Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Elozhe për Thomas Strakoshën, italianët e cilësojnë imitues të Bufonit në Serie A

Postuar: 13/10/2017 - 07:45

Një nga lojtarët e rinj të Kombëtares që kanë ecur shumë shpejt në këtë periudhë është portieri i përfaqësueses Thomas Strakosha, i cili ka marrë vëmendjen e medias sportive italiane në prag të nde3shjes mjaft të fortë që Lacio e gardianit shqiptar do të ketë me kampionët në fuqi të Juventusit. Përballë do të vihen Bufon veterani i futbollit italian dhe njëherësh kapiteni in Juventusit dhe kombëtares së Italisë, me gardianin shqiptar që është në hapat e parë si titullar tek Lacio, por me ambicie të mëdha në karrierën e tij. E përditshmja italiane, “La Gazzeta dello Sport”, i ka kushtuar një shkrim portierit të Lacios, Thomas Strakosha, në prag të ndeshjes kundër Juventusit këtë të shtunë. “Në shtëpinë e idhullit të tij, Thomas Strakosha nuk mund të mos emocionohet kur të takojë Xhixhi Bufonin, i cili është shembull për të, së bashku me gjermanin Nojer, për interpretimin e rolit të portierit”, nis shkrimi i të përditshmes sportive italiane. Kjo nuk do të jetë kjo përballja e parë e 22-vjeçarit shqiptar me Juventusin, por do të jetë e para në kampionatin italian. Strakosha ka marrë komplimentat e Bufonit pas ndeshjes Itali-Shqipëri të 24 marsit, kur debutoi në portën e kombëtares kuqezi. Ndërsa në 13 gusht e la pa fjalë Bufonin kur me Lacion fitoi Superkupën e Italisë ndaj bardhezinjve, vazhdon tutje shkrimi. Gazeta thekson se Thomas Strakosha është një “portier i hekurt”, pasi është i vetmi nga lojtarët e Lacios që nuk ka munguar asnjë minutë në 10 ndeshjet zyrtare të këtij sezoni. Sipas saj, trajneri Inzagi nuk ka pasur dyshime për t’ia besuar portën Strakoshës, pasi e njeh që nga Primavera dhe i vlerëson aftësinë për t’u përqendruar. Në fund, “Gazzetta dello Sport” nënvizon se shumë të vlefshme për Thomas Strakoshën kanë qenë edhe këshillat e Foto Strakoshës, babait të tij, i cili ka qenë kapiten i kombëtares shqiptare. “Strakosha është përgatitur për të bërë një paraqitje të mirë në shtëpinë e Bufonit. Ka si objektiv përsëritjen e suksesit të Superkupës dhe arritjes së zonës Champions me Lacion e tij”, shkruan media e njohur italiane. Strakosha është rival me Berishën për një vend në Kombëtare, por djaloshi kuqezi e ka zgjidhur me diplomaci dhe në drejtimin e duhur këtë çështje, duke besuar se Berisha është titullari i portës kuqezi dhe se ai do të ndihet gati sa herë që ta thërrasë trajneri. Madje Strakosha e ka vlerësuar lart Berishën dhe eksperiencën e tij dhe u ka kujtuar medieve se midis tij e kosovarit nuk ka rivalitet, por thjesht bashkëpunim në të mirë të ekipit. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2018 - 23:33

E dini kush janë dy ekipet e vetme që kanë patur probleme gjatë zhvillimit të Botërorit? Kroaci dhe tashmë Serbia. Arsyeja? E thjeshtë, janë ballkanas.

Postuar: 19/06/2018 - 22:42

Brazili duket se përfundimisht do të luajë pa Neymar ditën e premte përballë Kosta Rikës.

Postuar: 19/06/2018 - 22:23

Autoritetet e sigurisë në Rusi po ndërmarrin të gjitha masat që Kampionati të kalojë pa incidente

Postuar: 19/06/2018 - 22:15

Rusia ka bërë një tjetër fitore të madhe dhe praktikisht ka siguruar kalimin në fazën e nokauto

Postuar: 19/06/2018 - 22:08

Aventura e Egjiptit në Rusi merr fund që sonte.

Postuar: 19/06/2018 - 21:51

Legjenda e Spanjës , Andres Iniesta, ka deklaroi se përfaqësuesja iberike duhet të fitojë me çdo

Postuar: 19/06/2018 - 21:21

Rusia udhëheq ndeshjen me rezultatin 3 me 0 kundër Egjiptit.