Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën
Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...
Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”
Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
Eliminohet Napoli dhe Benfika, në gjysmëfinale shkojnë Arsenali dhe Çelsi
Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Prill 2019
Liga e Europës dhuroi emocione të forta mbrëmë, por dukshëm shkuan në gjysmëfinale pretendentët, që janë Çelsi dhe Arsenali, të cilave u shtohen Valencia dhe Eintrahti i Frankfurtit. Napoli kishte vetëm dëshirën për të fituar ndeshjen e djeshme përballë Arsenalit, por kjo nuk mjafton në një ndeshje futbolli. Duhet shpejtësi, cilësi dhe taktikë, ndryshe nuk arrin tek objektivi madhor. Pra skuadra e trajnerit Karlo Ançeloti kishte dëshirë të fitonte por nuk kishte kapacitetet e mjaftueshme për të përballuar furinë e skuadrës angleze që kishte përgatitje më të mirë atletike por edhe teknike. Në fakt, me një skemë loje të bazuar në qarkullimin e dendur të topit dhe me zbulimin në vijën e parë të Insinjes, Napoli tentoi të shënonte në pjesën e parë, por jeti përballë një skuadër të organizuar mjaft mirë. Loja ishte e bukur në vetvete, por Napolit i mungonin rastet për të shënuar. Arsenali me kundërsulmet e tij, duke shfrytëzuar shpejtësinë, rrezikoi më shumë sesa napolitanët. Në minutën e 36-të vjen dhe ndëshkimi i Napolit. Një goditje dënimi në largësi prej 20 metrash i shërben Lakazetes ta dërgojë sferën në rrjetë, duke shokuar Napolin, i cili u hodh më pas në sulm, duke krijuar dy-tri raste të mira, por Milik, Insinje dhe Allan gabuan në gjuajtjet e tyre, duke mos i shfrytëzuar mundësitë e tyre. Në pjesën e dytë Napoli rriti ndjeshëm forcën sulmuese dhe kjo u reflektua në mbajtjen e topit në përqindje dhe në numrin e aksioneve goditëse, duke tentuar me forcë të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes, por nuk ia doli. Arsenali u mbrojt me mjaft kujdes dhe zgjodhi të forconte mbrojtjen e të mos linte hapësira për napolitanët. Si përfundim, fiton Arsenali 1-0 dhe shkon në gjysmëfinale me meritë, duke u shfaqur si një prej pretendentëve kryesorë për trofeun. Një tjetër ndeshje emocionuese ishte dje ajo mes Çelsit dhe Slavias së Pragës, e cila përfundoi me fitoren e londinezëve me shifrat 4-3. Ishte një duel ku pati “festival” golash. Çelsi shënoi brenda 17 minutave të para 3 gola. Në minutën e 26-të Slavia shënoi golin e parë, por brenda pak minutash Çelsi shënoi golin e katërt dhe pjesa e parë mbyllet 4-1. U duk një fitore e thellë dhe e lehtë për Çelsin, por nuk rezultoi kështu. Sevçik shënoi në minutën e 51-të dhe të 54-t dy gola, duke ngushtuar diferencën në 4-3. Duhet thënë se takimin e parë në Pragë e kishte fituar Çelsi 1-0 dhe kjo i jepte qetësi ekipit londinez, por në minutat e fundit skuadra e Sarrit vuajti jo pak. Ndërkohë, Valencia pati fituar ndeshjen e parë çerekfinale me Vilarealin 3-1 dhe mbrëmë e pati më të lehtë për të siguruar kualifikimin, madje duke fituar me shifrat 2-0 dhe tani shkon në gjysmëfinale, duke pasur shanse për të fituar trofeun. Eintrahti i Frankfurtit përmbysi mbrëmë Benfikën, duke fituar me shifrat 2-0. Me gola në fushë kundërshtare (ndeshja e parë ishte fituar nga portugezët 4-2), në gjysmëfinale shkojnë gjermanët.
Adriatik BALLA