
Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në gusht, surprizat që na presin javën e ardhshme dhe kthesa e madh pas datës 15

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas ‘bombën’ për Ilir Metën

“Meta ka qenë nën ndikimin e Berishës”, Fatos Klosi nxjerr prapaskenat dhe tregon si i mashtroi ish-Presidenti: Në historinë e famshme të Poliçanit ai ka...

Çelsi bën “paqe” me Mançester Junajtid, barazimi nxjerr fitues Mançester Sitin që i afrohet në kryesim

Shkruar nga Adriatik BALLA 29 Nëntor 2021

Në premier League angleze u luajt dje një prej ndeshjeve më të rëndësishme të kësaj jave, ajo mes Çelsit dhe Mançester Junajtid, e cila përfundoi në barazim 1-1, duke mos kënaqur asnjërën prej skuadrave në fushë, që pretendonin fitoren. Çelsi ndal kështu Junajtid në një barazim 1:1, pikërisht në ndeshjen e parë të Majkëll Karrik në stolin e dajave të kuq në Premierligë, i vendosur kryesisht nga një gabim trashanik dhe një penallti e Zhorzhinjos. Xhedon Sanço e kaloi Junajtid në epërsi herët në pjesën e dytë, para se Zhorzhinjo ta shpëtonte Çelsin nga humbja duke shënuar nga penalltia në “Stamford Bridge”. Megjithëse i lëshoi dy pikë, Çelsi mbetet lider i Premierligës tani me 30 pikë nga 13 ndeshje, por vetëm një më pak se kampioni në fuqi Mançester Siti dhe dy më pak se Liverpuli që e ndjekin nga pas. Mançester Junajtid, që u udhëhoq nga trajneri i përkohshëm Majkëll Carrik për herë të parë në ligë pas shkarkimit të Ole Gunar Solskjaerit, është tri ndeshje pa fitore në ligë tani. Ndërkohë, po në Premier League angleze, Mançester Siti triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Uest Hemit në “Etihad Stadium”, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionat, që e ngjit përkohësisht në krye të renditjes, me 29 pikë, po aq sa ka edhe Çelsi, që do të përballet këtë pasdite me Man. Junajtid. Nën reshjet e dëborës, skuadra e Pep Guardiolës vuajti jo pak për të zhbllokuar ndeshjen dhe gjeti avantazhin në minutën e 33-të me anë të Ilkaj Gundogan, që konfirmohet sërish si bomberi i “citizens”. Në minutën e 90’ ishte mesfushori brazilian Fernandinjo që mbylli llogaritë e ndeshjes, duke shënuar edhe golin e dytë për Man. Sitin, ndërsa londinezët e Uest Hem shënuan golin e vetëm me Lanzinin, pak sekonda para vërshëllimës finale. Vlen të përmendet se Mançester Sitit i janë anuluar dy gola gjatë kësaj pasditeje, për pozicion jashtë loje, konkretisht të Mahrez në minutën e 17-të dhe Bernardo Silva në minutën e parë shtesë. Rikthehet te fitorja Leicester, që triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj Uatfordit të Klaudio Ranierit. Madison ishte protagonist absolut në këtë takim, pasi shënoi golin e parë dhe asistoi dy të tjerët, të cilët u shënuan nga Xhimi Vardi, ndërsa goli i katërt pati për autor Lukman. Në sfidën tjetër këtë pasdite, Brentford mposhti Evertonin me rezultatin minimal 1-0, ndërsa përballja mes Bërnlit dhe Totenhemit nuk u luajt për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, që kishin mbuluar fushën e blertë.
Më të lexuarat


Thirrjet me emrin e Vladimir Putin, UEFA merr masa drastike ndaj Fenerbahçes

Formacionet zyrtare Everton-Chelsea, Broja e nis nga pankina

Akuzohet për trafik droge e pastrim parash, përfundon në pranga ish-futbollisti i njohur (EMRI)

Levandovski prezantohet dhe sfidon rivalin Benzema: Barcelona e mund Realin e Madridit

Ilir Daja i vendosur ta çojë Ballkanin në fazën e grupeve të Conference League

Dyshohet se u përfshi në trukim ndeshjesh, Granit Xhaka nën hetim nga krimi anglez

Mblidhet Komiteti i FSHF-së, shtesë investimesh për stadiumet e Partizanit dhe të Kukësit

Armando Broja takim kokë më kokë me trajnerin Tuhel, rriten shanset e qëndrimit tek Çelsi

Katër vende të Amerikës së Jugut kandidate për të pritur Botërorin e vitit 2030

Elozhe për Asllanin nga “ish”-i i Sampdorias, Roma kërkon 20 mln euro për Kumbullën
