BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet
x
BREAKING NEWS

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti: Ja çfarë do të ndodhë së shpejti

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti:
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre marrëveshjet e rëndësishme

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre
x
BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Sport

Çelsi i pamposhtur në Premier League, fiton derbin e Londrës me Totenhemin

Çelsi i pamposhtur në Premier League, fiton derbin e Londrës me

Çelsi mposhti lehtësisht dje 3:0 Totenhemin në derbin e Londrës, duke vijuar ecurinë pa humbje në kampionatin anglez. Thiago Silva, N’golo Kante dhe Antonio Rudiger shënuan nga një herë në pjesën e dytë në “Totenhem Hotspur Stadium” për t’ia dhënë Çelsit fitoren e katërt në pesë ndeshje e para në Premier League. Totenhemi po vinte në këtë ndeshje nga humbja tronditëse 3:0 ndaj Kristal Palace në ndeshjen e kaluar në ligë dhe nga një barazim zhgënjyes me Renes në Europa Conference League. Dhe disfata ndaj rivalit londinez e konfirmon formën e dobët dhe krizës e rezultateve për skuadrën e Nuno Espirito Santo. Të kaltrit e mbizotëruan skuadrën vendase plotësisht, veçanërisht në pjesën e dytë, edhe kur i shënuan golat e triumfit. Çelsi e pati vetëm një goditje në kornizën e portës së Hugo Lloris në pjesën e parë. Por Silva e theu akullin vetëm katër minuta brenda pjesës së dytë kur shënoi me kokë pas një harkimi nga këndi për ta kaluar Çelsin në epërsi. Kante e dyfishoi epërsinë e skuadrës së Thomas Tuhel në minutën e 57-të, me një goditje nga distanca e cila u devijua në portë nga Erik Dajer. Rudiger shënoi në kohën shtesë me një goditje fantastike brenda zonës për ta fundosur Totenhemin. Çelsi tani ka 13 pikë, aq sa kanë Liverpuli dhe Mançester Junajtid në krye të tabelës në Premierligë. Totenhemi bie në vendin e shtatë me nëntë pikë. Duhet thënë se në kampionatin anglez rivaliteti për kreun është shumë i madh, sepse janë të paktën 6 skuadra që pretendojnë titullin, por pas suksesit të djeshëm të Çelsit, “blutë” tregojnë se janë “kockë e fortë” dhe duhen marrë seriozisht në këtë rivalitet si pretendent i madh për trofeun. Ndërkohë, fitore mes drithërimash për Mançester Junajtid që triumfoi me shifrat 1-2 në fushën e Uest Hem duke iu bashkuar Liverpulit në krye të renditjes në kuotën e 13 pikëve. Kristiano Ronaldo shënoi për të tretin takim radhazi me Djajtë e Kuq mes kampionatit dhe Championsit duke gjetur golin e 4-t që pas rikthimit, por rrjeta e portugezit u pasua nga ajo e ishit Xhis Lindgard në minutën e 89-të që i dha fitoren Mançester Junajtid. Për Uest Hem shënoi golin që zhbllokoi shifrat algjeriani Benrahma. Gjithsesi meritat më të mëdha në këtë sukses të Junajtid i mori portieri David De Gea që në sekondat e fundit të shtesës priti penalltinë e Mark Noble i cili u hodh në fushë nga David Mojes pikërisht për të goditur 11-metërshin, penallti që u prit nga De Gea.