BREAKING NEWS

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/ Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Prokuroria e Tiranës vihet menjëherë në lëvizje, zbardhet SMS-ja e rëndë

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/
x

Sport

Çelsi u bëhet makth rivalëve në premier League, i “djeg” Junajtid shanset për titull

Çelsi u bëhet makth rivalëve në premier League, i

Çelsi dhe Mançester Junajtid nuk arritën të fitonin, por as nuk humbën. Në kryeduelin e javës së 26-të të premier League, dy klubet e njohura angleze morën nga një pikë, por ky rezultat nuk e afron Junajtid në rrugëtimin për titull në rivalitet me Mançester Sitin. Të dy skuadrat luajtën fort por në fund vetëm barazuan 0-0. Përderisa barazimi pa gola e bën luftën të hapur për një vend në Champions, rezultati duket të ketë favorizuar hapur kryesuesin, Mançester Siti, i cili ka tani plot 12 pikë eposi ndaj vendit të dytë që mbahet nga Junajtid. Të kaltrit e kishin nën kontroll lojën për pjesën më të madhe të takimit, duke krijuar më shumë se vizitorët Junajtid por pa qenë në gjendje ta thyejnë “akullin”. Ky ishte barazimi i dytë radhazi për Çelsin pas një serie fitoresh radhazi që prej se Thomas Tuhel i mori në dorën frenat e klubit. Çelsi vijon të jetë i pamposhtur nën udhëheqjen e trajnerit gjerman edhe pas 10 ndeshjeve. Për Junajtid, ndërkohë, ky ishte barazimi i tretë në pesë ndeshjet e fundit. Siç e thamë, Mançester Junajtid mban vendin e dytë në Premier me 50 pikë, 12 më pak se Siti, kurse Çelsi me 44 pikë ndodhet në vend të pestë. Po në Premier League angleze, Arsenali i trajnerit Mikel Arteta mori një tjetër fitore të madhe teksa arriti të triumfonte brenda në “King Poëer Stadium” përballë Leicester Sitit me rezultatin 1-3 në një ndeshje në të cilën e pa veten shumë shpejt në disavantazh. Pas vetëm 6 minutash “dhelprat” e Brendan Roxhers zhbllokuan shifrat me një gol të bukur të mesfushorit belg Tielemans. Vetëm kaq për Leicester në këtë sfidë sepse më pas sfida foli e gjitha për Arsenalin që barazoi në minutën e 39-të me një gol me kokë të David Luiz ndërkohë që në fundin e pjesës së parë Lacazette shënoi golin e avantazhit me 11-metërsh për Arsenalin. Në fillimin e pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 52-të mendoi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Nikolas Pepe, për të vulosur suksesin e topçinjëve me Arsenalin që shënoi edhe të 3-in rezultat të cilin e administroi deri në fund në mënyrën më të mirë të mundshme duke u ngjitur në kuotën e 37 pikëve. Ndërkohë, Gareth Bejl shkëlqeu dje në fitoren bindëse të Totenhemit ndaj Bërnlit. Ndeshja e së dielës përfundoi 4:0 në të mirë të Totenhemit. Ylli Bale shënoi për 1:0 që në minutën e dytë. Herri Kane shënoi me asistim të Bale në minutën e 15-të, kurse për 3:0 realizoi Lukas Moura në minutën e 31-të. Në pjesën e dytë Bale shënoi edhe një gol tjetër për rezultatin përfundimtar, 4:0. Ai shënoi në minutën e 55-të pas asistimit të Heung-Min Son. Son asistoi edhe në golin e parë të uellsianit. Bejl 31-vjeçar ka tri gola e dy asistime në nëntë paraqitje në Premier League, këtë edicion. Ai ka pasur telashe për të gjetur formën, por të dielën ka dhënë shenja se po kthehet. Bale ka edhe tri gola në Ligën e Evropës dhe dy në garat për Kupë. Totenhemi është në vend të tetë me 39 pikë nga 25 ndeshje. Ndeshja i takoi xhiros së 26-të të kampionatit anglez.