BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Çelsi fiton derbin e Londrës me Totenhemin, tjetër zhgënjim për Murinjon

Çelsi fiton derbin e Londrës me Totenhemin, tjetër

Premier League vijon të dhurojë emocione, pavarësisht se kreun e ka “pushtuar” Liverpuli, i cili po udhëheq i shkëputur nga rivalët e tjetër në kampionatin anglez dhe po shkon i sigurt drejt titullit. Ndërkohë, dje në Londër u luajt një derbi i nxehtë, midis Çelsit dhe Totenhemit, fituar nga blutë me rezultatin 2-1. Ishte një duel direkt për vendin e katërt, por këtë duel derbi dhe rivaliteti direkt në tabelë e fitoi skuadra e “Stamforde brige”. Lampard mposhti Murinjon dhe Çelsi theu Totenhemin. Nxënësi mposht për herë të dytë mësuesin në këtë sezon. Pas 4 ndeshjesh pa fitore në kampionat, Çelsi u rikthye te suksesi pasi mposhti në “Stamford Bridge” në derbin londinez Totenhem-in me rezultatin 2-1. Murinjo u rikthye si kundërshtar në “Stamford Bridge” madje për herë në krye të një tjetër skuadre nga Londra, por u largua kokëulur, pasi në fund festoi Frank Lampard. Ishte një fitore shumë e rëndësishme kjo për Blutë e Londrës në garën për një vend në Champions League, sukses që erdhi me golat e dy lojtarëve që ishin në listën e atyre që duhet të largoheshin në merkaton e janarit, Olivier Zhirud dhe Markos Alonso, spanjolli goditi edhe traversën nëpërmjet një goditjeje standarde ndërkohë që një autogol i Rudiger pak para fundit u duk sikur riktheu në lojë Spërs-at por vetëm kaq për Totenhem që vuajti mungesat e Son dhe Kane në sulm. Me këtë sukses Çelsi u ngjit në kuotën e 44 pikëve, 4 më shumë se Totenhem i vendit të 5-të. Ndërkohë, trajneri i Çelsit, Frank Lampard, ka arritur të shkruajë historinë me dy fitoret kundër “mësuesit” të tij Hoze Murinjos, pasi që trajneri portugez i Totenhemit ka pësuar disfatë edhe në shtëpi edhe si mysafir kundër të njëjtit klub brenda një sezoni për herë të parë në karrierën e tij. Strategu portugez Hoze Murinjo e ka shijuar njërën ndër karrierat më mbresëlënëse në nivelin më të lartë si trajner në epokën moderne të futbollit. Megjithatë, Murinjo e pësoi një goditje në dhjetor, kur po e drejtonte skuadrën e tij të re, Totenhemin, në ndeshjen kundër ish-klubit të tij, Çelsit, që tani drejtohet nga Frank Lampard. Ai ende ishte duke u përshtatur me klubin e tij të ri në Londër në atë fazë, pasi që e kishte marrë drejtimin e Totenhemit vetëm pak kohë më parë si pasardhës i Mauricio Poçetinos të shkarkuar. Disfata me rezultat 2:0 kundër Çelsit në atë muaj ishte hera e parë që Murinjo kishte humbur nga një ish-klub i tij në gjithsej 14 ndeshje të zhvilluara. Historia tani është përsëritur për Murinjon në udhëtimin e tij të djeshëm në “Stamford Bridge”. Totenhemi i Murinjos i gjymtuar nga lëndimet u mposht me rezultat 2:1 nga Çelsi. Përderisa i mori tri pikët e kësaj ndeshjeje, Frank Lampardi arriti edhe të shkruaje historinë me këtë fitore kundër Murinjos, duke u bërë trajneri i parë që arrin ta mposhtë Murinjon edhe si mysafir e edhe si vendas brenda një sezoni në të gjithë karrierën e portugezit. Për t’u kthyer tek ndeshja, Çelsi fitoi dhe forcoi pozitat në top-4, duke “salduar” më tej zonën Champions, kurse Murinjo pëson tjetër zhgënjim.