BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Sport

Çelsi i hap rrugën Brojës për ta kthyer në Londër, serbët tërbohen me “shqiponjën” shqiptare

Çelsi i hap rrugën Brojës për ta kthyer në

Armando Broja është duke kaluar një moment të jashtëzakonshëm me fanellën e Sauthemptonit, ndoshta më të mirin në karrierë duke parë paraqitjet dhe golat e tij të realizuar në vendin ku lindi futbolli. Të magjepsur me golat e tij janë tifozët e Sauthemptonit të cilët i kanë kërkuar drejtuesve dhe presidencës për ta mbajtur përfundimisht sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Së fundmi prestigjiozja britanike “The Sun” ka hapur artikullin e saj me titullin se Çelsi e konsideron Armando Brojën si pjesë të projektit të ri. Një lajm i rëndësishëm ky për talentin 20-vjeçar i cili do të bënte hapin e madh në karrierë për të qenë në qendër të projektit të klubit që ka në pronësi kartonin e tij, por mbi të gjitha te një klub gjigant si Çelsi.

Serbët tërbohen nga festimi me shqiponjë, kërkojnë reflektimin e pronarit serb të Sauthemptonit

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, krijon “probleme” në Beograd. Festimi me shqiponjë i sulmuesit të përfaqësueses kuqezi shihet si “provokacija” në kryeqytetin serb. Djaloshi 20-vjeçar e ka zgjedhur këtë festim si mënyrën e tij për të përshëndetur bashkëkombësit pas çdo goli që shënon. Një gjest që shpesh e kanë kopjuar edhe shokët e skuadrës së Sauthempton. Një gjest që për publikun anglez nuk ka pse të jetë problem, ashtu siç është për mendje të sëmura në Beograd. Kështu, gjesti i sulmuesit shqiptar është vlerësuar si simbol nacionalist në mediat serbe dhe për më tepër, ato kanë kritikuar pronarin e ri serb të Sauthempton, Dragan Sholak, se ka duartrokitur një festim të tillë. Sholak ishte i pranishëm në tribunë në ndeshjen e fundit të Sauthempton ndaj Brentford, kur Broja shënoi dhe festoi në mënyrën e tij të zakonshme. Pronari sigurisht që u ngrit në këmbë dhe duartrokiti shqiptarin për golin e shkëlqyer që shtyu ekipin drejt një fitoreje të rëndësishme. Por për “republika.rs”, manjati ka mbështetur “fyerjen e Serbisë në Angli’, siç e përshkroi këtë veprim në titullin e artikullit që i kushtohej kësaj teme. “Në minutën e 49-të, sulmuesi 20-vjeçar i Sauthempton shënoi për skuadrën e tij dhe vrapoi në fushë me duar të kryqëzuara, ndërsa shumë shpejt në planet televizive u shfaq pronari i “Junajtid Media”, i cili përshëndeti këtë festë josportive të të riut Broja me duartrokitje të entuziazmuara. Sholak, përshëndeti simbolin e “Shqipërisë së Madhe”!”, shkruante kjo media. Sulmi në Serbi ndaj Sholak vjen për faktin e thjeshtë se ai është një nga financuesit e opozitës së Alaksandar Vuçiç dhe mediat pro-qeveritare, tashmë gjejnë çdo mënyrë për ta sulmuar atë. Përfshirë edhe gjestin e Armando Brojës, duke transformuar edhe festën e një goli, në një shfaqje nacionalizmi.