajza dhe djem që spikasin, sikurse ka në Shkodër dy elementë cilësorë, në Shtërmen me trajner Toskën dy sportistë shumë cilësorë, një vajzë e Elbasanit që ka pritshmëri të mira etj. Ne po vijojmë të punojmë. Kuptohet, qëllimi i disa njerëzve është të godasin peshëngritjen, duan që shtanga shqiptare të njolloset. Prandaj, nuk kam kohë të shoh mbrapa, e kurrë më mbrapa, por dua dhe jam i fokusuar të shoh vetëm përpara. Duket sikur po përsëris kryeministrin Rama, me këtë qëndrim, por kjo është e vërteta.
- Meqë kujtuam kryeministrin, është momenti të themi se ai ju nderoi vjet kur priti delegacionet që zgjodhën presidentin e ri të peshëngritjes botërore. A ka qenë ai kongres (apo aktivitet) i atyre përmasave që i ka sjellë impakt pozitiv Shqipërisë dhe peshëngritjes së saj?
- Zgjedhjet e Federatës Botërore të Peshëngritjes të bëra në Tiranë kanë qenë një eveniment i jashtëzakonshëm për sportin tonë. A ndikoi? Jashtëzakonisht shumë. Mua personalisht më dhanë yllin e artë për kontributin që pata në organizimin e veprimtarisë por edhe në përmirësimin e kushteve dhe rritjen cilësore të shtangës në Shqipëri. Mos harroni! Peshëngritja solli në Shqipëri 3 mijë vetë nëpërmjet katër aktiviteteve që organizuam ne. Zgjedhjet e federatës botërore të shtangës, janë një gjë e madhe për një vend të vogël si Shqipëria. Erdhën 156 presidentë dhe 156 sekretarë nga federata të ndryshme të shtangës nëpër botë. Vlerësimet që u dhanë për ne ishin maksimale, sepse ne u kujdesëm që të kishte një organizim të përsosur. Mos harroni që për nder të tyre kryeministri Rama i priti dhe shtroi darkë në Pallatin e Brigadave.
Intervistoi: Adriatik BALLA
Më të lexuarat


Humbje e madhe për futbollin, humb jetën në një aksident të tmerrshëm talenti 18-vjeçar

Ndeshja e shekullit!/ Zbulohet plani i Arabisë Saudite: Ronaldo, Messi, Benzema dhe shumë yje të tjerë kundër...

Babai i Mesit takon Laportën, argjentinasi mund të kthehet tek Barça, tifozët në delir

Silvinjo: Rruga e kualifikimit është e gjatë, por 7 ndeshjet do t’i konsiderojmë si 7 finale

Igli Tare largohet nga Lacio, mesazh falënderimi për klubin dhe presidentin Lotito

Pas largimit nga PSG, babai i Messit zbulon se ku do ta shohim sëshpejti yllin argjentinas

Dy milionë tifozë më pak, largimi i Mesit i kushton PSG-së

Haland në telashe, nuk i njohin emrin në Norvegji: Përdoret për këpucë e rroba

Sulmuesi francez mbylli karrierën me “Los Blancos” por fluturoi drejt Rijadit në Arabi për të nënshkruar me një klub saudit, nga i cili do të fitojë shumë para

Anis Mehmeti rrëfen emocionet si lojtar i Kombëtares: Mezi pres të luaj para tifozëve kuqezi
