BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Sport

Elseid Hysaj gjithnjë e më larg Lacios, Berat Gjimshiti mbetet lider nga kuqezinjtë

Elseid Hysaj gjithnjë e më larg Lacios, Berat Gjimshiti mbetet lider

Ndeshjet e Kombëtares konfirmuan që Berat Gjimshiti është lojtari më i vlefshëm i përfaqësueses në këto momente. Kjo bëhet evidente jo thjesht si lider i repartit të mbrojtjes dhe si lojtari më efikas në aspektin e lojës, por njëherësh si futbollist që po shkruan faqe suksesi edhe me Atalantën e tij në Serie A italiane. Duhet thënë se në dy miqësoret e fundit Gjimshiti ishte shtyllë e repartit difensiv dhe e kreu si duhet detyrën e tij personale, edhe pse skuadra i humbi të dy takimet. Duhet thënë se Hysaj nuk luajti dy takime të plota, por mbetet një nga lojtarët referencë për trajnerin Silvinjo. Por ndërsa e ardhmja për Gjimshitin nuk diskutohet te Atalanta, për Hysajn te Lacio ka pikëpyetje dhe shumë media italiane shkruajnë se në verë ai do të largohet. Shkak është bërë largimi i trajnerit Mauricio Sarri. Ndërkohë, në analizën e lojës së futbollistëve të Kombëtares, vihet re në përgjithësi një rritje e Mitajt dhe Balliut.

Hysaj gjithnjë e më larg Lacios

Mbrojtësi Elseid Hysaj pritet të largohet nga skuadra e Lacios pas përfundimit të edicionit aktual. Në Itali ka raportime se Hysaj tashmë ka njoftuar klubin nga Roma për vendimin e tij. Mësohet se Hysaj ka kërkuar largimin pas dorëheqjes së trajnerit Maurizio Sarri, i cili e transferoi te Lacio nga skuadra e Napolit. Me ardhjen e Igor Tudorit në krye të Lacios, mbrojtësi i Shqipërisë mësohet se do t’i ketë minutat e limituara. Lacio synon ta shesë për 3 milionë euro Hysajn. Ai me Lacion ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. 30-vjeçari këtë edicion ka 22 paraqitje për Lacion në të gjitha garat.

Analiza mbrojtjes kuqezi

Siç theksuam më lart, Gjimshiti mbetet gjithmonë një garanci në mbrojtje, kurse Mihaj nuk përmbushi sa duhet kornizën për t’i dhënë një vend titullari, para lojtarëve si Ismajli apo dhe Ajeti. Për sa i përket krahëve , Mitaj është në rritje të vazhdueshme, një ndër më të mirët e kësaj skuadre edhe kur ka përballë Kulusevskin, ndërkohë që Ivan Balliu konfirmon se mbetet një garanci duke ju përgjigjur si duhet një tjetër lojtari të fortë si Isak në krahun e djathtë, aty ku për të thënë të vërtetën edhe Hysaj kur futet me detyra më sulmuese i jep të tjera impulse sulmit. Tjetër gjë mes shtyllave edhe Strakosha, disa shkallë më lart në vigjilencë, aftësi reagimi dhe besueshmëri me disa ndërhyrje për duartrokitje. Këtë herë, ndryshe nga Kili nuk dështoi në misionin për kontroll edhe mesfusha, përtej titullarëve të përhershëm Ramadani dhe Asllani, Qazim Laçi është i aftë të tregojë se përveç kilometrave dhe muskujve ka dhe këmbë të mira, ndërkohë që për krahët e sulmit ndonjë rezervë nuk mungon.

Bajrami Asani, koha për reflektim

Miqësoret e marsit panë disa dobësi edhe në mesfushë, sidomos me lojtarët që patën kontribut në fazën eliminatore, si Bajrami dhe Asani, prej të cilëve pritej më shumë në fushën e lojës. Bajramit i duhet ende të gjejë formën më të mirë edhe në kampionat për të shkëlqyer, ndërsa Asani ndoshta i duhet të kërkojë dhe një lëvizje tjetër veç asaj klasikes që na ka bërë aq herë të lumtur.