BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Elozhe për Leo Mesin, tjetër rekord golash në “Kamp Nou”

Elozhe për Leo Mesin, tjetër rekord golash në “Kamp

Argjentinasi shënoi katër gola të martën vonë ndaj Eibarit, duke kapërcyer 300 gola në stadiumin “Kamp Nou”. Barça është plotësisht e varur nga ky gjeni i futbollit

Barcelona është kritikuar gjatë javëve të fundit për dështimet spektakolare në merkato, sepse ka të lirë të largohej Nejmarin, ndërsa nuk afroi lojtarin e dëshiruar Felipe Kutinjo. Ousmane Dembele që u mor nga Borusia e Dortmundit për shifrën e 105 mln eurove plus 32 mln euro bonuese u dëmtua që në ndeshjen e dytë me ngjyrat blaugrana, duke futur në panik të thellë stafin teknik, skuadrën dhe krejt klubin. Por fati nuk e tradhton Barcelonën sa kohë të ketë në gjirin e vet një futbollist si Lionel mesi, një magjistar, një bomber i jashtëzakonshëm që di të tregojë epërsinë e tij në çdo moment dhe arrin ta mbajë prej më shumë se dhjetë vjetësh Barçën në nivelet e pretendimit absolut për të gjithë trofetë madhorë në rang klubesh në Europë. Argjentinasi e tregoi veten e tij dhe cilësitë e përkryera teknike në duelin që Barça zhvilloi në “Kamp Nou” ndaj Eibarit, ndeshje të cilën e fitoi me shifrat tenistike 6-1. Ishin katër gola të Leo Mesit në këtë ndeshje, një me penallti në pjesën e parë e tre të tjerë në pjesën e dytë, duke e bërë atë të jetë jo vetëm kryesues si golashënues në Spanjë, por edhe vendimtar për sukseset e Barcelonës. 

Në fitoren 6-1 ndaj Eibarit, Mesi firmosi një katërgolësh falë të cilit theu një tjetër rekord, atë të 300 golave mes mureve mike, në “Camp Nou”. Golat saktësisht janë 302, dhe edhe këtë vit numrat të jashtëzakonshëm. Messi kryeson klasifikimin e golashënuesve në La Liga me 9 finalizime në 5 ndeshje, dhe Barcelona e tij edhe pse pa Nejmar, një largim me peshë të konsiderueshme, ruan rekordin perfekt me 15 pikë pas 5 javëve të para. Mbi 300 gola të shënuar në “Camp Nou” është një shifër vërtet impresionuese, me historinë e dashurisë mes Mesit dhe publikut të tij që nisi në 1 maj të vitit 2005. Goli ndaj Albacete erdhi në një ndeshje që përfundoi 2-0 për blaugranat me Mesin që shënoi pas një asisti të Ronaldinjos në atë që rezultoi një dorëzim ideal stafete brezash mes yllit brazilian dhe jashtëtokësorit të ri Argjentinas.

Në Spanjë titujt e gazetave janë të gjitha për të, për Mesin që kurrë nuk e kishte nisur sezonin kaq mirë. Sulmuesi ka shënuar më shumë se gjysmën e golave të Barcelonës, 12 nga 21 në total ndërsa në kampionat ka shënuar 9 nga 17 gola të realizuar gjithsej nga skuadra. Leo është në sezonin e tij të 14-të me fanellën blaugrana dhe në 13 sezonet e mëparshme asnjëherë nuk e kishte nisur me kaq shumë gola. Nota e vetme stonuese mbetet gjithmonë Argjentina, një skuadër në vështirësi ku Mesi ka shënuar vetëm 2 gola në 6 ndeshjet e fundit, me mediat në vendin amerikanojugur që kujtojnë se në ndeshjen e fundit në “Camp Nou” ishte dhe trajneri i “Albiceleste” Jorge Sampaoli, i cili i lëshoi Mesit një mesazh: “ruaj ndonjë gol për kombëtaren, o gjeni”. Kjo ecuri fantastike e Mesit po e mban Barcelonën të parën në renditjen e La Ligas, por po i jep dhe vetë Mesit avantazhe në rivalitetin me sulmuesit e tjerë në kampionatin spanjoll, enkas me rivalin e tij të madh të viteve të fundit, Kristiano Ronaldo. 

Adriatik BALLA