Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Eliminohet Barcelona, Atletiko hakmerret e shkon në gjysmëfinale

Eliminohet Barcelona, Atletiko hakmerret e shkon në gjysmëfinale

Postuar: 14/04/2016 - 08:30

Barcelona dhe Atletiko dhuruan spektakël mbrëmë në Ligën e Kampioneve, në ndeshjen e kthimit çerekfinale, aq sa këto dy skuadra janë në gjendje të prodhojnë lojë midis tyre. Në një atmosferë të zjarrtë e të pazakontë në “Vincente Calderon” të Madridit, Atletiko kërkoi që në fillim hakmarrje për humbjen e pamerituar (sipas saj) të ndeshjes së parë. Atletiko ishte më e mirë gjatë fraksionit të parë të lojës, dëshmuar me një presion të vazhdueshëm dhe me krijimin e rasteve për shënim, përkundër Barcelonës që nuk guxoi në asnjë moment dhe ishte frikacake në fushë. Diferenca do të bëhej në minutën e 36-të, kur pas krosimit të Fernandezit nga krahu i djathtë, francezi Antonio Griezman realizoi një supergol me kokë. Barça u përpoq të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes, duke tentuar të sulmojë dhe nisi një mori pasimesh nga krahët, por mbrojtja e Atletikos në superioritet moral ishte e pathyeshme. Në pjesën e dytë loja u zhvillua në gjysmëfushën e Atletikos, por as Mesi, as Nejmar e as Suarez nuk arrirën të finalizonin. Atletikos iu dha mundësia e kundërsulmit herë pas here dhe në minutën e 88-të shënon golin e dytë me penallti, pikërisht me Griezman. Iniesta preku topin me dorë por gjyqtari Rizoli dha vetëm 11-metërsh e jo karton të kuq. Në minutën e 90-të Barça pretendon penallti pas prekjes së topit me dorë, por gjyqtari Rizoli këtë herë jep goditje dënimi në kufirin e zonës, në një rast tejet të diskutueshëm. Gjuan Mesi, por jashtë. Si përfundim, Atletiko 2-0 dhe siguron kualifikimin për në gjysmëfinale. Barcelona eliminohet dhe e mbyll këtu aventurën Champions këtë sezon.
 
Bajerni kualifikohet me vështirësi
 
Bajerni i Munihut u gjend i papërgatitur në duelin e mbrëmshëm me Benfikën dhe vuajti në çdo drejtim. Natyrisht, pritej një dominim në kontrollin e topit nga ana e Bajernit dhe ashtu ndodhi, por gjermanët u gjendën shpejt në vështirësi nga kundërsulmet e frikshme të vendasve. Bajerni barazoi në pjesën e parë 1-1, por në një takim ku portugezët patën iniciativën dhe ishin më të rrezikshëm në kundërsulm. Ishin pikërisht portugezët që shënuan të parët me anë të Raul Himenez. Megjithatë, gjermanët reaguan shpejt dhe në kohën e duhur dhe pas një krosimi nga e djathta portieri vendas grushton, por topi përfundon në kufijtë e zonës në këmbët e Arturo Vidal, i cili lëshon një “predhë” me këmbën e majtë dhe topi përfundon në rrjetë. Barazimi u jep sërish avantazh gjermanëve, të cilët kishin fituar ndeshjen e parë dhe ndiheshin favoritë. Në pjesën e dytë Tomas Muller shënon golin e dytë për gjermanët (52’), duke i vënë kapak kualifikimit, por Bajerni vuajti deri në fund, pasi nga një goditje dënimi në minutën e 76-të shndërrohet në gol nga Taliska. Deri në fund ka vuajtje, por me 2-2 Bajerni ia del të shkojë në gjysmëfinale.  Adriatik BALLA
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2019 - 20:00

Stadiumi i ri kombëtar, "Arena Kombëtare" do t’i hapë zyrtarisht dyert  në nëntor dhe ndaj Francës do të luhet në shtëpinë e re për herë të parë.

Postuar: 18/10/2019 - 07:22

Lionel Mesi është padyshim lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Postuar: 18/10/2019 - 07:21

Peshëngritja është sporti që i ka sjellë vendit më shumë medalje nga aktivitetet ndërkombëtare dh

Postuar: 18/10/2019 - 07:19

Skënderbeu do të presë këtë të shtunë Kukësin, në atë që konsiderohet si një kryetakim për Superi

Postuar: 17/10/2019 - 21:00

Një pyetje lind natyrshëm, a mund të përballet Kosova me Serbinë në Europian, në rast se këto 2 e

Postuar: 17/10/2019 - 19:57

Një nga gazetarët dhe komentatorët më të vjetër sportiv, Ahmet Shqarri, në një intervistë për Viz

Postuar: 17/10/2019 - 19:47

Ndeshja e Çekisë kundër Kosovës më 14 nëntor në Plzen do të vendosë direkt se cila prej tyre do t