BREAKING NEWS

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se çfarë pritet në ditët në vijim: Mund të ketë përmbytje masive. Ja zonat që rrezikohen

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se
x
BREAKING NEWS

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë në orët në vijim

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje 52-vjeçarin, detajet e para

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje
x
BREAKING NEWS

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me urgjencë drejt Tiranës

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me
x
BREAKING NEWS

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush është Admir Bejo? Dyshohet për hakmarrje të një tentative vrasje në 2007

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush
x
BREAKING NEWS

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në Kuçovë, çfarë thotë policia

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec, dyshohet se...

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec,
x
BREAKING NEWS

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje të reja

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje
x

Sport

Elozhe për Asllanin nga “ish”-i i Sampdorias, Roma kërkon 20 mln euro për Kumbullën

Elozhe për Asllanin nga “ish”-i i Sampdorias, Roma kërkon

Shumica e specialistëve në futbollin italian mendojnë se blerja e Kristjan Asllanit nga Interi ka qenë një goditje e madhe dhe me vlerë në këtë merkato vere nga zikaltrit dhe besojnë se futbollistit shqiptar i duhet dhënë mundësia të luajë, pra të fitojë sa më shumë minuta. Ndërkohë, ditët e fundit Roma ka kërkuar 20 mln euro për shitjen e Marash Kumbullës, ndërsa në Angli Brojën e duan në formacionin e Çelsit si sulmues i perspektivës. Në Serinë A ishte pa dyshim një prej lojtarëve më teknik që futbolli italian mund të kishte parë, por fatkeqësia e ish-kapitenit dhe sulmuesit të Sampdorias ishte gërshetimi i tij me kokainën, i cili e pa që të skualifikohej në dy raste dhe t’i jepte fund karrierës si profesionit. Por Françesko Flaki analistin mund ta bujë dhe shumë mirë madje, aq sa lidhur me merkaton e Interit ai ka lavdëruar blerjen e Kristjan Asllanit. “Ky djalë ka cilësi të rëndësishme dhe e ka treguar menjëherë. Është i ri dhe ka një lloj vazhdimësie për tu admiruar. Xhuzepe Marota ka parë saktë për të ardhmen dhe në funksion të Marcelo Brozoviçit, për të pasur një zëvendësues të denjë. Gjithsesi, që Asllani të japë dhe të përmirësojë rendimentin është e rëndësishme që të luajë, pasi vetëm duke shpenzuar minuta mund të rritesh”, theksoi ai.

Kumbulla do të shitet, Roma kërkon 20 mln euro

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, mund të largohet nga Roma këtë verë pasi klubi italian i ka vënë çmimin. “Tuttomercatoëeb” bën të ditur se Roma për ta lënë të lirë Kumbullën po kërkon 20 milionë euro dëmshpërblim. Interesim kohët e fundit për 22-vjeçarin ka treguar ekipi tjetër nga Serie A, Torino. Kumbulla ka kontratë me Romën deri në vitin 2025 kurse këtij ekipi iu bashkua para dy vjetësh nga Verona.

Rritet presioni tek Çelsi, shumica kërkon që Broja të qëndrojë

Armando Broja po merr vëmendjen e specialistëve në Angli. Një pjesë e shohin atë më mirë në një klub ku të luajë me rregullsi, ndërsa nga ana tjetër ka personalitete që mendojnë se hapi i ardhës i rritjes është të provojë vetën nëse mund të shpërthejë në skuadrën e parë të Çelsit. Një prej këtyre të fundit është edhe ish-sulmuesi Noel Uilan, me një të kaluar në skuadra si Lids e Koventri në elitën e futbollit anglez. Ai ka argumentuar për “Football Insider” se Çelsi duhet t’i besojë Brojës një mundësi. “Ai ka treguar se çfarë është në gjendje të bëjë në Premier Ligë. Huazimi te Sauthempton e tregoi këtë. Ka interes nga klube të tjera të cilët kanë parë diçka te ai dhe Çelsi duhet të shohë edhe vetë. Ndoshta ata nuk do të kenë nevojë që të dalin e të shpenzojnë 50-60 milionë paund për një sulmues të ri, nëse e kanë një të tillë të gatshëm. Por atij i duhet dhënë një mundësi. Mendoj se do të ishte kriminale nëse nuk do ta bënin një gjë të tillë. Ai është një lojtar i Çelsit, ka klube të interesuar, pse të mos e provojnë? Kur ke dikë të gatshëm që mund të shënojë në Premier Ligë, atyre u nevojitet një mundësi. Lojtarëve si Verner iu dha ky shans, Brojës jo. Tani është koha që të shohim se çfarë mund të bëjë”, argumentoi ish-sulmuesi i cili në rininë e tij ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Anglisë.