BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Sport

Eliminime në masë të skuadrave shqiptare, Laçi mban nderin e futbollit shqiptar në Europë

Eliminime në masë të skuadrave shqiptare, Laçi mban nderin

Mbrëmë u luajtën ndeshjet e kthimit të turit të dytë kualifikues të UEFA Conference League, ku garonin dhe mjaft skuadra shqiptare. Por kualifikimit ia dolën vetëm Laçi e Prishtina, kurse Partizani, Vllaznia, Drita, Shkupi dhe Shkëndija u eliminuan.

Asnjë shans përballë Bazeli, Partizani eliminohet

Partizani kishte humbur ndeshjen e parë ndaj Bazelit, në Zvicër, me rezultatin e thellë 3-0. Natyrisht që nuk pritej ndonjë mrekulli, edhe pse mrekullitë me topin e rrumbullakët ndodhin. Gjithsesi, zviceranët, dukshëm më cilësorë, e dominuan edhe këtë takim të kthimit, duke mos i dhënë asnjë shans skuadrës së kuqe. Stoker shënoi në minutën e 38-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me fitoren e tyre 1-0. Në fillim të pjesës së dytë Artur Cabral shënoi edhe golin e dytë për zviceranët, madje me këtë gol i vuri kapak fitores (2-0) dhe kualifikimit.

Laçi reziston ndaj Universitatea Krajovës dhe kalon në raundin e tretë

Laçi kishte fituar duelin e parë me Universitatea Krajovën një javë më parë me shifrat 1-0, por ky rezultat nuk jepte garanci për vazhdimësinë nëse skuadra kurbinase nuk do të angazhohej fuqishëm në lojë për të arritur objektivin e saj. Gjithsesi, në pjesën e parë Laçi bëri një paraqitje vërtet të mirë, duke u mbrojtur me kujdes dhe duke e ruajtur të paprekur portën, pra pjesa e parë u mbyll 0-0. Në pjesën e dytë, kurbinasit bënë një mbrojtje heroike, duke mos i dhënë asnjë shans kundërshtarit Iicili u tregua agresiv. Për pasojë Laçi arriti ta mbyllë ndeshjen pa pësuar gola, pra 0-0, duke merituar kalimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës, ku do të gjejë përballë Anderlehtin.

Vllaznia e nis keq

Shepoviç shënoi në minutën e 20-të për Ael Limasolin dhe kjo solli një situatë të vështirë për shkodranët. Kjo ndodhi për faktin se Aeli qipriot, edhe pse nuk kishte ndonjë forcë kushedi, ka një sulm mjaft të shpejtë dhe efikas. Në minutat në vazhdim Vllaznia e rriti forcën sulmuese dhe tentoi të barazojë me çdo kusht, por qipriotët u mbrojtën mjaft mirë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Vllaznia e rriti ndjeshëm forcën sulmuese dhe realisht bëri ndeshje të mirë, por nuk ia doli të gjejë hapësirë e të shënojë golin që do të bënte diferencën, për pasojë në turin tjetër kaluan qipriotët e Ael Limasolit.

Prishtina kualifikohet më tej

Prishtina humbi dje ndaj uellsianëve të Connah’s Quay me rezultatin 4-2, por falë fitores në ndeshjen e parë në Kosovë 4-1, arriti të shkojë më tej, në raundin e tretë, një sukses i rëndësishëm për ekipin e Prishtinës.

Drita eliminohet në sekondën e fundit

Drita e Kosovës bëri një paraqitje të mirë këtë sezon në Conference League. Në kuadër të turit të dytë, Drita u përball me gjigantët holandezë të Fejnordit. Ndeshja e parë në Prishtinë u mbyll në barazim 0-0. Kjo i dha shpresë dhe entuziazëm skuadrës kosovare që mbrëmë bëri një tjetër ndeshje të madhe. Rezultati shkoi deri në 2-2, deri në minutën e 90-të, por në sekondat e fundit të lojës holandezët e Fejnord shënojnë golin e tretë që pati vlerë kualifikuese, pra 3-2.

Edhe Shkëndija e Tetovës eliminohet

Shkëndija e Tetovës zhgënjeu në Conference League, ku humbi të dyja ndeshjet me Rigën, fillimisht 2-0 e mbrëmë 1-0, duke u eliminuar.